Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kronika e Tiranës, arrestime në hotelin ku vdiq 28 vjeçari, pranga për shitësnheroine e kokaine, 2 ciklistë goditen rëndë nga shoferët

12/09/2021
Kanos fqinjin me armë gjahu: Pse e sheh gruan time
Share on FacebookShare on Whatsapp

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe Forcën e Posaçme “Shqiponjat” bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotike” të shtetasit K. B., 30 vjeç, dhe për veprën penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” të shtetases M. K., 51 vjeçe, pasi në lokalin i cili ishte hapur jashtë orarit të përcaktuar për mbyllje, në administrim nga shtetasja M. K., iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë shtetasit K. B.

Po nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponjat” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. D., 44 vjeç, pasi gjatë kontrollit të mjetit me të cilin qarkullonte pa lejen përkatëse, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike heroinë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve u bë ndalimi i shtetasit në kërkim M. Ç., 29 vjeç ( i kapur nga sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6) pasi Gjykata e Shkallës së parë Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve A. D., 36 dhe E. Gj., 29 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur me dhunë portofolin e shtetasit I. G.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. B., 58 vjeç, sepse në banesë, në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkeshortes së tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. Xh., 44 vjeç, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja” dhe “Dhuna në familje”, sepse në një autobuz ka tentuar të vjedhi çantën me sendet personale të shtetases K. K.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

M. I., 31 vjeç, pasi në Rrugën e Kavajës ka përplasur drejtuesin e biçikletës shtetasin F. T., 47 vjeç, i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore;

R. Sh., 56 vjeç, pasi në rrugën dytësore “Panvaresia”, ka përplasur motorrin tip “Dayang”, me drejtues shtetasin E. Ç., 21 vjeç i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore;

B. M., 38 vjeç, pasi në rrugën “Petro Nini Luarasi”, duke drejtuar ciklomotorrin ka aksidentuar këmbësorin A. Gj., 78 vjeç, i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore;

Në vijim të dokumentimit të plotë të ngjarjes së ndodhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ku aksidentalisht ra nga lartësia e hotelit ku qëndronte dhe për pasojë ndërroi jetë shtetasi A.M, 28 vjeç, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, referuan materialet për shtetasin R. H,, 38 vjeç, me detyrë përgjegjës i mirëmbajtjes dhe shtetasin R. S., 49 vjeç, me detyrë administrator i hotelit, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Më datë 11.09.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë në ngarkim të shtetasve K. D., 20 vjeç, M. Zh., 22 vjeç dhe A. Gj, pasi në rrugën “Don Bosko”, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë goditur me sende të forta shtetasin T. M., 26 vjeç, (ish kunati i K.D) i cili pasi mori ndihmën mjekësore, doli nga spitali.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

Nxirret arma në Vaun e Dejës. Sherr mes disa personave

18/07/2026
Humb jetën gazetari Enrik Mehmeti, ngjarja në bregdetin e Vlorës

Humb jetën gazetari Enrik Mehmeti, ngjarja në bregdetin e Vlorës

18/07/2026
DITA 49/ Thirrje për qytetarët të mblidhen më 23 korrik para Parlamentit

DITA 49/ Thirrje për qytetarët të mblidhen më 23 korrik para Parlamentit

18/07/2026
Berisha: Forcimi i lekut vjen nga narko-euro, Rama po shkatërron ekonominë

Berisha: Forcimi i lekut vjen nga narko-euro, Rama po shkatërron ekonominë

18/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

Nxirret arma në Vaun e Dejës. Sherr mes disa personave

18/07/2026
Humb jetën gazetari Enrik Mehmeti, ngjarja në bregdetin e Vlorës

Humb jetën gazetari Enrik Mehmeti, ngjarja në bregdetin e Vlorës

18/07/2026
DITA 49/ Thirrje për qytetarët të mblidhen më 23 korrik para Parlamentit

DITA 49/ Thirrje për qytetarët të mblidhen më 23 korrik para Parlamentit

18/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.