Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Si u zbulua apartamenti i barit në Tiranë, tradhtari ishte nga brenda

10/10/2021
Si u zbulua apartamenti i barit në Tiranë, tradhtari ishte nga brenda
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një shtëpi bari që u zbulua të premten nga policia në Tiranë nuk do të ishte gjetur kurrë nëse dyert dhe dritaret e apartamentit të kishin qenë të izoluara me cilësi.

Tradhëtari ishte aroma e fortë e kanabisit që u përhap më të gjithë shkallën e pallatit duke ndikuar edhe  në emocionet e banorëve të cilët konstatuan se vetë nuk kishin sjellje normale. Një gaz i madh i zinte sapo dilnin nga shtëpia. Më në fund e kuptuan dhe dikush lajmëroi edhe policinë për aromën që i bënte qeflinj.

Detajet e policisë:

Finalizohet një tjetër operacion policor për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Operacioni policor i koduar “Aroma” i zhvilluar nga Seksioni i Narkotikëve dhe Sektori e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.6 dhe Forcën e Posaçme “Shqiponjat”.

Kishin përshtatur banesën për kultivimin e bimëve narkotike, vihen në pranga 2 shtetas.

Në pranga dhe një shtetas tjetër, i cili ruante ambientin e jashtëm të kësaj banese.

Sekuestrohen 27 kg lëndë e dyshuar kanabis, një armë zjarri pistoletë, aparatura që shërbejnë për tharjen dhe prodhimin e lëndës narkotike, doza me lëndë të dyshuar kokainë dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë dhe Sektori për Krimet e Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.6 dhe Forcën e Posaçme “Shqiponjat”, pas një pune hetimore disajavore, finalizuan operacionin antikanabis të koduar ”Aroma”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. A., 28 vjeç dhe Xh. I., 54 vjeçe.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin përshtatur ambientin e një banese, me aparatura që shërbejnë për tharjen dhe prodhimin e lëndëve narkotike, të cilën e paketonin dhe e bënin gati për shpërndarje me doza për përdorues të ndryshëm.

Në vijim të operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit H. T., 50 vjeç, i cili kishte detyrë të ruante ambientin e jashtëm të banesës dhe të raportonte te dy shtetasit e tjerë në rast se shikonte lëvizjeve të dyshimta.

Gjatë kontrollit të banesës u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 27 kg lëndë e dyshuar kanabis, një armë zjarri pistoletë, municion luftarak, aparatura që shërbejnë për tharjen dhe prodhimin e lëndës narkotike, doza me lëndë të dyshuar kokainë, një peshore elektronike dhe një automjet.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”. a.n

https://streamable.com/m7pk8i

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Rama bën analizën e rrallë: Forcimi i lekut se ka rënë euro, jo i parave të pista

Rama bën analizën e rrallë: Forcimi i lekut se ka rënë euro, jo i parave të pista

17/07/2026
Ministrja serbe shton cinizmin: Duhej të kisha përdorur termin “deportim”

Ministrja serbe shton cinizmin: Duhej të kisha përdorur termin “deportim”

17/07/2026
SAMI NEZA/ Pse asnjë gabim në protestë nuk favorizon Ramën

Media zvicerane: Protestat në Shqipëri u shndërruan në një lëvizje kundër sistemit politik

17/07/2026
Emetohet kartëmonedha 10.000 lekëshe, ja kur del në qarkullim dhe cila do të jetë tematika e saj

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë kërkon imunitet ndaj arrestimit

17/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama bën analizën e rrallë: Forcimi i lekut se ka rënë euro, jo i parave të pista

Rama bën analizën e rrallë: Forcimi i lekut se ka rënë euro, jo i parave të pista

17/07/2026
Ministrja serbe shton cinizmin: Duhej të kisha përdorur termin “deportim”

Ministrja serbe shton cinizmin: Duhej të kisha përdorur termin “deportim”

17/07/2026
SAMI NEZA/ Pse asnjë gabim në protestë nuk favorizon Ramën

Media zvicerane: Protestat në Shqipëri u shndërruan në një lëvizje kundër sistemit politik

17/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.