Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

GENC POLLO/ Në mbrojtje të standartit 2005

15/11/2021
genc pollo
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Genc Pollo

Evitimi i rrugës gjyqësore (padi civile e kallzim penal) kur gazetarët e mediat botojnë lajme të pavërteta e shpifëse ndaj një ofiqari publik ka qenë një standart i vendosur nga qeveria Berisha 2005-2013 (po e quaj shkurt “standarti 2005”). Këtij standarti i është përmbajtur më pas edhe PD në opozitë. Deri dje! Po lexoj se kryetari e sekretari i përgjithshëm i partisë kanë depozituar në 14 nëntor padi e kallzim kundër dy mediave. Këto të fundit me linjë editoriale të afërt me opozitën.

Nuk është çështja ime të kem një opinion nëse lajmet që u bënë shkak për këto dy reagime janë të vërteta apo të rreme.

Por dy fjalë mbi standartin 2005: në një demokraci post komuniste si Shqipëria shfaqen dy simptoma problematike.
Së pari mediat shpesh janë objekt i kapjes nga politikanë e biznesmenë dhe si pasojë gazetarët e redaktorët e tyre bien në trysni për të shkelur profesionalizmin dhe etikën e zanatit.
Së dyti ofiqarët publikë shpesh nuk janë llogaridhënës e transparentë për çështje të tyre që lidhen me ofiqin e interesin publik.

Në këto rrethana standarti 2005 është rruga e drejtë dhe e duhur. E dimë që për motive të imagjinueshme disa media jo rrallë raportojnë gënjeshtra e pasaktësira. Kështu ka qenë më parë; kështu është aktualisht në epokën e rrjeteve sociale e me gjasë kështu do të jetë edhe në të ardhmen. Por ndërkohë që çdo person privat ka të drejtën e mundësinë për të gjetur shpagim në gjykatë, ofiqari ka avantazhin e detyrimin e një gjyqi tjetër: gjyqin e opinionit publik. Të tëra shpifjet e pretendimet e rreme ai mund t’i mohojë në parim dhe mund t’i çmontojë në detaje me prova e fakte. Duke detyruar edhe median e lajmit të kontestuar të botojë përgënjeshtrimin. E kur kjo e fundit refuzon atëhere na rroftë fejsbuku. E prej tij e marrin dhe publikojnë plot media të tjera.

Standarti 2005 fatkeqsisht u braktis në v.2013 nga qeveria Rama. Për më tepër kjo qeveri aprovoi edhe një ligj antifjalë, i cili hasi në kundërshtim të fortë vendor e ndërkombëtar; madje u bë një nga pengesat në udhën drejt Bashkimit Europian.

Në këto rrethana veprimet e dy zyrtarëve të Partisë Demokratike janë të gabuara, si dhe të dëmshme për interesin publik e për vetë opozitën. Prandaj apeloj të tërheqin cdo padi apo kallzim dhe, nëse preferojnë, të japin versionin e tyre në arenën e opinionit publik.

Genc Pollo
Ish ministër e deputet
15 nëntor 2021

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

PROFIL/ Cila është karriera e kreut të ri të SPAK, Klodian Braho

Klodjan Braho: SPAK do të vijojë goditjen e zyrtarëve që e ndihmojnë

08/03/2026
VIDEO/ Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran

VIDEO/ Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran

08/03/2026
SPAK zbardh vrasjen e Gentian Qarrit në Vlorë, lëshohen 7 urdhër-arreste

DETAJET E SPAK/ Si u godit grupi kriminal në Vlorë, funksionet e shefit në policisë

07/03/2026
Rama vizitoi rrugën e shembur në Librazhd, nuk përmend marrjen e inerteve nga lumi. Ura nuk shembet nga shiu

Rama vizitoi rrugën e shembur në Librazhd, nuk përmend marrjen e inerteve nga lumi. Ura nuk shembet nga shiu

07/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

PROFIL/ Cila është karriera e kreut të ri të SPAK, Klodian Braho

Klodjan Braho: SPAK do të vijojë goditjen e zyrtarëve që e ndihmojnë

08/03/2026
VIDEO/ Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran

VIDEO/ Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran

08/03/2026
SPAK zbardh vrasjen e Gentian Qarrit në Vlorë, lëshohen 7 urdhër-arreste

DETAJET E SPAK/ Si u godit grupi kriminal në Vlorë, funksionet e shefit në policisë

07/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.