Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha mban Foltoren në Tiranë, brohoritje nga pjesëmarrësit, mijëra të tjerë e ndjekin direkt nga rrjetet sociale

16/09/2021
Berisha mban Foltoren në Tiranë, brohoritje nga pjesëmarrësit, mijëra të tjerë e ndjekin direkt nga rrjetet sociale
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një numër i konsiderueshëm anëtarësh të PD morën pjesë këtë pasdite në takimin që organizoi ish kryeministri Sali Berisha në një nga sallat e hotel Rogner në Tiranë ndëraa më shumë se 10 mijë të tjerë e ndoqën direkt në rrjete sociale.

Gjatë takimit pjesëmarrësit kanë kërkuar largimin e kreut të PD, Lulzim Basha dhe shpesh kanë thirrur: Basha ik, Basha ik.

Që më fillim ish-kryeministri tha se kur humbën zgjedhjet, kryetari i PD-së, duhet të largoher dhe se Lulzim Basha duhet të ishte larguar sa herë ka humbur zgjedhjet. Nëse i ka humbur dy herë, sipas Bashës, duhet të kishte ikur dy herë.

“Po i humbe njëherë zgjedhjet duhet të ikësh, po i humbe dy herë dy herë duhet të ikësh. Unë jua kam treguar të gjithë skenën e 2001-shit. Me prova dhe fakte, arritëm të vendosnim sanksione për qeverinë e Fatos Nanos,”- tha Berisha.

Në vijim ai tha se nëse Rama nuk i fitoi zgjedhjet, as PD nuk i fitoi.

“Ditën e zgjedhjeve në darkë, pollster-i më serioz që kishim, pyet zgjedhësit demokratë: Për kë votuat në PD? Vetëm 19% e tyre votuan për kryetarin. E kundërta ishte raporti në kampin tjetër. Çfarë bëri zotëria? Unë i thashë në zyrë, unë absolutisht nuk do e kapërdija më, por kisha disa probleme të mia. Ai humbi 2 herë zgjedhjet…Humbe 1 herë duhet të ikësh i humbe 2 herë 2 herë duhet të ikësh. Çfarë bëri? I tregoj të gjithë skemën e 2001, si arritëm ne në atë vit që i kisha kundërt dhe kjo ishte e vërtetë, por ne arritëm me fakte dhe dokumente të vëmë sanksione në qeverinë e Nanos. Ne si opozitë e fituam një levë tani, por e vërteta është që veçse këtu brenda treguam që na grabiti zgjedhjet me fakte dhe dokumente, por përveç kësaj, vetë ata që vendosën sanksionet u shqetësuan për zgjedhjet në Shqipëri dhe PD fitoi në 2005 zgjedhjet, në të njëjtën mënyrë që veproi Lulzim Basha për interes të karriges së tij. Duke shkelmuar miqtë e mi, që e bënë natën ditë për të fituar zgjedhjet, ai vuri përpara karrigen e tij dhe i tha atyre se keni fituar. I bënte atyre propaganda mashtruese se janë fituar më shumë vota se 2013. Por krahasuar me atë vit, PD ka marrë 74 mijë vota më pak. Në këtë rrethanë, pas kësaj që ishte për mua goditja e dy më e madhe pas humbjes së zgjedhjeve, sepse ne shkelmuam, injoruan, lumenjtë e djersës së zgjedhësve tanë dhe ne nuk ishim të zotë për asgjë, sepse kryetari ynë, ish-kryetari në fakt u mor me karrigen…lapsus, lapsus, kryetar”, shpjegoi Berisha.

Në vijim Berisha tha se Basha i futi thikë pas shpine demokratëve, parimeve të PD-së. Mbajti deklaratën e turpshme të tij të largimit tim nga grupi par;amentar dhe pastaj u fut tek ata dhe ua komunikoi. U futi thikën pas shpine.  Kujt i futi thikën tjetër ai, ju anëtarëve të Partisë Demokratike.

Unë jam kam thënë se më të nuk i fotojmë zgjedhjet prandaj të forcojmë partinë. Dilte me një kamiocinë, se ku e kishte gjetur ironizoi Berisha. m.k

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

SKEMA & TARIFAT/ Ja zinxhiri i korrupsionit në Aeroportin e Rinasit

Kujdes nga mesazhet mashtruese, skema “phishing” për vjedhjen e të dhënave bankare

15/08/2026
Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

15/08/2026
ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

15/08/2026
ELBASAN/ I drejtoi pistoletën në kokë, por arma nuk shkrepi

ELBASAN/ I drejtoi pistoletën në kokë, por arma nuk shkrepi

15/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SKEMA & TARIFAT/ Ja zinxhiri i korrupsionit në Aeroportin e Rinasit

Kujdes nga mesazhet mashtruese, skema “phishing” për vjedhjen e të dhënave bankare

15/08/2026
Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

15/08/2026
ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

15/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.