Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha sulmon Kuvendin e 11 dhjetorit: Atë miting mund ta bëjë edhe Tom Doshi apo Vangjush Dako

16/12/2021
Publikohet dokumenti për ‘Bashën i pandehur’ për ‘Toyota Yaris’, Basha jep shpjegim në lidhje me dëshminë për prokurorinë belge
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD, Lulzim Basha sulmoi sot kuvendin kombëtar të 11 dhjetorit gjatë një interviste në Open të Eni Vasilit.

“Lëvizje dumbabiste për të marrë PD peng PD. Atë miting mund ta bëjë edhe Tom Doshi, Vangjush Dako apo Ilir Meta nesër. Nuk ka krizë legjitimiteti në PD, ka krizë të Berishës në raport me SHBA”, tha ndër të tjera Basha.

Deklarata e Bashës:

Eni Vasili: Nuk dija si t’u thërrisja, zoti Basha, deputeti Basha, kryetari Basha. Si duhet t’u thërras?
Lulzim Basha: Atë e keni në dorë ju dhe kjo do të tregojë shumëçka për këdo për mënyrën sesi vendo t’i trajtojë këto ngjarje dhe pak rëndësi kanë konsekuensat e këtyre ngjarjeve. Unë jam kryetar i Partisë Demokratike i zgjedhur me një anëtar një votë nga mbi 80% e demokratëve që morën pjesë në një proces transparent me katër kandidatë afto 4 muaj përpara. Jam kryetar i opozitës, kam një betejë shumë të vështirë për të udhëhequr me demokratët, për demokratët dhe një betejë e clia nuk është vetëm e demokratëve por e të gjithë shqiptarëve.
Eni Vasili: Një javë përpara u shkarkuat nga 4935 vota delegatësh nga një Kuvend i thirrur nga Berisha
Lulzim Basha: Kush e thotë këtë?
Eni Vasili: Sali Berisha dhe ky Kuvend
Lulzim Basha: Nuk ka patur Kuvend me 11 dhjetor, ka patur një tubim. Një tubim që mund ta thërriste kushdo. Mund ta thërriste edhe Tom Doshi dhe të ndërronte vulat e Partisë Demokratike. Të thoshte që këtu janë demokratë, nesër mund ta thërrasë Edi Rama dhe të thotë po bëj unë një Kuvend të Partisë Demokratike. Pasnesër mund ta thërrasi Ilir Meta, mund ta thërrasi Vangjush Dako.
Eni Vasili: Jo, ata nuk mund ta thërrasin
Lulzim Basha: Sigurisht që mund ta thërrasin
Eni Vasili: Ata nuk mund ta thërrasin me 4935 delegatë
Lulzim Basha: Për fat të keq gjithçka është një manipulim siç edhe mediat e kam fjalën, se nuk është se e kam parë se çfarë qëndrimi ka mbajtur çdo media, sikur mediat e dinë fare mirë, në disa momente kyçe, procesi i tubimit të 11 dhjetorit, që ishte përmbyllja e procesit të foltoreve të Sali Berishës, nisi me faull dhe mbaroi me faulle tragjike dhe tragjikomike, nisi me faullin e kyçjes të së ashtuquajturave kërkesa për kuvend në një kasaforë, në vend që të procedoheshin dhe ti jepnin mundësinë Partisë Demokratike që është një institucion me rregulla, me kushtetutën e vet, që quhet statut, që të organizonte kuvendin pse jo dhe më datë 11, siç e donte dhe në qoftë se e donte 1/4 e delegatëve të kuvendit dhe mbaroi pastaj me skena të ndryshme , mjafton të kujtojmë 2, 3 që janë pasqyruar në disa media, atë skenën ku shtypet ai butoni dhe lëvizin 7 konfirmime në sekondë, apo skenat e mbushjes edhe të manipulimit të ashtuquajturave vota në kuti. Pra nuk kishte lidhje
Eni Vasili: Do flasim edhe për ato
Lulzim Basha: A doni të dini ju si organizohet një kuvend i Partisë Demokratike? Ejani të shtunën, të shikoni si organizohen kuvendet e Partisë Demokratike.
Eni Vasili: Do ju pyesim gjatë emisionit. Gjithsesi zoti Basha, duket se ka një krizë legjitimiteti sot brenda Partisë Demokratike
Lulzim Basha: Jo, nuk ka krizë legjitimiteti brenda Partisë Demokratike, ka një krizë legjitimiteti të Sali Berishës në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët e kanë cilësuar non-grata, ka një vendim të Partisë Demokratikë, timin si kryetar i Partisë Demokratike, për pezullimin e tij nga grupi parlamentar dhe ka një lëvizje të Sali Berishës për tiu imponuar demokratëve me një lëvizje dumbabiste dhe për të marrë peng Partinë Demokratike për ta përdorur si mburojë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Sarandë, 20 arrestime për narkotikë dhe armë pa leje

Kush ishte Boraqi që u arrestua në Sarandë, eksponentët e tjerë që ranë sot në pranga

06/09/2026
Berisha nga SHBA: Besoj se amerikanët do të na ndihmojnë kundër narkoshtetit

Berisha nga SHBA: Besoj se amerikanët do të na ndihmojnë kundër narkoshtetit

06/09/2026
Berisha, takim masiv në SHBA: Ata që firmosën ndalimin tim, sot janë non-grata në vendin e tyre. Mirënjohje Trump dhe Rubio

Berisha, takim masiv në SHBA: Ata që firmosën ndalimin tim, sot janë non-grata në vendin e tyre. Mirënjohje Trump dhe Rubio

06/09/2026
Sarandë, 20 arrestime për narkotikë dhe armë pa leje

Sarandë, 20 arrestime për narkotikë dhe armë pa leje

06/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Sarandë, 20 arrestime për narkotikë dhe armë pa leje

Kush ishte Boraqi që u arrestua në Sarandë, eksponentët e tjerë që ranë sot në pranga

06/09/2026
Berisha nga SHBA: Besoj se amerikanët do të na ndihmojnë kundër narkoshtetit

Berisha nga SHBA: Besoj se amerikanët do të na ndihmojnë kundër narkoshtetit

06/09/2026
Berisha, takim masiv në SHBA: Ata që firmosën ndalimin tim, sot janë non-grata në vendin e tyre. Mirënjohje Trump dhe Rubio

Berisha, takim masiv në SHBA: Ata që firmosën ndalimin tim, sot janë non-grata në vendin e tyre. Mirënjohje Trump dhe Rubio

06/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.