Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ndahet nga jeta poeti dhe gazetari Demir Gjergji

16/01/2022
Ndahet nga jeta poeti dhe gazetari Demir Gjergji
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ka ndërruar jetë poeti dhe gazetari Demir Gjergji. Lajmin e hidhur e bëro të ditur djali i tij përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Shokë dhe miq të babait tim, Demir Gjergji, me dhimbje të madhe ju njoftoj se babi ndërroi jetë! Homazhet do të kryhen ditëne martë nga ora 8:30 tek shtëpia, më pas do e shoqërojmë për në banesën e fundit. Faleminderit!”

Demir Gjergji ishte poet i cili nisi të shkruante që në vitet ’70, autor i një sërë vëllimesh poetike dhe gazetar i Radio Tirana. Vargu i tij shquhet për lirizëm të thellë dhe metafora goditëse.

Poezinë e parë e boton në vitin 1970.

Libri i parë “Ngjyrat e tokës”, sheh dritën e botimit në vitin 1974.

“Në sytë e mi” është përmbledhja e dytë poetike e botuar fill pasi përfundon studimet në Ut Tiranë, për gjuhë letërsi.

Më 1997, pas kthimit nga Italia, ku qëndron 2 vjet si emigrant, boton librin me poezi “Mërgimi i bukurisë“

Në vitin 2000 nxjerr në qarkullim librin tjetër me poezi “Vera në ikonë“

2001, nxjerr në qarkullim libri me profile shkrimtarësh “Shtëpia e shkrimtarit”

Një vit më pas boton përmbledhjen me poezi “Digjet ylli i ikur.

Në vitin 2004 shkruan dhe boton monografinë “Haxhi Gjyli, një jetë për shkollën”.

2005- Boton përmbledhjen poetike “Ishujt e mbrëmjes”.

Në vitin 2008 shtëpia botuese “Toena” i boton në serinë e poezisë shqipe, cikli “Kambana”, përmbledhjen poetike “Vetëm (V)era vjen”.

Po në këtë vit i jep lexuesit adoleshentët një libër me përralla “Pse nuk qeshte bija e mbretit”.

Para pesë vjetësh, pikërisht në ditën e Shën Valentinit të atij viti, ky autor u dhuron lexuesve të dashuruar përmbledhjen me poezi dashurie ”Bibla e buzëve”, që është libri i parë i një triptiku botimesh me poezi dashurie.

Botim tjetër është libri poetik: ”Orë akulli”, si pjesë e dytë e triptikut. Botimi i fundit është romani “Biri i Botës”. Ndërkohë përmbledhja e tretë me poezi, që po përgatit për botim, me titull, “Alfabeti i algave”, është libri i fundit i triptikut

Ndërkohë Demir Gjergji ka qenë mjaft aktiv në faqet e shtypit të shkruar dhe në median e folur. Ka 12 vjet që punoi si gazetar në “Radio Tirana”, duke realizuar një nga emisionet më jetëgjata dhe më interesante “Fjala si Fillim, Fjala si Flijim”, i cili i kushtohet tërësisht letërsisë dhe autorëve të saj.

Krijimtaria e këtij autori është vlerësuar me çmime të ndryshme si Çmimi i dytë kombëtar për poemë në vitin 1986, Çmimet “Ditët e poezisë Shqipe” në vitin 2001, “Skampini” etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Rama prezanton Evis Salën si ministre, karriera jashtë vendit arsye për ftesën

Jep dorëheqjen ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala

02/09/2026
EMRAT/ Protesta e 1 shtatorit, Kush u ndalua nga policia. 14 persona

EMRAT/ Protesta e 1 shtatorit, Kush u ndalua nga policia. 14 persona

02/09/2026
DEL VIDEO E RRAHJES/ Zbardhet dëshmia: “Më kërcënuan se do të më vrisnin”

DEL VIDEO E RRAHJES/ Zbardhet dëshmia: “Më kërcënuan se do të më vrisnin”

01/09/2026
Bllokuan Ramën në zyrë, policia arreston 11 protestues

Bllokuan Ramën në zyrë, policia arreston 11 protestues

01/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama prezanton Evis Salën si ministre, karriera jashtë vendit arsye për ftesën

Jep dorëheqjen ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala

02/09/2026
EMRAT/ Protesta e 1 shtatorit, Kush u ndalua nga policia. 14 persona

EMRAT/ Protesta e 1 shtatorit, Kush u ndalua nga policia. 14 persona

02/09/2026
DEL VIDEO E RRAHJES/ Zbardhet dëshmia: “Më kërcënuan se do të më vrisnin”

DEL VIDEO E RRAHJES/ Zbardhet dëshmia: “Më kërcënuan se do të më vrisnin”

01/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.