Një iraken u kap në një fshat të Korçës me disa doza kanabis me vete.
Policia e Korçës ka bërë arrestimin e tij.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të shtetasit M. A., 25 vjeç, banues në Bagdat, Irak, pasi në afërsi të fshatit Trestenik, Devoll, gjatë kontrollit fizik që shërbimet e Policisë Kufitare dhe “FRONTEX-“, kanë ushtruar ndaj këtij shtetasi, iu gjetën 6 doza me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.





