Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Përgjimet e Ron Yeffet që tregojnë trafik armësh, reagon Gazment Bardhi: Tonditëse, SPAK duhet të hetojë

08/09/2026
Përgjimet e Ron Yeffet që tregojnë trafik armësh, reagon Gazment Bardhi: Tonditëse, SPAK duhet të hetojë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas intervistës së mbrëmshme të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, gjatë së cilës u bënë publike përgjime që, sipas tij, ngrenë akuza të rënda për mënyrën e funksionimit të pushtetit të Edi Ramës.

Bardhi kërkon që SPAK t’i administrojë pa vonesë materialet e bëra publike dhe të nisë një hetim të plotë për pretendimet e ngritura.

“Intervista e mbrëmshme e ish-Zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj dhe përgjimet e bëra publike ngrenë akuza jashtëzakonisht serioze për mënyrën se si funksionon pushteti i Edi Ramës.

Këto nuk janë më thjesht akuza politike. Janë pretendime që kërkojnë hetim të menjëhershëm, të plotë dhe të pandikuar nga SPAK.

SPAK duhet t’i administrojë këto materiale pa asnjë vonesë. Sepse ajo që pretendohet është tronditëse: ndarje pasurish publike, favorizim interesash private, presione ndaj bizneseve dhe përdorim i parave të shqiptarëve jashtë rregullave dhe transparencës.

Këto akuza provojnë se kemi përpara një sistem të kapjes së shtetit, jo një qeverisje normale”, shprehet Bardhi.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së ndalet veçanërisht te kompania shtetërore KAYO dhe pretendimet për trafik ndërkombëtar armësh.

“Por më e rëndë është ajo që tregohet në lidhje me kompaninë shtetërore KAYO dhe mundësinë e trafikimit ndërkombëtar të armëve, me origjinë nga Afrika, për t’u paketuar në Shqipëri dhe më pas për t’u dërguar në zona konflikti.

Kjo nuk është një çështje që mund të mbyllet me një deklaratë politike. Kjo sepse kemi të bëjmë me një çështje që prek sigurinë kombëtare, ligjin shqiptar dhe detyrimet ndërkombëtare të Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s”, vijon ai.

Bardhi ngre disa pyetje lidhur me personat që, sipas tij, qëndrojnë pas këtij mekanizmi.

“Dhe pyetjet janë të thjeshta: Kush e drejton këtë mekanizëm? Kush jep urdhrat? Kush përfiton? Kush mban përgjegjësi? Përgjigjia është vetëm një: Edi Rama!”

Në reagimin e tij, Bardhi akuzon gjithashtu ministrin e Mbrojtjes, Ermal Nufi, duke e cilësuar atë si “marionetë politike” të Ron Yeffet.

“Dje u bë edhe më e qartë se Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, nuk është gjë tjetër veçse një marionetë politike e Ron Yeffet, i vendosur në atë detyrë për t’i shërbyer interesave të pushtetit dhe për të kryer, bashkë me të, punët më të pista të Edi Ramës. Një emër në një post të rëndësishëm, por pa peshën dhe integritetin që kërkon ajo detyrë, një tjetër dëshmi e mënyrës se si Rama e përdor shtetin si instrument të interesave të tij politike”, shprehet Bardhi.

Në fund, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së thotë se Shqipëria nuk mund të funksionojë sipas një sistemi ku ligji zbatohet për qytetarët, ndërsa pushteti qëndron mbi të.

“Shqiptarët nuk mund të kenë një shtet ku ligji zbatohet për qytetarin, ndërsa pushteti qëndron mbi ligjin. Nuk mund të kenë një shtet ku pasuria publike trajtohet si pronë private. Nuk mund të kenë një qeveri ku institucionet përdoren për interesa të një rrethi të ngushtë njerëzish.

Shqipëria nuk është pronë e Edi Ramës.
Pasuritë publike nuk janë pronë e Edi Ramës.
Institucionet nuk janë pronë e Edi Ramës.
Dhe Shqipëria nuk është biznesi i askujt.

Prandaj kërkojmë hetim të plotë dhe përgjegjësi për çdo shkelje që provohet. Pa mburojë politike. Pa standarde të dyfishta. Pa pandëshkueshmëri.

Edi Rama duhet të largohet.

Shqipëria ka nevojë për një shtet ku sundon ligji, jo një pushtet ku sundon interesi. Shqipëria duhet të marrë frymë. Shteti duhet t’u kthehet shqiptarëve.”

Po ndodh

Përgjimet e Ron Yeffet që tregojnë trafik armësh, reagon Gazment Bardhi: Tonditëse, SPAK duhet të hetojë

Përgjimet e Ron Yeffet që tregojnë trafik armësh, reagon Gazment Bardhi: Tonditëse, SPAK duhet të hetojë

08/09/2026
Ekzekutuan dhe fshehën trupin e Klevis Lleshit 5 vite më parë, aksion i gjerë i SPAK

Një viktimë e dy të plagosur, qëllohet me armë zjarri në Shkodër

08/09/2026
Ahmetaj: Ron Yefet ka lidhje me Ramën që në 2008. Takimi i Monacos dhe skema ‘KAYO’ e ngritur në Shqipëri

Ahmetaj: Ron Yefet ka lidhje me Ramën që në 2008. Takimi i Monacos dhe skema ‘KAYO’ e ngritur në Shqipëri

08/09/2026
Ahmetaj: Po devijohen paratë e shqiptarëve, akuza për Data Center-at, avionët zjarrfikës dhe shtetin Bektashi

Ahmetaj: Po devijohen paratë e shqiptarëve, akuza për Data Center-at, avionët zjarrfikës dhe shtetin Bektashi

08/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Përgjimet e Ron Yeffet që tregojnë trafik armësh, reagon Gazment Bardhi: Tonditëse, SPAK duhet të hetojë

Përgjimet e Ron Yeffet që tregojnë trafik armësh, reagon Gazment Bardhi: Tonditëse, SPAK duhet të hetojë

08/09/2026
Ekzekutuan dhe fshehën trupin e Klevis Lleshit 5 vite më parë, aksion i gjerë i SPAK

Një viktimë e dy të plagosur, qëllohet me armë zjarri në Shkodër

08/09/2026
Ahmetaj: Ron Yefet ka lidhje me Ramën që në 2008. Takimi i Monacos dhe skema ‘KAYO’ e ngritur në Shqipëri

Ahmetaj: Ron Yefet ka lidhje me Ramën që në 2008. Takimi i Monacos dhe skema ‘KAYO’ e ngritur në Shqipëri

08/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.