Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DAILY MAIL/ Dy berberët shqiptarë qethen tullë në mbeshtetje të gruas qe do hiqte flokët për shkak të kimioterapisë

01/09/2021
DAILY MAIL/ Dy berberët shqiptarë qethen tullë në mbeshtetje të gruas qe do hiqte flokët për shkak të kimioterapisë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një gjest i rrallë i dy berberëve shqiptarë ka emocionuar një 58-vjeçare në Britani e cila vuante nga kanceri. Caroline Ross vendosi që të qethej pasi konstatoi se flokët e saj filluan të bien pas disa seancash kimioterapie.

Kur shkoi tek salloni i të rinjve, një prej shqiptarëve, Andi Bica vendosi të filmonte punën e tij. Nga video e publikuar nga Daily Mail, shihet se si dy kushërinjtë, Andi Bica dhe Klodian Peci filluan të qethnin flokët e tyre në shenjë solidarizimi me 58-vjeçaren e cila vijonte betejën me kancerin.

Berberi shqiptar shihet duke i prerë flokët gruas së sëmurë me gërshërë dhe më pas ndalon e i thotë se “nuk do e lënë vetëm”, prandaj ai dhe kushëriri i tij bëhen tullac për ta përkrahur. Në fund të videos shihet teksa Bica i jep një përqafim Caroline Ross dhe e puth në kokë duke i treguar se gjithçka do të shkojë mirë për të.

Sipas Daily Mail, Caroline Ross vuante nga kanceri i zorrëve dhe është kuruar për të dytën herë brenda 4 vitesh. Ajo e postoi videon emocionuese në Instagram dhe TikTok ku ka marrë më shumë se 500 mijë shikime.

58-vjecarja punonte si kuzhiniere madje ishte dhe pronare e një lokali. Ajo u shpreh për mediat se fillimisht kishte frikë të priste flokët, por gjesti i dy të rinjve shqiptarë i dha kurajon dhe besimin për të ecur përpara.

Andi Bica që është larguar nga Shqipëria 11 vite më parë, është shprehur: ‘Kur e dëgjova pse ajo do të priste flokët, mendova për këtë ide në moment. Nuk doja që ajo ta kuptonte, kështu që fola me kushëririn në gjuhën time dhe ai ishte shumë i lumtur, kështu që e vendosëm menjëherë. Ishte shumë bukur të shihnim se ajo u surprizua shumë’. Panorana

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha mbërrin në SHBA, shqiptarët i japin mirëseardhjen e ngrohtë kryetarit të PD-së

Berisha mbërrin në SHBA, shqiptarët i japin mirëseardhjen e ngrohtë kryetarit të PD-së

05/09/2026
Zjarri në Himarë, digjen 7 banesa, ndërhyrja nga ajri nis në mëngjes

Zjarri në Himarë, digjen 7 banesa, ndërhyrja nga ajri nis në mëngjes

05/09/2026
Zjarri përfshin Himarën, flakët rrezikojnë mbi 40 banesa në lagjen ‘1 Maji’, 2 në flakë

Zjarri përfshin Himarën, flakët rrezikojnë mbi 40 banesa në lagjen ‘1 Maji’, 2 në flakë

04/09/2026
Zjarr i madh në Kavajë, zjarrfikës nga disa qytete evakuojnë banorët

Zjarri në Levan, 3 të asfiksuar, flakët shtrihen në një hapësirë të gjerë

04/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha mbërrin në SHBA, shqiptarët i japin mirëseardhjen e ngrohtë kryetarit të PD-së

Berisha mbërrin në SHBA, shqiptarët i japin mirëseardhjen e ngrohtë kryetarit të PD-së

05/09/2026
Zjarri në Himarë, digjen 7 banesa, ndërhyrja nga ajri nis në mëngjes

Zjarri në Himarë, digjen 7 banesa, ndërhyrja nga ajri nis në mëngjes

05/09/2026
Zjarri përfshin Himarën, flakët rrezikojnë mbi 40 banesa në lagjen ‘1 Maji’, 2 në flakë

Zjarri përfshin Himarën, flakët rrezikojnë mbi 40 banesa në lagjen ‘1 Maji’, 2 në flakë

04/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.