Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Alibeaj: Edi Rama duhet të japë dorëheqjen! Ekspozoi mbi 630 mijë qytetarë para keqbërësve dhe hakerave

22/12/2021
Alibeaj: Edi Rama duhet të japë dorëheqjen! Ekspozoi mbi 630 mijë qytetarë para keqbërësve dhe hakerave
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nënkryetari i PD, Enkelejd Alibeaj tha sot se publikimi i pagave të mbi 630 mijë qytetarëve ëahtë pjesë e skemës së patronazhimit për blerjen e zgjedhjeve.

Edi Rama duhet të japë dorëheqjen pasi ekspozoi mbi 630 mijë qytetarë para keqbërësve dhe hakerave, tha ai.

DEKLARATË E N/KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, ENKELEJD ALIBEAJ:

Sot, ne të gjithë jemi ndodhur përballë një skandali të përmasave të jashtëzakonshme. Qeveria e Edi Ramës ka nxjerrë në pazar pagat e mbi 630 mijë qytetarëve, shtetas shqiptarë dhe të huaj që punojnë në Shqipëri.

Të dhënat personale dhe sensitive të mbi 630 mijë qytetarëve gjenden sot të publikuara në rrjetet sociale dhe në duart e çdokujt që përdor aplikacionin e whatsapp-it.

Qeveria e Edi Ramës ka dështuar plotësisht të mbrojë të dhënat personale dhe sensitive për pagat, numrin personal të identifikimit, vendin e punës të mbi 630 mijë qytetarëve.

Partia Demokratike beson se publikimi i të dhënave për pagat e mbi 630 mijë qytetarëve  është pjesë e të njëjtës skemë patronazhimit të përdorur nga Partia Socialiste për blerjen e zgjedhjeve.

Të gjithë e dimë, se pak javë para zgjedhjeve, të dhënat personale të më shumë se 900 mijë qytetarëve, të cilat disponohen vetëm nga qeveria, u keqpërdorën nga kreu i qeverisë Edi Rama për të blerë mandatin e tij të tretë.

Për ne, nuk ka asnjë dyshim se lista e publikuar sot, që i përket pagave të marra të mbi 630 mijë qytetarëve në janar 2021, pak javë para zgjedhjeve, është pjesë e strategjisë së partisë-shtet për përdorimin e informacioneve sensitive për qëllime elektorale.

Sot paga dhe të dhënat sensitive të mbi 630 mijë qytetarëve janë në Pazar për shkak të një shteti të rënë në duart e militantëve partiakë, që Edi Rama i përdor për pushtetin e tij personal.

Sot çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë duhet t’i kërkojë Edi Ramës të japë dorëheqjen.

Të dhënat e tyre personale, paga e tyre ka rënë në duart e keqbërësve dhe për këtë përgjegjës është vetëm Edi Rama me etjen e pangopur për pushtet.

Edi Rama duhet të mbajë përgjegjësi për këtë skandal të përmasave të jashtëzakonshme! Si mbrojtësi dhe frymëzuesi kryesor i skemës së paligjshme të patronazhimit për blerjen e pushtetit, qeveria e tij ka ekspozuar ndaj kujtdo të dhënat e qytetarëve, përfshi pagën dhe vendin e tyre të punës.

Edi Rama sot duhet të japë Dorëheqjen! Drejtësia duhet të veprojë sa nuk është vonë! Një pushtet I vjedhur duke keqpërdorur  shtetin nuk duhet dhe nuk mund të mbahet dot gjatë në këmbë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Sarandë, 20 arrestime për narkotikë dhe armë pa leje

Kush ishte Boraqi që u arrestua në Sarandë, eksponentët e tjerë që ranë sot në pranga

06/09/2026
Berisha nga SHBA: Besoj se amerikanët do të na ndihmojnë kundër narkoshtetit

Berisha nga SHBA: Besoj se amerikanët do të na ndihmojnë kundër narkoshtetit

06/09/2026
Berisha, takim masiv në SHBA: Ata që firmosën ndalimin tim, sot janë non-grata në vendin e tyre. Mirënjohje Trump dhe Rubio

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Sarandë, 20 arrestime për narkotikë dhe armë pa leje

Kush ishte Boraqi që u arrestua në Sarandë, eksponentët e tjerë që ranë sot në pranga

06/09/2026
Berisha nga SHBA: Besoj se amerikanët do të na ndihmojnë kundër narkoshtetit

Berisha nga SHBA: Besoj se amerikanët do të na ndihmojnë kundër narkoshtetit

06/09/2026
Berisha, takim masiv në SHBA: Ata që firmosën ndalimin tim, sot janë non-grata në vendin e tyre. Mirënjohje Trump dhe Rubio

Berisha, takim masiv në SHBA: Ata që firmosën ndalimin tim, sot janë non-grata në vendin e tyre. Mirënjohje Trump dhe Rubio

06/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.