Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ndahet nga jeta veprimtarja dhe autore e disa librave, Liri Lubonja

18/10/2021
Ndahet nga jeta veprimtarja dhe autore e disa librave, Liri Lubonja
Share on FacebookShare on Whatsapp

Veprimtarja Liri Lubonja, e ëma e analistit Fatos Lubonja, ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 95-vjeçare, lajmëroi djali i saj, Agim Lubonja përmes një postimi në rrjetet sociale.

“U prehsh në paqe nënë e dashur”, shkruan Agim Lubonja në statusin e tij në “Facebook”.

Lubonja ishte një historiane dhe gazetare në Shqipërinë komuniste. Ajo ishte e martuar me Todi Lubonjën, i cili, në vitin 1973, u shkarkua nga posti i drejtorit të televizionit dhe u dënua me 15 vite burg.

Duke qenë që nuk pranoi ndarjen me Todin, ajo si gjithë familja, vuajti persekutimet e regjimit. Në vitin 1973, përjashtohet nga partia, ku ishte pranuar që në vitin 1944 dhe internohet familjarisht në Lezhë, pasi iu komunikua shpërngulja në mars të atij viti. Nga Instituti i Historisë ku punonte para 1973, nis punë në një magazinë bujqësore në Lezhë në tetor të 1973.

Në korrik të vitit 1974, arrestohet i biri, Fatos Lubonja dhe pas dy ditësh, bashkëshorti, Todi. Liria dhe djali tjetër, Agimi, detyrohen të lirojnë banesën në Lezhë. Atë e caktojnë pastruese WC-sh në shtëpinë e beqarëve.

Në vitin 1982, i dëbojnë në Fishtë. Internimi përfundon në vitin 1989. Në vitin 1987 ishte liruar nga burgu, Todi Lubonja.

Ajo është krijuesja e disa veprave letrare, si “Larg dhe mes njerëzve”, “Kujtime internimi 1973-1990“ dhe “Kohët e reja, kujtimet e vjetra“. a.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Lamallari tregon në Kuvend substancat dhe kimikatet që u hodhën mbi protestuesit

Një protestues në gjendje të rëndë

23/07/2026
Projekti i PD për territorin, zbulohet formula, nga 90 në 110 bashki

Projekti i PD për territorin, zbulohet formula, nga 90 në 110 bashki

23/07/2026
11 protestues në spital, 4 tek toksikologjia

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Lamallari tregon në Kuvend substancat dhe kimikatet që u hodhën mbi protestuesit

Një protestues në gjendje të rëndë

23/07/2026
Projekti i PD për territorin, zbulohet formula, nga 90 në 110 bashki

Projekti i PD për territorin, zbulohet formula, nga 90 në 110 bashki

23/07/2026
11 protestues në spital, 4 tek toksikologjia

11 protestues në spital, 4 tek toksikologjia

23/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.