Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Si i paguan PS patronazhistët dhe militantët: “8.5 milionë euro në vit vetëm paga për 540 punonjës të konviktet e studentëve”

27/01/2022
Shkrirja e gjykatave ne Jug, Ina Zhupa: Qeveria te terhiqet. Shton kostot per qytetaret
Share on FacebookShare on Whatsapp

Deputetja e PD, Ina Zhupa tha sot se borxhi për konviktet shkon për patronazhistët. Paguhen 8.5 milion euro në vit për punonjësit e konvikteve, tha ajo duke vënë në dukje se vetëm në dy ndërmarrjet studentore janë të punësuar 540 persona. Numri i studentëve në QS por edhe në dy zonat e tjera qe trajtohen në konvikte nuk shkon me shumë se 7000 studentë.

Pjesë nga fjala e Zhupës në Parlament:

Termat që kemi dëgjuar në këtë foltore gjatë këtyre 5 muajve kanë qenë të ndryshëm për të thënë të njëjten gjë, njëherë e quani borxh, njëherë e quani marrëveshje huaje, njëherë e quani marrëveshje kredie por marrim para dhe nuk duhet se ku shkojnë këto para.

Ne sot kemi ardhur për të diskutuar për një marrëveshje e cila është faza e 4 dhe nuk dimë se cfarë ka ndodhur në 3 fazat e mëparshme të kesaj marrveshje dhe ku janë cuar paratë që duhet të shkonin për studentët, për godinat e qytetit student, cfarë është bërë me ato para.

Ne sot duhet të dimë dhe qytetarët e dinë që Rezidenca Studentore Universitare nr.1 ka një administratë prej 377 personash ku ndër to janë 8 drejtor dhe 3 administrator.
Rezidenca Studentore Universitare nr.2 ka një administratë prej 165 peronash ku ndër to 6 drejtor dhe 10 përgjegjës të mëdhenj sektori. Duhet ta dinë qytetarët shqiptarë që kostoja e vetëm administratës në këto 2 institucione prej 542 personash është 709 mijë euro në muaj, pra cdo muaj ne paguajmë vetëm rroga për këta punonjës 709 mije euro, në vit paguajmë 8.5 milion euro në vit.

Dhe e dini cfarë thotë Kontolli i Lartë i Shtetit? Thotë që kjo është një administratë e mbingarkuar, që ka dublikime pozicionesh pune që ju atje në fund të ditës e keni kthyer në një cerdhe punësimesh të patronazhisteve dhe militantëve tuaj me paratë që duhet të shkonin për investime për godina dhe për studentët. Pse duhet të ju japim ne të drejtën për të marrë më shumë para ndërkohë që ju paratë nuk i investoni dhe nuk i coni tek studentët por i coni në drejtim të tjera.

Një kosto totale 8.5 milion euro vetëm paga për 1 vit.

Qeveria juaj me VKM nr.1134, datë 24.12.2020, akordoj një fond tjeter prej 13.1 milion euro për rindërtim/ rikonstruktim të godinave të rezidences studentore nr.1 që janë në shërbim të universitetit të Tiranës.

Qeveria juaj ka marrë një grant tjeter 9 milion Euro për rehabilitim godinash, ndërkohë në atë paktin me universitetin paktin e famshmë që e citoj dhe Ministrja, Ju kishin ndërtimin edhe të një kampusi të ri dhe për këtë kryeministri Rama në 2018 ngriti një grup qendror pune!

2018 dhe sot jemi në janar 2022 nuk dihet cfarë ka bërë ky grup pune, kush janë ekspertët që u pyten, a kemi një plan për kampusin apo do të ndërtojmë këto godina pa planin për kampusin pra ju doni vetem para, hua, ca nga buxheti i shtetit, ca nga donatorët vetëm e vetëm që ju t`I keni për t`I përdorur për interesa tuaja.

Të dhënat tregojnë se studentët në ato godina që thoni janë rikonstuktuar në Qytetit Studenti, janë rritur tarifat me 10-20%. Tarifat mujore ishin 5000 lekë në godinat e pa rikonstuktuara tani janë 5500-6000 Lekë. Pra a mund ta dimë ne se pse ndodh ky ndryshim tarifash kur këto godina janë financuar po nga studentë dhe prindërit e tyre sepse janë financim nga shteti ne i paguajmë 1 herë nga taksat e prindërve tanë dhe përsëri i paguajnë studentët me tarifat që janë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Ekzekutim mafioz në Lezhë, vritet çifti brenda mjetit “Audi”

Ekzekutim mafioz në Lezhë, vritet çifti brenda mjetit “Audi”

26/04/2026
Braçe njoftoi anulimin e koncesionit “Milot-Balldrën”, ish-deputeti: Të bëjnë të njëjtën dhe me rrugën Orikum-Dukat

Erion Braçe sqaron ambicien për Tiranën: Nuk kam folur me Ramën për kandidimin tim. Promovohen të pavotuarit

26/04/2026
Digjet makina e gazetarit në Bulqizë, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Digjet makina e gazetarit në Bulqizë, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

26/04/2026
Qëllohet me armë në darkën e Trump me gazetarët, evakuohet Presidenti. Kush është autori

Qëllohet me armë në darkën e Trump me gazetarët, evakuohet Presidenti. Kush është autori

26/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ekzekutim mafioz në Lezhë, vritet çifti brenda mjetit “Audi”

Ekzekutim mafioz në Lezhë, vritet çifti brenda mjetit “Audi”

26/04/2026
Braçe njoftoi anulimin e koncesionit “Milot-Balldrën”, ish-deputeti: Të bëjnë të njëjtën dhe me rrugën Orikum-Dukat

Erion Braçe sqaron ambicien për Tiranën: Nuk kam folur me Ramën për kandidimin tim. Promovohen të pavotuarit

26/04/2026
Digjet makina e gazetarit në Bulqizë, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Digjet makina e gazetarit në Bulqizë, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

26/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.