Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Trefishohet ndihma ekonomike për fëmijët pa kujdes prindëror, rritet për çdo kategori të skemës

21/02/2022
Trefishohet ndihma ekonomike për fëmijët pa kujdes prindëror, rritet për çdo kategori të skemës
Share on FacebookShare on Whatsapp

21 Shkurt, Tiranë- Familjet përfituese të skemës së ndihmës ekonomike kanë marrë pagesën e rritur deri në 3-fish, sipas kategorive, pas vendimit të qeverisë për rritjen e masës së ndihmës ekonomike sipas strukturës së familjeve përfituese të kësaj skeme. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu vizitoi sot një familje përfituese të trefishimnit të masës së ndihmës ekonomike, për dy vajzat pa kujdes prindëror që rriten me gjyshen e tyre. Manastirliu ka shprehur mbështetjen, jo vetëm nëpërmjet trefishimit të ndihmës ekonomike nga buxheti 2022 për fëmijët pa kujdes prindëror, por edhe përmes përkujdesjes në vazhdim nga strukturat e Shërbimit Social, për t’u shkolluar dhe përgatitur për jetën.

“Qeveria shqiptare, nëpërmjet buxhetit të ri, ka vendosur të trefishojë masën e ndihmës ekonomike për të gjithë fëmijët pa kujdes prindëror, të dyfishojë masën e ndihmës ekonomike për të gjitha familjet që janë përfituese që kanë mbi tre fëmijë deri në 18 vjeç dhe gjithashtu edhe të rrisë masën e ndihmës ekonomike për të gjithë familjet përfituese të skemës me 10% këtë vit. Një ndër arsyet që jam këtu është jo vetëm për trefishimin e ndihmës ekonomike për fëmijët pa kujdes prindëror, por edhe për të mbështetur fëmijët pa kujdes prindëror derisa të dalin në jetë dhe të bëhen të zotët e vetes”, u shpreh Manastirliu.
Rreth 68 mijë familje kanë marrë përfitimin e masës së rritur të ndihmës ekonomike, e cila hyri në fuqi në janar 2022. Eshtë rritur me 10% ndihma ekonomike për të gjithë familjet që janë pjesë e skemës; është dyfishuar masa e ndihmës ekonomike për rreth 15 mijë familje përfituese të kësaj skeme, të cilat kanë mbi 3 fëmijë deri në 18 vjeç; është trefishuar masa e ndihmës ekonomike për fëmijët me status jetimi, për gratë e trafikuara dhe të dhunuara. Për programin e ndihmës ekonomike buxheti 2022 është rritur me rreth 15 milionë dollarë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Zjarr në një apartament pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, rruga e bllokuar nga makinat

Zjarr në një apartament pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, rruga e bllokuar nga makinat

13/08/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Veliaj çon në Apel vendimin e gjykatës për emërimin e prokurorit Dado

13/08/2026
Debate në mbledhjen me Ramën, kryebashkiakët kundërshtojnë shkrirjen e 15 bashkive

Debate në mbledhjen me Ramën, kryebashkiakët kundërshtojnë shkrirjen e 15 bashkive

12/08/2026
Kalaja: Kruja në ankth, flakët janë shumë pranë banesave në Abaze. Sillni mjete me ujë, zjarrfikësit kanë nevojë për furnizim

Kalaja: Kruja në ankth, flakët janë shumë pranë banesave në Abaze. Sillni mjete me ujë, zjarrfikësit kanë nevojë për furnizim

12/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Zjarr në një apartament pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, rruga e bllokuar nga makinat

Zjarr në një apartament pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, rruga e bllokuar nga makinat

13/08/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Veliaj çon në Apel vendimin e gjykatës për emërimin e prokurorit Dado

13/08/2026
Debate në mbledhjen me Ramën, kryebashkiakët kundërshtojnë shkrirjen e 15 bashkive

Debate në mbledhjen me Ramën, kryebashkiakët kundërshtojnë shkrirjen e 15 bashkive

12/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.