Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Financojmë për herë të parë paketën e kujdesit të syve për fëmijët, përfitojnë mbi 300 mijë fëmijë”

08/11/2021
“Financojmë për herë të parë paketën e kujdesit të syve për fëmijët, përfitojnë mbi 300 mijë fëmijë”
Share on FacebookShare on Whatsapp

8 Nëntor, Tiranë- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në seancën dëgjimore në Komisionin për Ekonominë dhe Financat, deklaroi se me Buxhetin e 2022 do të financohet për herë të parë paketa e kujdesit të syve për fëmijët 4-14 vjeç dhe që do të përfitojnë mbi 300 mijë fëmijë.

“Financojmë për herë të parë paketën e kujdesit të syve për fëmijët 4-14 vjeç si një program kujdesi universal falas për mbi 300 mijë fëmijë që do të sigurojnë konsultat e syve falas sipas protokolleve mjekësore”, tha Manastirliu.
Buxheti i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për vitin 2022 parashikohet të jetë 91 miliard e 365 milion lekë, i cili përbën 4,89% i PPB bruto ose 6.9 përqind krahasuar me buxhetin fillestar 2021. Buxheti 2022 për shëndetësinë është 7 miliard lekë më shumë ose. 12.4 % plani fillestar i buxheti i vitit 2021.

Buxheti:
Buxheti i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për vitin 2022 parashikohet të jetë 91 miliard e 365 milion lekë dhe përbën 4,89% të PPB.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në seancën dëgjimore në Komisionin për Ekonominë dhe Financat, tha se gjatë vitit 2022 parashikohet rritje e investimeve në vlerën 3 miliardë lekë në sektorin e Shëndetësisë.
“Buxheti 2022 për shëndetësinë është 7 miliard lekë më shumë ose, 12.6 % nga plani fillestar i buxheti i vitit 2021. Investimet për vitin 2022 për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale së bashku me finacimin e partnerëve si Banka Botërore dhe institucione të tjera ndërkombëtare, arrin në vlerën 3 miliardë lekë“, theksoi Manastirliu.
Për investimet, Buxheti 2022 parashikon fillimin e investimit madhor në Spitalin Infektiv, rikonstruksionin e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, rikonstruksionin e 50 qendrave shëndetësore, si dhe vijimin e një seri investimesh:
Vazhdimin e projektit për modernizimin radikal të Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza:
Modernizimi i QSUT – Përfundon faza e parë, e ndërtimit dhe pajisjes me aparatura mjekësore të teknologjisë së avancuar të Spitali i ri i Sëmundjeve të Brendshme.
Vijimi i punimeve për rikonstruksionin e Spitalit të Pediatrisë faza e dytë. Vijimi i punimeve për modernizimin e Spitalit Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Mbretëresha Gelardinë”.
Përfundimi i punimeve të fazës II-të të rikonstruksionit të spitalit rajonal Kukës. Përfundimi i punimeve për rikonstruksionin e Qendrës Kombëtare Terapeutike dhe Rehabilituese për Fëmijët.
Përfundimin e rikonstruksionit të Pediatrisë së Spitalit Rajonal Elbasan.
Buxheti i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për vitin 2022 parashikohet të jetë 91 miliard e 365 milion lekë, i cili përbën 4,89% i PPB bruto ose 6.9 përqind krahasuar me buxhetin fillestar 2021. Buxheti 2022 do të financojë për Shëndetësinë 63 miliard e 515 milion lekë që përbën 3,4% të PBB, ndërkohë për Mbrojtjen Sociale do të financohen 27 miliard 850 milion që përbenë 1.49% të PBB ose 4.89% të buxhetit të shtetit.
Manastirliu e ka konsideruar këtë buxhet, si buxhetin e qytetarëve i cili ka në fokus shërbimin shëndetësor universal dhe rritjen e mburojës sociale për shtresat në nevojë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Shqipëria mbyll tre kapituj negociues me BE-në, Kos: Protestat nuk pengojnë procesin e integrimit

Shqipëria mbyll tre kapituj negociues me BE-në, Kos: Protestat nuk pengojnë procesin e integrimit

14/07/2026
Reshjet e vrullshme, inertet dhe përrenjtë bllokojnë rrugën Elbasan-Librazhd

Aksident tragjik në Cërrik, humbin jetën dy persona

14/07/2026
DITA 45/ Qytetarët rikthehen para Kryeministrisë: Ju erdhi fundi

DITA 45/ Qytetarët rikthehen para Kryeministrisë: Ju erdhi fundi

14/07/2026
EMRI/ Shpërthim me tritol në Shkodër, shënjestër punonjësi i Tatimeve

Tiranë, sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro

14/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Shqipëria mbyll tre kapituj negociues me BE-në, Kos: Protestat nuk pengojnë procesin e integrimit

Shqipëria mbyll tre kapituj negociues me BE-në, Kos: Protestat nuk pengojnë procesin e integrimit

14/07/2026
Reshjet e vrullshme, inertet dhe përrenjtë bllokojnë rrugën Elbasan-Librazhd

Aksident tragjik në Cërrik, humbin jetën dy persona

14/07/2026
DITA 45/ Qytetarët rikthehen para Kryeministrisë: Ju erdhi fundi

DITA 45/ Qytetarët rikthehen para Kryeministrisë: Ju erdhi fundi

14/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.