Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Në Komisionin e Sigurisë, opozitës nuk i lejohet pjesëmarrja fizike dhe nuk i jepet fjala. PS refuzon 1 minutë heshtje për policin e vrarë

28/09/2021
Në Komisionin e Sigurisë, opozitës nuk i lejohet pjesëmarrja fizike dhe nuk i jepet fjala. PS refuzon 1 minutë heshtje për policin e vrarë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në Komisionin e Sigurisë, opozitës nuk i lejohet pjesëmarrja fizike dhe nuk i jepet fjala. Maxhoranca refuzoi kërkesën e PD për të mbajtur 1 minutë heshtje për policin e vrarë sot në krye të detyrës në Lezhë. Përfaqësuesit e PD, Flamur Noka, Ervin Salianji dhe Enkelejd Alibeaj kërkuan zbatimin e rregullores së Kuvendit për të mos zhvilluar mbledhje online.

QENDRIMET E PËRFAQËSUESVE TË PD NË KOMISIONIN E LIGJEVE DHE PAS MBYLLJES SË MBLEDHJES:

Flamur Noka: Veprimet e sotme tregojnë më së miri gjendjen që e keni çuar këtë Komision. Një minutë heshtje është i detyrueshëm për çdonjërin prej nesh, për këtë oficer që dha jetën në betejë për rendin ligjin, kushtetutën dhe sigurinë publike, sigurinë e pronës dhe jetës së qytetarëve shqiptarë, në betejë me trafikantët dhe krimin e organizuar.

(Deputetët e opozitës ngrihen në këmbë në një minutë heshtje. Kryetari i komisionit të Sigurisë Nasip Naço refuzon të ngrihet në këmbë)

Enkelejd Alibeaj: Kjo Republikë nuk e njeh gjendjen e jashtëzakonshme. Vendimi i Konferencës së Kryetarëve thotë këtë gjë: Vendimet, mbledhjet e komisioneve merren online, por kur kushtet janë dhe në raste të jashtëzakonshme ato zhvillohen edhe fizikisht. Po a ka mbledhje që është në raste të jashtëzakonshme siç është edhe ky i sotmi për ngjarjen fatkeqe që ka ndodhur? Nuk është kjo mënyra se si mund të vendoset parlamentarizmi në këtë vend.

Ervin Sallianji brenda Komisionit të Sigurisë: Sot ka ndodhur nje nga ngjarjet me te renda, atentat ndaj shtetit. Humbja e jetes ne krye te detyres e nje efektivi te ndershem, nga te paktet qe lufton realisht krimin dhe gjendjen e perhapur te kanabisit dhe droges anembane Shqiperise. Kushdo qe bie ne lufte me krimin është deshmor i atdheut dhe ne qe jemi te pranishëm fizikisht nuk mund te bejme sikur nuk ekzistojme ashtu sic fshihen ngjarjet dhe mbulohen me propogandë. Ne ekzistojme sic ekziston edhe kriminaliteti, vrasjet, droga, mungesa e rendit dhe sigurisë publike.

DEKLARATË E NËNKRYETARIT TË KOMISIONIT TË SIGURISË, FLAMUR NOKA

Kjo është frikë nga opozita, kjo është frikë nga parlamentarizmi, ne e kemi bërë me dije gjithmonë, Edi Rama e urren parlamentarizmin. Edi Rama e urren vlerat që përcjell parlamentarizmi, ndaj po bën gjithçka që t’i mbyllë zërin opozitës dhe parlamentarizmit. Opozita është e vendosur që të ndjekë të gjitha hapat për të rikthyer legjitimitetin këtij parlamenti, për t’i rikthyer debatin, diskutimin në parlament dhe për t’u përballur me regjimin që sot është në karrike falë masakrës zgjedhore që ka zhvilluar. Ne do të bëjmë gjithçka që të kthehet parlamentarizmi. Parlamentarizmi është vrarë. Të gjitha hap pas hapi, asgjë nuk bëhet të gjitha bashkë. r.p

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Çfarë thuhet në deklaratën e PD pas dhunës policore: Sumuan protestuesit me gaz, bomba dhe molotov

11 ptotestues të opozitës dalin sot para Gjykatës së Tiranës

20/04/2026
VIDEO/Dalin pamjet e burgut fantazmë të Recit në Koplik

‘Revoltë’ në burgun e EMRAT/ Reçit, të burgosurit sulmojnë policët

19/04/2026
Ish-ministri i Financave Malaj: Taksa e sheshtë 9%, e dështuar

Historia e Arben Malajt me Erion Veliajn: Skemë me oligarkë për të rrëmbyer toka

19/04/2026
Dy turistë belgë bllokohen në një zonë të thellë në Lekbibaj, Tropojë

GRAMSH/ Humb jetën pranë Ujëvarës së Sotirës shoqëruesi i turistëve

19/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Çfarë thuhet në deklaratën e PD pas dhunës policore: Sumuan protestuesit me gaz, bomba dhe molotov

11 ptotestues të opozitës dalin sot para Gjykatës së Tiranës

20/04/2026
VIDEO/Dalin pamjet e burgut fantazmë të Recit në Koplik

‘Revoltë’ në burgun e EMRAT/ Reçit, të burgosurit sulmojnë policët

19/04/2026
Ish-ministri i Financave Malaj: Taksa e sheshtë 9%, e dështuar

Historia e Arben Malajt me Erion Veliajn: Skemë me oligarkë për të rrëmbyer toka

19/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.