Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha mban konferencën për mediat ngjitur me zyrën e Bashës: Edhe ata me mëdyshje i presim të na bashkohen

13/12/2021
FOTO/ Komisioni i Rithemelimit kreu mbledhjen e parë në selinë e PD
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish kryeministri Sali Berisha mbajti sot të parën konferencë shtypi që prej Kuvendit Kombëtar të 11 dhjetorit duke e quajtur atë edhe konferencë të come back të vetin pas largimit në vitin 2013.

Berisha ka bërë thirrje drejt të pavendosurve brenda partisë Demokratike që këta të fundit t’i bashkoheshin sepse nuk do të gjykoheshin dhe do të respektoheshin për mendimin ndryshe. Po ashtu ai tha se edhe Basha e Bardhi do jenë deputetë të PD, po të duan edhe me fraksion.

Pjesë nga fjala e Berishës në konferencë:

Ndjej keqardhje që sot jeni të gjithë në këmbë por domethënia e këtij qëndrimi është e madhe. Nga njëra anë kemi një person që kapi të gjithë karriget dhe i çoi në zyrën e tij. Nga ana tjetër njeriu me passion që nuk punon për karrige por për lirinë e demorkatëve dhe të shqiptarëve. Në mbledhjen që sapo përfundoi unë u dërgova një përshndetje të përzemërt të gjithë demorkatëve. Nëpërmjet jush për të sjellë një thirrje miqësore ndaj çdo demorkati që ende nuk ka vendosur të bashkohet me partinë Demokratike të rithemeluar është i mirëpritur dhe krahëhapur. Ju e ndoqët vetë kuvendin.

A kam të drejtë unë t’u them atyre se në rast se do ishit në Kuvend ju për herë të parë do mund të shpreheshit lirisht siç u shprehën mendimet, opinionet dhe propozimet. Pra ishte një rast i humbur por megjithatë unë jam nga ata që them nga vetja ime, me mirë vonë se kurrë. Unë u ktheva me vonesë, ata nuk janë kaq të vonuar, ndaj i ftoj të bashkohen dhe i garantoj të bashkohen se toleranca do jetë ligj i kësaj partie. Ftoj kryetarët e partive Demokratike që deri tani janë të lëkundur të bashkohen me anëtarësinë e tyre, me partinë Demokratike sepse vendi i tyre është pranë idealeve më fisnike dhe ata janë në një parti të rithemeluar dhe jo në një parti ku deputeti Basha e katandisi në një parti emarksiste leniniste dhe të ekstremit të majtë me përjashtimet e tij të përditshme të anëtarëve. Kjo javë revolucioni ka për detyrë kryesore referendumin e anëtarësisë për ratifikimin e vendimit të Kuvendit të partisë për shkarkimin e peng Bashës apo deputetit Basha.

Një u miratua sot këtu për të drejtuar referendumin, bazuar në punën e shkëlqyer që ju e patë vetë. Po atij komisioni ju besua drejtimi i referendumit. Do bëjmë gjithcka që të afrojmë sa më shumë kutitë e votimit me anëtarësinë. Ju informoj ju se ish kryetari Basha ka kryer akte që ngjiten në nivelin e krimit electoral. Konkretisht ka informuar anëtarësinë në votimin e fundit që të paraqiten me karta. Është plaçkitje dhe akt që ngjitet në nivelin e krimit electoral sepse u ka marrë kartat. Nuk kisha dëgjua kurrë ndonjëherë të plaçkiste kartat e anëtarësisë. Duket se e ndjente se gjykatësi do e kërkonte përsëri për atë që kishte bërë. Ne presim një rezultat të shkëlqyer me datën 18 sikundër ftoj cdo demokrat atë ditë të firmosë aktin madhor të pushtetit dhe vullnetit të anëtarit të PD.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Bashkia Gjirokastër dhe kryetari Golemi reagojnë: Asnjë rast me HIV/AIDS në institucion. Jemi mirë

Bashkia Gjirokastër dhe kryetari Golemi reagojnë: Asnjë rast me HIV/AIDS në institucion. Jemi mirë

18/04/2026
BASIR ÇOLLAKU/ Asgjë e re nga fronti policor i ushtarit të mirë Skënder!

BASIR ÇOLLAKU/ Asgjë e re nga fronti policor i ushtarit të mirë Skënder!

18/04/2026
Rama takohet me homologun spanjoll Pedro Sánchez, pritet edhe takim me António Costa

Rama takohet me homologun spanjoll Pedro Sánchez, pritet edhe takim me António Costa

18/04/2026
“Për herë të parë në botë policia përdor sprajin e ariut kundër qytetarëve”

“Për herë të parë në botë policia përdor sprajin e ariut kundër qytetarëve”

18/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Bashkia Gjirokastër dhe kryetari Golemi reagojnë: Asnjë rast me HIV/AIDS në institucion. Jemi mirë

Bashkia Gjirokastër dhe kryetari Golemi reagojnë: Asnjë rast me HIV/AIDS në institucion. Jemi mirë

18/04/2026
BASIR ÇOLLAKU/ Asgjë e re nga fronti policor i ushtarit të mirë Skënder!

BASIR ÇOLLAKU/ Asgjë e re nga fronti policor i ushtarit të mirë Skënder!

18/04/2026
Rama takohet me homologun spanjoll Pedro Sánchez, pritet edhe takim me António Costa

Rama takohet me homologun spanjoll Pedro Sánchez, pritet edhe takim me António Costa

18/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.