Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ambasadorja Yuri Kim, takim me Lulzim Bashën më selinë e PD: Shpresoj që demokratët të dalin më të fortë pas kësaj situate

24/09/2021
Ambasadorja Yuri Kim, takim me Lulzim Bashën më selinë e PD: Shpresoj që demokratët të dalin më të fortë pas kësaj situate
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ambasadorja Yuri Kim ka konfirmuar edhe njëherë qëndrimin e SHBA-së për luftën kundër korrupsionit në nivele të larta. Në një prononcim për mediat, diplomatja amerikane tha se gjatë qëndrimit të saj disa ditor në SHBA, ka biseduar me zyrtarë të lartë amerikanë në Departamentin e Shtetit dhe Shtëpinë e Bardhë ku i ka informuar për situatën politike në Shqipëri.

Pas takimit me kryedemokratin Lulzim Basha në selinë e PD-së, ajo thotë se SHBA do të vijojë të mbështesë demokratët dhe se do të vijojë bashkëpunimi i ngushtë.

Diplomatja amerikane thotë se SHBA ka mbështetur PD-në kur erdhi në pushtet në fillim, dhe do të bashkëpujmë me të kur ajo të jetë sërish në pushtet.

“Sapo jam kthyer para pak orësh nga Uashingtoni ku pata mundësinë për të biseduar me liderë nga të gjitha agjencitë, përfshirë Departamentin e Shtetit dhe Shtëpinë e Bardhë. Sigurisht pata mundësi që të japë informacion shefave të mi dhe zyrtarëve të lartë amerikanë për situatën në Shqipëri. Besoj që mendova që ishte e rëndësishme se sa erdha në PD, për të ndarë me kryedemokratin për atë që mësova në SHBA. Ndava me kryetarin Basha që Uashingtoni mbetet i angazhuar për të punuar më ngushtë me Partinë Demokratike. Sikurse e dimë qeveria e SHBA ka pasur marrëdhënie të fortë me PD që në fillim të saj. Ne ishim aty kur PD hypi në pushtet për herë të parë, dhe shpresojmë të punojmë sëbashku kur ajo të kthehet në pushtet sërish” – tha Kim.

Duke iu referuar situatës së brendshme në Partinë Demokratike, diplomatja amerikane thotë se shpreson që demokratët të dalin më të fortë.

“Demokracia përkufizohet nga të pasurit një parti të lirë dhe opozitarë të fortë. Gjithashtu e kuptojmë mirë që PD ndodhet në një situatë të vështirë, por shpresojmë që të dalë më e fortë dhe më e bashkuar dhe shpresojmë të kthehet më e fortë për të fituar zgjedhjet. Gjithashtu dëshiroj të konfirmoj që përsa i përket Uashingtonit, ne jemi serioz në luftën kundër korrupsionit, jemi të gfatshëm ta sulmojmë atë pavarësisht rankut dhe posteve. Kam parë disa raporte shqetësuese që ajo që ka ndodhur për përcaktinim e rasteve marrëdhënieve për të sulmuar demokracinë e Shqipërisë, Është e gabuar dhe ofenduese. Në fakt dua të kujtoj që në 6 maj 1920 kur të gjithë donin që Shqipëria donin të shuhej nga faqja e dheut, Presidenti amerikan tha që Shqipëria është e pavarur. Shqipëria do të vijojë më e fortë sovrane. Kushdo që do të vendosë SHBA-në kundër popullit shqiptar, e keni gabim. Populli shqiptar e di që e keni gabim. Pozita jonë përsa i përket sovranitetit të Shqipërisë nuk ka për të ndryshuar. Pozita jonë kundrejt PD-së nuk do të ndryshojë. Mbetet shumë punë për të bërë në javët në vazhdim. Është thelbësore që PD është rikthyer në Kuvend plotësisht. Ka veprime që duhen ndërmarrë që të kemi zgjedhje më të mira herën e ardhshme për të trajtuar mangësitë që janë identifikuar në raportin e ODIHR. Duhet bërë punë për reformën territorial dhe në luftën kundër korrupsionit. E gjithë kjo kërkon që të ketë një PD të fortë dhe të bashkuar, por nuk mund të bëhet përpara nëse një këmbë është prapa.  Ne presim që të ecim përpara me popullin e Shqipërisë, kështu që le të ecim përpara” – tha Kim.

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

SKEMA & TARIFAT/ Ja zinxhiri i korrupsionit në Aeroportin e Rinasit

Kujdes nga mesazhet mashtruese, skema “phishing” për vjedhjen e të dhënave bankare

15/08/2026
Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

15/08/2026
ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

15/08/2026
ELBASAN/ I drejtoi pistoletën në kokë, por arma nuk shkrepi

ELBASAN/ I drejtoi pistoletën në kokë, por arma nuk shkrepi

15/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SKEMA & TARIFAT/ Ja zinxhiri i korrupsionit në Aeroportin e Rinasit

Kujdes nga mesazhet mashtruese, skema “phishing” për vjedhjen e të dhënave bankare

15/08/2026
Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

15/08/2026
ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

15/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.