Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha në foltoren e Durrësit: Opozita dështoi në çdo projekt që nga viti 2013 e këtej

29/09/2021
Berisha në foltoren e Durrësit: Opozita dështoi në çdo projekt që nga viti 2013 e këtej
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish-Kryeministri Sali Berisha u prit sot ne foltoren e Durrësit nga qindra demokratë ku nuk munguan as figura të rëndësishme të PD-së si Edi Paloka, Oerd Bylykbashi, Flamur Noka apo Igli Cara.

Ky është takimi i katërt që ish-Kryeministri zhvillon me bazën e Partisë Demokratike, pas tre tubimeve të para që zhvilloi në Tiranë, Fier dhe Vlorë.

Sali Berisha vijpn  “Foltoren” e radhës, si pjesë e iniciativës së liderit historik të demokratëve për t’i kthyer sovranitetin Partisë.

Në fillim të fjalës së tij, Berisha listoi një sërë arsyesh se përse qeverisja e Edi Ramës, sipas tij e ka lënë vendin për tetë vite në vend numëro.

“Ky angazhimi juaj është mesazhi i shpresës që rrezaton në mbarë Durrësin, dhe shqiptarët kudo që ndodhen, të gjendur në një situatë ndër më të vështirat. Në një qeverisje që në 8 varfëroi shqiptarët në mënyrë të pandalshme.”

Sipas ish-kryeministrit, opozita në këto vite nuk arriti asnjëherë të organizonte aksionet dhe veprimet për t’i dalë përballë qeverisjes së Ramës.

“Dështoi në çdo nismë të marrë nga viti 2013 deri më sot. Dështoi, dhe për këtë dështim, përgjegjësia absolute i përket atij që ishte në timon e PD. Unë kam pjesën time të pamohueshme të fajit. Dhe unë jam këtu për t’u kërkuar ndjesë. Për të shpjeguar ku ishte gabimi im, dhashë dorëheqjen…”

Duke u kthyer tek lideri aktual i demokratëve, Berisha tha se gabimi i tij në këtë mes është që qëndroi i heshtur ndaj problemeve që ekzistonin në PD.

“I kërkova Bashës të japë dorëheqje pas zgjedhjeve të 2017, humbje të tillë nuk kishim njohur kurrë, as në ’97. Nuk nisa procesin e duhur që ai të merrte përgjegjësi për humbjen e tmerrshme në 2017. Unë çdo gjë i thoja, por nuk e beja se nuk kisha ndërmend të kthehesha më. Isha i vendosur të qëndroja njëri prej jush. E kisha konceptuar si dorëheqje pa kthim. Nuk futesha dot në çështje të brendshme pa projekt.”  m.k

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Çfarë thuhet në deklaratën e PD pas dhunës policore: Sumuan protestuesit me gaz, bomba dhe molotov

Çfarë thuhet në deklaratën e PD pas dhunës policore: Sumuan protestuesit me gaz, bomba dhe molotov

17/04/2026
Policia përdori spraj ariu vdekjeprurës dhe dhunë brutale! Gazetari Aulon Kalaja u godit kafshërisht

Policia përdori spraj ariu vdekjeprurës dhe dhunë brutale! Gazetari Aulon Kalaja u godit kafshërisht

17/04/2026
Dhunë e policisë në protestë, deputetët Flamur Noka dhe Luçiano Boçi goditen. Boçi në spital, Noka mjekohet në rrugë

Dhunë e policisë në protestë, deputetët Flamur Noka dhe Luçiano Boçi goditen. Boçi në spital, Noka mjekohet në rrugë

17/04/2026
Deputeti i PD-së Klevis Balliu dhunohet nga policia, përfundon në spital

Deputeti i PD-së Klevis Balliu dhunohet nga policia, përfundon në spital

17/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Çfarë thuhet në deklaratën e PD pas dhunës policore: Sumuan protestuesit me gaz, bomba dhe molotov

Çfarë thuhet në deklaratën e PD pas dhunës policore: Sumuan protestuesit me gaz, bomba dhe molotov

17/04/2026
Policia përdori spraj ariu vdekjeprurës dhe dhunë brutale! Gazetari Aulon Kalaja u godit kafshërisht

Policia përdori spraj ariu vdekjeprurës dhe dhunë brutale! Gazetari Aulon Kalaja u godit kafshërisht

17/04/2026
Dhunë e policisë në protestë, deputetët Flamur Noka dhe Luçiano Boçi goditen. Boçi në spital, Noka mjekohet në rrugë

Dhunë e policisë në protestë, deputetët Flamur Noka dhe Luçiano Boçi goditen. Boçi në spital, Noka mjekohet në rrugë

17/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.