Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Ministri në hije i republikanëve me doli në mbrojtje”. Nuk ka më proamerikan se ata që besojnë tek vota e lirë

21/09/2021
“Ministri në hije i republikanëve me doli në mbrojtje”. Nuk ka më proamerikan se ata që besojnë tek vota e lirë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish-kryeministri Sali Berisha i është drejtuar demokratëve të Fierit, duke i thënë se duhet ti kërkojnë Lulzim Bashës që të vijë dhe t’i takojë, për të diskutuar me ta.

Lideri historik i PD-së u shpreh se kjo që po bën është mision, si në vitin 1991, me qëllim për ta cuar të djathtën drejt fitores.

“Ne kemi 30 vjet si parti, kemi tiparet tona. Ne jemi parti e vlerave, parti e qendrës së djathtë dhe parti e lirive. Ne kemi partnerë tonin, PR të SHBA-ve.

Frymëzuesi im ishte Ronald Regani. Kur kemi themeluar partinë, e dinim çfarë ishte Partia Komuniste por nuk dinim çfarë ishin partitë e tjera.

Problemi është si do ta largojmë Edi Ramën, si do tja nxjerrim për hundësh votat që vodhi dhe fitoret që grabiti. Si? Kjo është çështja e të gjitha çështjeve. Ai i imponoi pengut të tij që të marrë një vendim vetëvrasës.

Ftoj gjithë strukturat e PD të shtrojnë pyetjen, a jeni për t’u shkelmuar nga kryetari apo do i tregoni vendin kryetarit? A jeni ju antiamerikanë apo është kryetar një peng sharlatan që do t’iu imponojë vendimet antidemokratike, antistatutore.

Pse nuk vjen kryetra tek ju? Ka gjetur modelin, i thërret kryesitë në Tiranë. Shko në rrethe dhe diskuto me ta

Ndaj dhe ju ftoj të bëhemi misionarë, sot është mision njëlloj si në 1991. Të ngremë opozitën fuqishëm, e goditur shumë rëndë nga pabesitë e pamerituara dhe të shkojmë të sigurt drejt fitores”, tha Berisha.

Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi nga Fieri edhe deklaratat e Lulzim Bashës se baza e PD është anti-amerikane.

“Tani ai ka dalë me sloganin se jemi me Amerikën. Por nuk ka më pro-amerikan se ata që besojnë te vota e lirë. Nuk ka më pro-amerikan se ata që besojnë te transparenca, që besojnë se sovraniteti është kushti i kushteve për të qenë partner serioz i SHBA.

Prova e parë që del për të faktuar korrupsionin e Sali Berishës apo të fëmijëve të tij, Sali Berisha merr masë ndaj vetes. Por Sali Berisha është i pathyeshëm ndaj gënjeshtrave dhe presioneve,” tha Berisha.

Sipas tij, një nga njerëzit më të rëndësishëm të republikanëve në SHBA, Richard Grenell e ka mbrojtur, duke thënë se vendimi ndaj tij është politik.

“Ne jemi aleatë të republikanëve në SHBA. Idhulli im ka qenë Regan.

Ministri në hije i republikanëve, në konferencën më të madhe vjetore të kësaj partie, ka deklaruar se Sekretari i Shtetit Blinken e ka përdorur ligjin si armë kundër kundërshtarëve të kryeministrit shqiptar, për të mos lejuar ardhjen e tyre në pushtet, nën ndikimin e George Soros. Ky njeri, që është më i informuari në botë, nuk do i dilte zot Berishës nëse nuk do kishte informacionet e tij,” tha Berisha, duke shtuar se Basha nuk bëri dot as këtë gjë, që të shprehej si republikanët amerikanë, se akuzat janë politike. m.k

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha: Rama sulmoi protestuesit paqësorë njësoj si Asadi në Siri! Kurrë në Europë nuk janë parë pamje të tilla

Berisha: Rama sulmoi protestuesit paqësorë njësoj si Asadi në Siri! Kurrë në Europë nuk janë parë pamje të tilla

20/04/2026
Bashkia Gjirokastër dhe kryetari Golemi reagojnë: Asnjë rast me HIV/AIDS në institucion. Jemi mirë

GJIROKASTËR/ Lajmi për infektim me SIDA në bashki, procedohet penalisht 33-vjeçari

20/04/2026
Rama justifikon vendimet e Bordit për çmimin e naftës mbi atë të kompanive

PS/ Balla për mungesën e Spiropalit në votim, nuk e diskuton në grup: Analiza në fund të sesionit

20/04/2026
SHQIPËRIA/ Rrezikon të humbasë mbi 67 mln euro nga BE nëse nuk përshpejton reformat

SHQIPËRIA/ Rrezikon të humbasë mbi 67 mln euro nga BE nëse nuk përshpejton reformat

20/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Rama sulmoi protestuesit paqësorë njësoj si Asadi në Siri! Kurrë në Europë nuk janë parë pamje të tilla

Berisha: Rama sulmoi protestuesit paqësorë njësoj si Asadi në Siri! Kurrë në Europë nuk janë parë pamje të tilla

20/04/2026
Bashkia Gjirokastër dhe kryetari Golemi reagojnë: Asnjë rast me HIV/AIDS në institucion. Jemi mirë

GJIROKASTËR/ Lajmi për infektim me SIDA në bashki, procedohet penalisht 33-vjeçari

20/04/2026
Rama justifikon vendimet e Bordit për çmimin e naftës mbi atë të kompanive

PS/ Balla për mungesën e Spiropalit në votim, nuk e diskuton në grup: Analiza në fund të sesionit

20/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.