Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“430 familje po hidhen në rrugë jo për interes publik, por për të pasuruar më shumë Edi Ramën dhe Erion Veliajn”

19/01/2022
“430 familje po hidhen në rrugë jo për interes publik, por për të pasuruar më shumë Edi Ramën dhe Erion Veliajn”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Deputetët e PD, Dhurata Çupi dhe Bledion Nallbati nga Komisioni i Ligjeve dolën sot në krah të banorëve tek 5 Maji kundër prishjes pa kontratë të shtëpive të tyre. Nënkryetarja e Komisionit të Ligjeve Dhurata Çupi tha se 430 familje po hidhen në rrugë jo për interes publik, por për të pasuruar më shumë Edi Ramën dhe Erion Veliajn. “Është historia e pushtetit të Edi Ramës, e nisur nga 2013-a. Mashtro njerëzit për votë dhe prishu shtëpitë pas zgjedhjeve”- tha zonja Çupi. PD është krah banorëve jo vetëm me praninë e deputetëve, por edhe me asistemcë ligjore për të paditur në prokurori çdo institucion në shkelje të ligjit dhe që mohon të drejtat e 430 familjeve.

Deklarata e Çupit:

Janë trishtuese këto pamje këtu tek 5 Maji. Shkatërrohet shtëpia, shkatërrohet pasuria. Që nga 2013-a, ne kemi parë shtetin e Edi Ramës që vetëm shkatërron. Shkatërron shtëpitë e qytetarëve, i nxjerr jashtë. Shkatërron rrugët, shkatërron gjithçka vetëm për të ndërtuar për vete. Këtu po shkatërrojnë 430 shtëpi të qytetarëve, pasi nuk i kanë legalizuar përfundimisht. Ju i dini premtimet për t’i legalizuar të gjtihë, kur u marrin votën dhe sapo mbarojnë votimet, nis shkatërrimi i pronës. Kemi ardhur këtu me kërkesën e banorëve nga komisioni i ligjeve, jo vetëm për të qenë krah qytetarëve, por edhe për të parë dokumentacionin për kallëzimet që do të bëjnë qytetarët. Për t’iu drejtuar SPAK-ut për rindërtimin në përgjithësi, por dhe për rastin e 5 Majit. Është një rast abuziv. Shkatërrohen 430 banesa për të ndërtuar godina të tjera nga shteti. Pra, nuk është shpronësim publik. E thanë edhe qytetarët. Këtu nuk ndërtohet infrastrukturë. Këtu ndërtohen pallate per Edi Ramën dhe njerëzit e Edi Ramës, prandaj po merr pasuritë e qytetarëve. Shqiptarët nuk njohin parti para shtëpisë së tyre, para jetës së tyre, para fëmijëve të tyre. Ne jemi në krah të qyetarëve sot dhe do të vazhdojmë të jemi për t’i ndihmuar për procedurat ligjore. Nuk kanë njoftim për prishjen e shtëpive, nuk kanë kontratë ku do të rrinë. Askush nuk thotë se ku do të jetojnë sot këta qytetarë që u kanë prishur shtëpitë ndërkohë. Kjo është një gjendje e jashtëzakonshme dhe e papranueshme. Është historia e nisur nga Edi Rama që në 2013-ën dhe e vadhdon. Pas çdo fushate elektorale bën këto gjëra të tmerrshme me qytetarët, vetëm shkatërron. Ne jemi në krah të qytetarëve kundër pushtetit të Edi Ramës që pasurohet vetë dhe varfëron njerëzit. Sot janë 430 familje këtu, nesër do të jenë diku tjetër. Shqiptarëve u ka marrë tokën, u ka marrë detin dhe ajrin për pushtetin dhe pasurimin e tij. a.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

VLORË/ Konflikt për pronën mes dy vëllezërve, arrestohet 47-vjeçari me armë

VLORË/ Konflikt për pronën mes dy vëllezërve, arrestohet 47-vjeçari me armë

14/08/2026
DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

13/08/2026
Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

13/08/2026
LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

13/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

VLORË/ Konflikt për pronën mes dy vëllezërve, arrestohet 47-vjeçari me armë

VLORË/ Konflikt për pronën mes dy vëllezërve, arrestohet 47-vjeçari me armë

14/08/2026
DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

13/08/2026
Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

13/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.