Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rama vendos kushtin e panegocueshëm për studentët, ku e bazon Rama kufizimin për të rinjtë

08/09/2021
Rama vendos kushtin e panegocueshëm për studentët, ku e bazon Rama kufizimin për të rinjtë
Share on FacebookShare on Whatsapp

8 Shtator, Tiranë- Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nga Qendra Shëndetësore Nr.1 në Tiranë, apeluan për vaksinimin masiv, duke theksuar edhe detyrimin për vaksinimin ndaj COVID19 për studentët, mësuesit, pedagogët, si kusht për të qenë në auditore.

“Nëse Shqipëria sot ka stabilitet dhe është shumë më mirë se sa shumëkush tjetër rreth e rrotull, kjo vjen si rezultat i vaksinimit. Ne kemi bërë shumë shpejt procesin e vaksinimit. Kemi shtrirë shumë shpejt vaksinimin masiv dhe prandaj jemi shumë më të mbrojtur sot. Se nëse ne nuk do të kishim pasur këtë sukses në këtë proces. Nëse nuk do të kishim siguruar sasitë për vaksinimin masiv qysh në krye të herës, sot ne do të ishim duke numëruar larg qoftë dhjetëra të tjerë të vdekur në ditë. Ky është fakt. Tani ne nuk mund dot të hyjmë në situata të rrezikshme, për shkak të atyre që thonë: jo po Bill Gates, jo po George Soros. Këtu tani ndahen gjërat. Dhe në auditore do të hyjnë ata që vaksinohen. Sepse nuk ka mundësi që pjesa që është e vetëdijshme që do të mbrohet, të kërcënohet nga ata që jetojnë me teoritë e konspiracionit, apo që jetojnë me frikëra që janë komplet antishkencore, të pabazuara, të pajustifikueshme. Natyrisht që askush nuk i merr dot me forcë dhe ska ndërmend t’i marrë me forcë askund, por në mjedise ku janë të tjerët je i detyruar të vaksinohesh. E njëjta gjë vlen për mësuesit, e njëjta gjë vlen për administratën. Aty ku janë mjedise publike që mblidhen shumë njerëz, ke detyrimin të vaksinohesh për të tjerët”, apeloi kryeministri Edi Rama.
Ministrja Manastirliu tha se gjatë muajit të hapur të vaksinimit ka një rritje të interesit nga të rinjtë, duke theksuar se plani i vaksinimit do të vijojë edhe në universitete apo konvikte.
“Në auditore, në universitete dhe konvikte ne jemi duke përgatitur grupet e vaksinimit për t’ju dhënë mundësinë që edhe nëse nuk vijnë dot në qendër shëndetësore, të mund të vaksinohen në konvikt apo pranë universitetit”, nënvizoi Manastirliu.
Duke ju referuar vaksinimit të detyruar, ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik, prof. Silva Bino dhe prof. Alban Ylli thanë se masat e detyrueshme janë te domosdoshme dhe në të mirë të shëndetit publik.
“Absolutisht po. Edhe mekanizmat detyrues njihen sepse gjithë bota i zbaton”, tha Bino.
“Thelbi i shëndetit publik janë masat, dhe masat janë me detyrim”, theksoi Ylli.
Teksa ka folur për Çertifikatën e Vaksinimit, Manastirliu tha se së shpejti do te integrohen të dhënat në sistemin e Bashkimit Europian për njohjen e Green Pass: “Tashmë kemi përfunduar të gjithë procedurat me Bashkimin Europian për të integruar sistemet, jo vetëm për kalimin e kufirit, por gjithashtu edhe për aksesin ndaj shërbimit në Europë, të njihet ky sistem, të njihet Green Pass, besoj brenda Shtatorit”, bëri me dije Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë tha se do të vijojë ardhja e sasive të konisiderueshme të vaksinave sipas kontratave. Brenda muajit Dhjetor numri i vaksinave të mbërritura në vendin tonë do të jetë mbi 3 milion.
Gjatë vizitës në Qendrën Shëndetësore nr. 1 në Tiranë, Kryeministri Rama dhe Ministrja Manastirliu ndoqën edhe programin e Kontrollit Mjekësor Bazë, i cili ka rifilluar në çdo qendër shëndetësore në vend, prej 1 Shtatorit. Duke vënë theksin tek rëndësia e këtij programi, prof. Alban Ylli tha se ky program parandalimi ishtë i domosdoshëm të rikthehej, pasi është tejet kosto-efektiv dhe do të ndihmojë në raport me monitorimin e shëndetit të popullatës, por edhe për gjendjen postcovid të qytetarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

VIDEO & FOTO GALERI/ Ja çfarë hanin e pinin ushtarët në vitet “e famshme” të izolimit në Ishullin e Sazanit

Kush është pas projektit të Sazanit, pamja amerikane dhe përmbajtja nga Katari. Shqiptarët e fshehur me 24%

22/04/2026
TIRANË/ Goditen grupet e shpërndarjes së drogës, 15 në pranga, 16 në kërkim

TIRANË/ Goditen grupet e shpërndarjes së drogës, 15 në pranga, 16 në kërkim

22/04/2026
DETAJET/ Ngjarja e rëndë në Memaliaj, si ndodhi vrasja, edhe një i plagosur rëndë

DETAJET/ Ngjarja e rëndë në Memaliaj, si ndodhi vrasja, edhe një i plagosur rëndë

21/04/2026
Pamje filmike nga takimet e Ergys Agasit me Ermal Beqirin dhe Mirlinda Karçanajn në zyrën e Agasit

LISTA/ SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro të Agasit, Beqirit, Karçanaj etj

21/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

VIDEO & FOTO GALERI/ Ja çfarë hanin e pinin ushtarët në vitet “e famshme” të izolimit në Ishullin e Sazanit

Kush është pas projektit të Sazanit, pamja amerikane dhe përmbajtja nga Katari. Shqiptarët e fshehur me 24%

22/04/2026
TIRANË/ Goditen grupet e shpërndarjes së drogës, 15 në pranga, 16 në kërkim

TIRANË/ Goditen grupet e shpërndarjes së drogës, 15 në pranga, 16 në kërkim

22/04/2026
DETAJET/ Ngjarja e rëndë në Memaliaj, si ndodhi vrasja, edhe një i plagosur rëndë

DETAJET/ Ngjarja e rëndë në Memaliaj, si ndodhi vrasja, edhe një i plagosur rëndë

21/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.