Një takim masiv u mbajt sot nga Shtëpia e Lirisë në mbyllje zë fushatës bë Durrës ku mori pjesë edhe ish kryeministri Berisha.
Kandidati i koalicionit opozitar ‘Shtëpia e Lirisë’ për Bashkinë Durrës, Ardian Muka, deklaroi në mbyllje të fushatës për zgjedhjet e 6 marsit se pushteti ka abuzuar me qytetarët ndërsa shtoi se durrsakët nuk presin dot më dhe tashmë do t’ua kthejë bashkinë atyre. Muka tha se do të drejtojë një bashki për qytetarët dhe jo për oligarkët.
“Një bashki që i shërben durrsakut të thjeshtë. Një bashki që nuk i shërben asnjë partie, që i rri larg politikës dhe do jetë afër qytetarëve. Në këto ditë dhe javë kemi trokitur në dyert e durrsakëve, por më shumë në dyert e zemrave të tyre që u hapën për ne. U bashkuan me pasionin tonë për t’i shërbyer ndryshimit. Ndryshimi do vijë nga zotimi ynë për të shërbyer dhe zotësia jonë.”-tha Muka.
Ndërkaq në fjalën e tij ish kryeministri Berisha tha se Duke iu referuar aferës së Portit, Berisha tha se po zhvillohet një betejë e padukshme mes Durrësit të shekullit të mijëvjeçarëve dhe mafies qeveritare të kryesuar nga Edi Rama.
“Por vota e 6 marsit në Durrës është një votë kombëtare, votë e një rëndësie të jashtëzakonshme. As 200 m larg nga ky shesh zhvillohet e padukshme një betejë midis Durrësit të shekullit të mijëvjeçarëve dhe mafies qeveritare të kryesuar nga Edi Rama i cili kërkon t’ju plaçkisë Durrësin. Jo më pak se 820 mijë km2 baraz me 1 mijë euro për çdo banor qytetar të Durrësit. Është votë për të mbrojtur pronat, për të mbrojtur historinë, për të mbrojtur të ardhmen e Durrësit, por edhe të Shqipërisë. Vota e Durrësit ka një rëndësi vendimtare për t’i dhënë çdo shqiptari mesazhin e madh të ndryshimit, për të ngjallur shpresë dhe ndryshim në zemrat dhe mendjet e mbarë shqiptarëve. Ndryshimi i Durrësit është ndryshimi i Shqipërisë ndaj dhe me 6 mars mbarë kombi pret nga ju votën e ndryshimit, votën e shpresës, votën për Ardi Mukën, votën për koalicionin Shtëpia e Lirisë.
Me 6 mars me votën tuaj ju keni një rast epik do të thosha për të mbjellë shpresë në çdo zemër shqiptare. Ju keni një rast të jashtëzakonshëm për të hapur dyert e zgjedhjeve të reja të parakohshme në mënyrë që Shqipëria të çlirohet nga narkoshteti, të çlirohet nga shteti i bandave dhe plaçkitjeve, dhe të rivendosë ligjin, të rivendosë të drejtë, të rivendosë shpresën dhe të ardhmen si perspektivë për çdo shqiptar”, tha Berisha në fjalën e tij.
Në vijim Berisha tha se pse zgjedhjet e 6 marsit kanë rëndësi kombëtare.
“Me 6 mars me votën tuaj ju keni një rast epik do të thosha për të mbjellë shpresë në çdo zemër shqiptare. Ju keni një rast të jashtëzakonshëm për të hapur dyert e zgjedhjeve të reja të parakohshme në mënyrë që Shqipëria të çlirohet nga narkoshteti, të çlirohet nga shteti i bandave dhe plaçkitjeve, dhe të rivendosë ligjin, të rivendosë të drejtë, shpresën dhe të ardhmen si perspektivë për çdo shqiptar”, u shpreh Berisha. m.k





