Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Biznesmeni shqiptar detyrohet të paguajë 64 milionë dollarë dëmshpërblim

15/01/2022
Biznesmeni shqiptar detyrohet të paguajë 64 milionë dollarë dëmshpërblim
Share on FacebookShare on Whatsapp

Martin Shkreli, biznesmeni shqiptar në Nju Jork që spekulonte mbi çmimin e një ilaçi të përdorur për trajtimin e HIV-it dhe kancerit, do të paguajë 64.6 milionë dollarë dëmshpërblim, raporton Reuter’s.

Një gjykatës i Gjykatës së Qarkut Jugor të Nju Jorkut ia ndaloi këtë të premte Shkrelit për gjithë jetën të bëjë biznes në industrinë farmaceutike në përgjigje të një padie ndaj tij nga Departamenti i Tregtisë i SHBA dhe shtatë shtete amerikane.

Shkreli u njoh publikisht në vitin 2015 kur brenda një nate rriti çmimin e tregut të Pirimetaminës për trajtimin e HIV-it dhe kancerit me më shumë se 5,400 përqind, nga 13.5 dollarë në 750 dollarë për pilulë.

Pirimetamina shitet në Shtetet e Bashkuara me emrin Daraprim.

Ai e çoi në qiell koston e trajtimit të njerëzve që përdorin rregullisht ilaçin. Në të njëjtën kohë, Shkreli u kpnsiderua nga mediat si “Njeriu më i urryer i Amerikës”.

Në vitin 2015, Shkreli fitoi të drejtën ekskluzive për një nga përbërësit në Daraprim për kompaninë farmaceutike Turing, të cilën e menaxhon. Në këtë mënyrë ata arritën të pengonin edhe konkurrentët të bënin ilaçin për rreth 18 muaj.

Sipas ligjit, Shkreli shkeli ligjet e shtetit të Nju Jorkut, por edhe ligjet federale të SHBA që ndalojnë praktikat kundër konkurrencës.

Kompania farmaceutike që ai themeloi ka ndryshuar emrin e saj në Vyera. Para gjyqit, Vyera bëri një marrëveshjeje në të cilën ajo ra dakord të paguante 40 milionë dollarë në kompensim për fitimet e shpërdoruara.

Shkreli u dënua me shtatë vjet burg në vitin 2018 pasi kishte kryer disa mashtrime në të cilat kishin gënjyer investitorët, duke i detyruar ata të vendosnin paratë e tyre në fondet investimesh të pambrojtura.

Shkreli u shpall fajtor në vitin 2017.

Përveç dënimit me burg, Shkreli ishte urdhëruar më parë të paguante 7.36 milionë dollarë dëmshpërblim për investitorët.

Në vitin 2017, Reuters raportoi se pasuria e Shkrelit llogaritej në 70 milionë dollarë, ndërsa vlera e aksioneve të tij në Turing Pharmaceutical shkon nga 30 deri në 50 million dollarë. r.k

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

13/05/2026
Reagon Lapaj: Nuk pengohet mandati im nga Zeqiri

Adriatik Lapaj, thirrje për referendum kombëtar kundër “Paketës së Maleve”

13/05/2026
Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

13/05/2026
Ngarkesa e gjyqtarëve, sfida e balancimit nuk kalohet as me hartën e re gjyqësore

Mereme Sela, padi në Gjykatën Administrative, cili është vendimi për kandidaten e skualifikuar në garën në PD

13/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

13/05/2026
Reagon Lapaj: Nuk pengohet mandati im nga Zeqiri

Adriatik Lapaj, thirrje për referendum kombëtar kundër “Paketës së Maleve”

13/05/2026
Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

13/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.