Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ahmetaj: Po devijohen paratë e shqiptarëve, akuza për Data Center-at, avionët zjarrfikës dhe shtetin Bektashi

08/09/2026
Ahmetaj: Po devijohen paratë e shqiptarëve, akuza për Data Center-at, avionët zjarrfikës dhe shtetin Bektashi

Screenshot

Share on FacebookShare on Whatsapp

Në intervistën e tij të pestë në “Çim Peka LIVE”, ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka ngritur akuza të forta për disa prej çështjeve më të diskutuara të politikës dhe ekonomisë shqiptare.

Ahmetaj ka folur për Data Center-at dhe energjinë, tenderin për avionët zjarrfikës, si dhe projektin për krijimin e shtetit Bektashi. Ai ka ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si menaxhohen paratë dhe pasuritë publike, ka përmendur emra dhe kompani dhe ka paralajmëruar se do të flasë edhe për persona e zhvillime të tjera.

Duke folur për Data Center-at, Ahmetaj ka akuzuar qeverinë për devijim të parave të buxhetit të shtetit dhe ka ngritur pikëpyetje për mënyrën e furnizimit me energji të këtyre qendrave.

“Pra, kemi përsëri, Duranën, asgjë, janë devijuar paratë e buxhetit të shtetit nëpërmjet heqjes së taksave të paligjshme, e pastaj do vejë Sani te Durana, do prodhojë këtë Data Center-in me çmime të, dhe do gëlltisë 3.2 megavat për orë në një Data Center që ka shumë mundësi që me aq të prodhojë dhe kripto, dhe pastaj të kanalizohen lart qoftë te Jet Bank-u dhe, ëë, pastaj të atashohen edhe biznesmenë vendas të shpurës, dhe t’i jepet çmimi i cash-it”, tha Ahmetaj.

Ai ngriti pyetjen se çfarë do të ndodhë nëse në Shqipëri do të ndërtohen 100 Data Center-a dhe kërkoi që këto struktura të blejnë energjinë në tregun e lirë.

“Po sikur të vijnë 100 Data Center-a, ja jep dot çmimin e cash-it ti? Çfarë do bësh ti? E di ti sa kërkon data center, 400, sa konsumojnë? 400 pishina olimpike, energji. Si guxon ti t’ia japësh me çmimin e cash-it? Le të shkojë ta blejë në tregun e lirë ai!”, u shpreh ish-zv/kryeministri.

Ahmetaj pyeti gjithashtu për identitetin e një personi të cilit iu referua si “Sani”, duke sqaruar se nuk ka asgjë personale me të dhe se kundërshtimi i tij lidhet me mënyrën se si, sipas tij, mund të përdoren paratë publike.

“Po, s’kam asnjë gjë me Sanin, le të bëjë biznes sa të dojë. Po jo të marrë paratë e shqiptarëve ky e t’ia kalojë Sanin”, tha ai.

Më tej, Ahmetaj foli për tenderin për avionët zjarrfikës, duke e cilësuar atë si një çështje që duhet të ndiqet më tej.

“Afera e avionëve zjarrfikës është interesante. Ja ku e ke, është një lloj mirsadije mbrapa, që unë i kam depozituar elementët e informacionit me çka duhet”, deklaroi ai.

Sipas Ahmetajt, gara është zhvilluar mes kompanive Thrush Aircraft dhe Air Tractor. Ai pretendoi se tenderi, me vlerë rreth 14.4 milionë euro, parashikonte blerjen e dy avionëve zjarrfikës.

“Gara ka qenë nëpërmjet Thrush Aircraft dhe Air Tractor. Thrush Aircraft që ka këtë emrin e EFA Holding, që është edhe Thrush, janë kompanitë e vetme të prodhimit të avionëve zjarrfikës”, tha Ahmetaj.

Ai pretendoi se EFA Holding kishte ofruar tre avionë me gomavarka, brenda të njëjtës vlerë të tenderit, por se oferta ishte skualifikuar.

“Sot e kësaj dite, nuk kanë ardhur avionët. Do kishin ardhur avionët, shqiptarë të nderuar, do kishin ardhur avionët në 26 maj, do të kishin fluturuar të shuanin zjarret”, u shpreh ai.

Ahmetaj tha se për këtë çështje duhet të shqyrtohen edhe vendime gjyqësore dhe të autoriteteve në vende të tjera, duke përmendur Spanjën, Greqinë dhe Kilin.

Në pjesën e fundit të intervistës, ish-zv/kryeministri u ndal te projekti për krijimin e një shteti sovran Bektashi në Shqipëri. Ai e kundërshtoi ashpër këtë ide, duke e cilësuar si një kërcënim për unitetin e shtetit shqiptar.

“Unë kam një studim, nga grup inteligjent profesional, që tallja me shtetin Bektashi është rrezikshmëri për shpërbëje të shtetit shqiptar. S’kemi nevojë ne”, deklaroi Ahmetaj.

Ai theksoi se shqiptarët, pavarësisht përkatësisë fetare, kanë kontribuar së bashku në krijimin e shtetit shqiptar.

“Ne bektashinj, ndaç suni pastaj, ndaç katolik, ndaç ortodoks, ne jemi shqiptarë. Shteti ynë është i shenjtë, me zë e kemi bërë”, tha ai.

Ahmetaj akuzoi më tej kryeministrin Edi Rama se po luan me çështjen e shtetit Bektashi dhe ngriti pyetje mbi arsyet që qëndrojnë pas këtij projekti.

“Po pse krijo këtij një shtet bektashi, dhe ofendo këtë, ti me suni, ofendo këtë ti me katolik, ofendo këtë ti me ortodoks. Po pse? Ku e gjen ti këtë perversitet? Ku do të dalësh ti? Çfarë do të bësh, pastrim parash? Shpërbërje të shtetit?”, u shpreh ai.

Në fund të intervistës, i pyetur se çfarë pret pas akuzave të bëra, Ahmetaj deklaroi se pret që protesta të fitojë.

“Unë e thashë që unë s’e numëroj më veten në familjen time. Çfarë pres? Pres protestën të fitojë. Pres protestën të fitojë”, tha Ahmetaj.

Intervista u mbyll me paralajmërimin e një tjetër daljeje të tij, ku Ahmetaj dhe gazetari Çim Peka lanë të hapur mundësinë që në intervistën e ardhshme të flitet për një person tjetër të cilin Ahmetaj e lidhi me Monakon.

Po ndodh

Përgjimet e Ron Yeffet që tregojnë trafik armësh, reagon Gazment Bardhi: Tonditëse, SPAK duhet të hetojë

Përgjimet e Ron Yeffet që tregojnë trafik armësh, reagon Gazment Bardhi: Tonditëse, SPAK duhet të hetojë

08/09/2026
Ekzekutuan dhe fshehën trupin e Klevis Lleshit 5 vite më parë, aksion i gjerë i SPAK

Një viktimë e dy të plagosur, qëllohet me armë zjarri në Shkodër

08/09/2026
Ahmetaj: Ron Yefet ka lidhje me Ramën që në 2008. Takimi i Monacos dhe skema ‘KAYO’ e ngritur në Shqipëri

Ahmetaj: Ron Yefet ka lidhje me Ramën që në 2008. Takimi i Monacos dhe skema ‘KAYO’ e ngritur në Shqipëri

08/09/2026
Ahmetaj: Po devijohen paratë e shqiptarëve, akuza për Data Center-at, avionët zjarrfikës dhe shtetin Bektashi

Ahmetaj: Po devijohen paratë e shqiptarëve, akuza për Data Center-at, avionët zjarrfikës dhe shtetin Bektashi

08/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Përgjimet e Ron Yeffet që tregojnë trafik armësh, reagon Gazment Bardhi: Tonditëse, SPAK duhet të hetojë

Përgjimet e Ron Yeffet që tregojnë trafik armësh, reagon Gazment Bardhi: Tonditëse, SPAK duhet të hetojë

08/09/2026
Ekzekutuan dhe fshehën trupin e Klevis Lleshit 5 vite më parë, aksion i gjerë i SPAK

Një viktimë e dy të plagosur, qëllohet me armë zjarri në Shkodër

08/09/2026
Ahmetaj: Ron Yefet ka lidhje me Ramën që në 2008. Takimi i Monacos dhe skema ‘KAYO’ e ngritur në Shqipëri

Ahmetaj: Ron Yefet ka lidhje me Ramën që në 2008. Takimi i Monacos dhe skema ‘KAYO’ e ngritur në Shqipëri

08/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.