Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Akuza e Bashës për blerjen e mediave nga qeveria: Kronikat e mediave blihen me paratë e korrupsionit dhe të oligarkëve

07/10/2021
Akuza e Bashës për blerjen e mediave nga qeveria: Kronikat e mediave blihen me paratë e korrupsionit dhe të oligarkëve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Replika e Bashës në Parlament:

Zonja Nikolla, unë e kuptoj që je mësuar të marrësh komanda dhe urdhra me buton, por kjo nuk është asambleja e Partisë Socialiste, as mbledhja e oligarkëve, as ndonjë azil numër 2 ku mund të bësh gjërat siç do ti, e siç ke dashur ti. Ky është kuvendi, i dal nga masakra zgjedhore por ka disa rregulla. Dhe këtu e para e punës nuk kishte asnjë të drejtë të çoheshe zonja me vjershën që kishte parapërgatitur regjisori, sepse askush si përmendi emrin. Por kuptohet që jeni të gjithë me regji qendrore, ju dhe ata që fshihen pas jush, ata hajdutët e tenderëve sekretë. Është ajo regji qendrore që e mban në këmbë këtë shtet mafioz dhe që i ka zënë dhe grykën dhe SPAK-ut se përndryshe gjysma prej jush nuk do të ishin këtu sot. Gjysma prej jush nuk duhej të ishin këtu, se ku do isha unë do e shikoje mirë ti ku do isha, por gjysma prej jush nuk do të ishin këtu. Ta tregoj ty unë pastaj se ku do isha unë, por gjysma prej nuk do të ishin këtu. Tani, zbato procedurën, të paktën zbato procedurën. Mos u kthe në një hije të Leka Çukos, sepse procedura nuk të jep ty të drejtën ta kthesh këtë kuvend në një kotec, ndonëse ju keni hyrë si të hyni në një kotec, se s’keni respekt votën. Por ne nuk kemi hyrë për të qëndruar pas hijes së fermës së kafshëve që ka pllakosur shtëpinë tuaj e familjen tuaj dhe tani doni ta ktheni në realitet për të gjithë Shqipërinë. Harrojeni këtë! Ndaj, në qoftë se nuk do të mbash përgjegjësi, ti personalisht përgjegjëse për shkatërrimin që në nisje me të gjithë pasojat të asaj që është themeli i një Kuvendi, qoftë i përçudnuar siç është ky i masakrës zgjedhore është e drejta e opozitës për të thënë fjalën përmes respektimi rigoroz të procedurës në qoftë se nuk je aty thjesht dhe vetëm si dispeçe i ministrave dhe të atij që të ka vënë aty, minimumi bëj atë për të cilën i je zotuar mediave, respekto procedurën. Të drejtën për fjalën për procedurë e kërkoi një deputete e opozitës, por ti nuk ke sy për opozitën. Replika i takonte të vetmit që u përmend me emër që ishte kryetari i opozitës. Megjithatë duke shpresuar që të kesh reflektimin sado të vogël të mundshëm, sepse përndryshe pasojat bien mbi ty, pavarësisht se unë e kuptoj që je skllavja morale e atij që të ka vënë aty, por mundohu t’i thyesh ata vargonj se je aty. Tani nuk të votuam ne, por prapë aty je. Thelbi të dashur qytetarë i të gjithë këtyre manovrave është për të shmangur vëmendjen nga ajo që ju thashë, për të ndërtuar një burg për mendjen tuaj ku kronikat e mediave dhe kronikave që blihen me paratë e korrupsionit dhe të oligarkëve dhe të tenderëve dhe të PPP-ve dhe që bëjnë apelin mëngjes e në darkë në paradhomën e këtij që kam mbrapa, të raportojnë që ky është halli, jo varfëria, jo hallet tuaja, jo mjerimi juaj sepse për këta siç e tha ajo që foli përpara, këto janë teknikalitete. Varfëria juaj është çështje teknike. Dhe sa i takon kësaj ju ftoj që në vend të dëgjoni se çfarë mendoj unë për këtë mendoni ju se ku ka arritur vendi ku anëtarja e kabinetit del këtu dhe thotë varfëria është çështje teknike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Ulje qesharake e çmimit të energjisë. Përfitimi nga familjet, afro 500 lekë në muaj

Mandati i Ballukut në Këshill me 23 shkurt

16/02/2026
Rama: Balluku dha dorëheqjen 3 herë. Ekzekutivi është pushtet i pavarur 

Rama: Balluku dha dorëheqjen 3 herë. Ekzekutivi është pushtet i pavarur 

16/02/2026
Manja prezanton amendimet për mbrojtjen e qeverisë nga SPAK

Manja prezanton amendimet për mbrojtjen e qeverisë nga SPAK

16/02/2026
PD e Lezhës zgjedh kryetaren e re. Garë e fortë mes 3 emrave

PD e Lezhës zgjedh kryetaren e re. Garë e fortë mes 3 emrave

15/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

REUTERS/ Rama, masa ligjore që ndalojnë pezullimin e ministrave që hetohen për korrupsion

REUTERS/ Rama, masa ligjore që ndalojnë pezullimin e ministrave që hetohen për korrupsion

16/02/2026
Ulje qesharake e çmimit të energjisë. Përfitimi nga familjet, afro 500 lekë në muaj

Mandati i Ballukut në Këshill me 23 shkurt

16/02/2026
Rama: Balluku dha dorëheqjen 3 herë. Ekzekutivi është pushtet i pavarur 

Rama: Balluku dha dorëheqjen 3 herë. Ekzekutivi është pushtet i pavarur 

16/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.