Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha mban foltoren në Kuçovë, fton të gjithë delegatët t’i bashkohen kuvendit të 11 dhjetorit

25/11/2021
Berisha mban foltoren në Kuçovë, fton të gjithë delegatët t’i bashkohen kuvendit të 11 dhjetorit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish-kryeministri, Sali Berisha mbajti sot foltoren e tij në Kuçovë ndërsa ftoi gjithë delegatët të mblidhen në kuvendin e PD më 11 dhjetor.

“11 dhjetori është një ditë e historisë ndaj dhe unë me këtë rast ftoj cdo delegate edhe delegate të Kuvendit Kombëtar të vijë e të firmosë historinë e re të pluralizmit, partinë Demorkatike të rithemeleuar. Ftoj cdo demokrat dhe delegate të mos shkojë, të braktisë anti-kuvendin e datës 18, de facto mbledhjen e krimit të shoqatës Basha-Bardhi në një akt të turpshëm për të sfiduar pluralizmin politik në Shqipëri. Të gjithë e patë sesi e mblodhi kryesinë peng Basha dhe deklaroi se ai do thërriste kuvendin legjitim. Mirëpo sapo u mblodh kryesia doli se nuk ishte legjitime, 60% e anëtarëve të tyre nuk ishin të votuar nga anëtarët e PD”, deklaroi Berisha.

Gjatë foltoresh në qytetin e Kuçovës, ish kryeministri, Sali Berisha ka komentuar rezultatet e një sondazhi të kryer ku sipas shifrave të bëra publike nga vetë ai, kreu aktual i PD, Lulzim Basha ishte më i pëlqyer nga rradhët e socialistëve sesa nga demokratët.

”Votuesit socialistë janë shprehur se 14% prej tyre ndiheshin më afër me Berishën, ndërsa 66 % e demokratëve kanë thënë se ndiheshin më afër me mua.

30% e socialistëve ndihen afër me peng Bashën. Por sa demokratë? Gjithsej 24.9%. Pra më së shumti ndiheshin afër socialistët sesa demokratët me peng Bashën.

Në anëtarësinë e PD, vetëm 7.5% e tyre ndihen afër me të. Deri në datën 18 do të mbeten 0.0% aq sa duhen për një anëtar shoqate”, tha Berisha.

Pasi Berisha publikoi shifrat e sondazhit të bërë, njëri prej simpatizantëve të pranishëm në sallë u ngit dhe shkoi pranë tij, me një foto në telefonin e tij ku shfaqej kryedemokrati Lulzim Basha. Anëtari i PD e fshiu live foton që kishte në telefon dhe e tregoi veprimin e tij para kamerave. m.k

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Auto-Skicë

DURRËS/ Goditet trafikimi i armëve nga Kosova, arrestohen dy persona

15/08/2026
Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

14/08/2026
DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

14/08/2026
Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

14/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Auto-Skicë

DURRËS/ Goditet trafikimi i armëve nga Kosova, arrestohen dy persona

15/08/2026
Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

14/08/2026
DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

14/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.