Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Vrasja e 8-vjeçarit, policia e Fierit ndërton dinamikën e krimit të tmerrshëm

17/11/2021
Dëshmia e fundit e vrasësit të fëmijës në Fier: E vrava se më ofendoi
Share on FacebookShare on Whatsapp

Policia e Fierit ka ndërtuar dinamikën e krimit të rëndë që ndodhi dje në Fier ku u gjet i vrarë një fëmijë 8 vjeçar.

Dinamika e ngjarjes:

Ditën e djeshme, rreth orës 14:40, jemi njoftuar me telefonatë në Sallën Operative, nga shtetasja F. V., se djali i saj i mitur Mateo Vasiu, i vitlindjes 2013, kishte dalë që në orën 08:00 nga shtëpia dhe nuk ishte kthyer më në banesë. Më pas, rreth orës 15:30, kjo shtetase është paraqitur për të bërë kallëzim për humbjen e djalit të saj.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit nëpërmjet telefonatës që ka bërë kjo shtetase janë organizuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, për kërkimin dhe gjetjen e djalit të mitur. Duke vlerësuar maksimalisht situatën dhe rëndësinë e saj, shërbimet kanë marrë informacion, kanë punuar për grumbullimin dhe administrimin e provave dhe si rezultat kanë bërë të mundur gjetjen e vendit të dyshuar ku mund të ndodhej fëmija i humbur.

Mbi bazën e vlerësimit të provave, pas kontrollit në ambientet e banesës së shtetasit Klodian Çalamani, është bërë e mundur gjetja e trupit të pajetë të fëmijës së dyshuar i humbur, i mbuluar me baltë në oborrin e banesës së këtij shtetasi.

Shërbimet e Policisë menjëherë kanë bërë kapjen dhe shoqërimin e autorit të dyshuar, në Komisariatin e Policisë Fier dhe nën drejtimin e Prokurorisë u kryen veprimet procedurale për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe motiveve të saj.

Shtetasi Klodian Çalamani dyshohet se e ka goditur me send të fortë (kazmë) në kokë, fëmijën e mitur dhe më pas e ka groposur atë në oborrin e banesës së tij.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: një lopatë, një kazmë, një biçikletë, rroba të autorit dhe njolla gjaku, të cilat u dërguan për ekzaminime të mëtejshme në Institutin e Policisë Shkencore Tiranë.

Në vijim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit Klodian Çalamani, 38 vjeç, për veprën penale “Vrasja në rrethana cilësuese, ndaj të miturit”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.

Nga ana e grupit hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punohet për të sqaruar me detaje motivet e kësaj ngjarjeje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Ndahet nga jeta aktori dhe humoristi ikonik i Fierit, Todi Llupi

Ndahet nga jeta aktori dhe humoristi ikonik i Fierit, Todi Llupi

14/07/2026
KQZ kërkesë Prokurorit të Përgjithshëm: Të hetohet kreu i bashkisë së Divjakës, dyshimet për rekorde kriminale në Itali

Ish kryebashkiaku i Divjakës, Fredi Kokoneshi, SPAK mbyll hetimet

14/07/2026
BRUKSEL/ PD propozon dy grupe të reja pune në IDC-CDI

BRUKSEL/ PD propozon dy grupe të reja pune në IDC-CDI

14/07/2026
Zvarritja e gjykimit, Gjykata “në dilemë”: Ku e plotësoi formularin e vetëdeklarimit Elvis Rroshi…?!

GJKKO kthen për plotësim dosjen e SPAK për Elvis Roshin

14/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ndahet nga jeta aktori dhe humoristi ikonik i Fierit, Todi Llupi

Ndahet nga jeta aktori dhe humoristi ikonik i Fierit, Todi Llupi

14/07/2026
KQZ kërkesë Prokurorit të Përgjithshëm: Të hetohet kreu i bashkisë së Divjakës, dyshimet për rekorde kriminale në Itali

Ish kryebashkiaku i Divjakës, Fredi Kokoneshi, SPAK mbyll hetimet

14/07/2026
BRUKSEL/ PD propozon dy grupe të reja pune në IDC-CDI

BRUKSEL/ PD propozon dy grupe të reja pune në IDC-CDI

14/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.