Luçiano Boçi: Të shpëtojmë arsimin. Duhet riformatim i sistemit pa patronazhistë dhe...

Luçiano Boçi: Të shpëtojmë arsimin. Duhet riformatim i sistemit pa patronazhistë dhe militantë politikë

84
0
Shares

Deputeti i PD,  Luçiano Boçi bën thirrje për të shpëtuar arsimin, duke ripozicionuar fillimisht figurën e vetë mësuesve në një shkrim të nxitur nga skandali i drejtorit të shkollës që ngacmonte seksualisht nxënëset e tij.

Komenti i Boçit:

TË SHPËTOJMË ARSIMIN
Rastet e dhunës e ngacmimeve seksuale, ku përfshihen drejtues institucionesh arsimore e punonjës, nuk janë rastësi.
Ato janë dëshmi e devijimit dhe rrënimit të një sistemi të tërë tashmë të kalbur.
Ky sistem duhet riformatuar.
Edukimi brenda tij ka humbur çdo vlerë e qëllimësi dhe shkolla është tërisht e shkëputur nga funksioni social edukativ dhe me një funksion mësimdhënës mjeran.
Duhet një legjislacion i ri që përcakton saktë statusin e shkollës, rolin e funksionin e saj në komunitet, përgjegjësitë e detyrat.
Duhet një ripozicionim i ri i figurës së mësuesit, detyrës e vlerësimit të tij si mësimdhënës dhe edukator.
Duhet një sistem i ri karriere e vlerësimi për çdo drejtues dhe mësues.
Duhet një sistem i ri inspektimi dhe kontrolli të cilësisë së mësimdhënies dhe edukimit.
Duhet një rol i ri efikas dhe vendimarrës i prindërve dhe komunitetit.
Mbushja e shkollës me patronazhistë e komandime politike, lënia e saj në dorë të pasionantëve politikë pa vlera njerëzore dhe pedagogjike, duhet të marrë fund.
Arsimi duhet shpëtuar!!!!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY