Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Pse u arrestua drejtori i IKMT në Dibër, bashkë me të edhe një biznesmen

10/09/2021
Njihuni me dy policët dhe avokatin që u zhvatnin para qytetarëve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Drejtori i Inspektoratit për Kontrollin dhe Mbrojtjen e Territorit në Dibër arrestua nga policia me akuzën e ryshfetit që ka marrë nga një kompani minerare.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit në pranga ka rënë drejtori i IKMT-së në qarkun Dibër, 56-vjeçari Lutfi Miftari dhe administratori i firmës minerare në këtë zonë, 34-vjeçari Eljo Elezi.

Bëhet me dije se drejtori ka marrë një rryshfet prej 50 mijë lekësh në mënyrë që të mos gjobisë kompaninë.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e Lutfi Miftarit iu gjetën dhe iu sekuestruan dhe shuma të tjera parash, më konkretisht 29.500 euro, 1300 dollarë dhe 896 mijë lekë të reja.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Bankomati”. Vihen në pranga Drejtori i IKMT-së në qarkun Dibër dhe administratori i një kompanie që operon në fushën minerare në qarkun Dibër.

Në kuadër të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e  korrupsionit, Njësia për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë (SPAK), finalizuan me sukses operacionin policor “Bankomati”, si rezultat i të cilit u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  1. M., 56 vjeç, , banues në Tiranë, me detyrë Drejtor i IKMT-së në qarkun e Dibrës.
  2. E., 34 vjeç, banues në Tiranë, adminstrator i një kompanie që operon në fushën minerare në qarkun Dibër.

Arrestimi i këtyre personave u bë pasi shtetasi L.M,  në cilësinë e Drejtorit të IKMT, në Qarkun e Dibrës, ka abuzuar me detyrën duke marrë ryshfet nga shtetasi E. E, adminstratori i kompanisë , shumën prej 50.000 lekë të rinj, për të mos filluar procedurën për shkeljen e konstatuar tek ky subjekt nga grupi i kontrollit për mungesën e dokumentacionit, si lejen mjedisore e dokumente të tjera.

Në cilësinë e provës materiale shtetasit  L. M, iu sekuestruan 50.000 lekë të rinj të cilat ja kishte dhënë shtetasi E.E.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit L.M, policia gjeti dhe sekuestroi  në cilësinë e provës materiale 29.500 Euro, 1300 Dollarë dhe 896.000 lekë të rinj.

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, si të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. a.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Arrestohet në Spanjë Juxhin Drazhi, kërkohej për trafik droge

LEZHË/ Morën me forcë një 28-vjeçar, rrahje vendçe te karburanti

20/07/2026
Tensione para Kuvendit, protestuesit hedhin vezë drejt deputetëve: “Parlament i krimit”

Tensione para Kuvendit, protestuesit hedhin vezë drejt deputetëve: “Parlament i krimit”

20/07/2026
Bamir Topi dëshmon në GJKKO për çështjen “Partizani”

Bamir Topi dëshmon në GJKKO për çështjen “Partizani”

20/07/2026
Berisha deklaron tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba

Berisha deklaron tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba

20/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Arrestohet në Spanjë Juxhin Drazhi, kërkohej për trafik droge

LEZHË/ Morën me forcë një 28-vjeçar, rrahje vendçe te karburanti

20/07/2026
Tensione para Kuvendit, protestuesit hedhin vezë drejt deputetëve: “Parlament i krimit”

Tensione para Kuvendit, protestuesit hedhin vezë drejt deputetëve: “Parlament i krimit”

20/07/2026
Bamir Topi dëshmon në GJKKO për çështjen “Partizani”

Bamir Topi dëshmon në GJKKO për çështjen “Partizani”

20/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.