Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Brenda javës rreth 250 afganë do të mbërrijnë në Tiranë

16/08/2021
Brenda javës rreth 250 afganë do të mbërrijnë në Tiranë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Armand Mero
Një grup i parë prej afro 250 afganësh pritet të mbërrijë në Shqipëri brenda kësaj jave, pasi autoritetet ju përgjigjën pozitivisht kërkesës së Qeverisë amerikane për të strehuar përkohësisht personat që kërcënohen nga talebanët.

Burime diplomatike i shpjeguan Zërit të Amerikës se bëhet fjalë për përkthyes dhe bashkëpunëtorë të niveleve të ndryshëm të strukturave amerikane në Afganistan. Ata do të transferohen së bashku me familjet e tyre.

Precipitimi i zhvillimeve në Afganistan mund të përshpejtojë dhe evakuimin e personavë që do të qëndrojnë në Shqipëri. Për këtë arsye, një prej anëtarëve të kabinetit qeveritar është caktuar të merret me organizimin e të gjithë procesit të pritjes dhe akomodimit të afganëve, dhe autoritetet mësohet se janë vënë në lëvizje duke identifikuar strukturat pritëse. Me gjasë grupi i parë i afganëve pritet të strehohet në Tiranë.

Shqipëria dje konfirmoi zyrtarisht se i ishte përgjigjur pozitivisht kërkesës së qeverisë amerikane. Kryeministri Edi Rama shpjegoi se do të priten disa qindra persona, nga rrethet intelektuale dhe të grave aktiviste afgane, të cilët, siç theksoi ai, janë nga të parët në listat e ekzekutimeve të barbarëve të Afganistanit.

Sot, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ndërsa ripostonte një Twitter të Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken, lidhur me qytetarët afganë që duan të largohen nga vendi i tyre, theksoi dhe një herë se Shqipëria është gati të presë disa qindra afganë, duke shtuar se “ne jemi krah për krah me aleatët tanë, të gatshëm për të garantuar sigurinë dhe mirëqënien e tyre”.

Edhe opozita shqiptare u shpreh në favor të pritjes së afganëve. Kjo është ndër herët e pakta që klasa politike në Shqipëri lë mënjanë kundërshtitë, duke u rreshtuar në të njejtën linjë.

Në mbështetje të vendimit të qeverisë shqiptare sot u shprehën dhe Komuniteti Musliman dhe Kryegjyshata Botërore. “Si besimtarë dhe si shqiptarë ne na takon t’i mirëpresim dhe të tregohemi bujarë me ta. Mysafiri është amanet i Zotit për mikpritësin. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë është i gatshtshëm të japë ndihmesën e tij, në qoftë se nevojitet, për këtë rast. Ne i bëjmë thirrje besimtarëve të tregohen bujarë, të paqtë dhe mikpritës me mërgimtarët për hir të Allahut”, theksohet në deklaratën e Komunitetit Musliman.

Po kështu dhe Kryegjyshata Botërore Bektashiane “mbështet këtij nismë për strehimin e popullit Afgan në shtetin Shqiptarë, me qëllim mbrojtjen e jetës, shëndetit e të gjithë atyre familjeve që enden rrugëve e kërkojnë një strehë ku të mbështeten , një përkrahje humane, e një sofër të ngrohtë. Hapni zemrat Shqiptarë ashtu siç ju ka hije dhe siç tradita e shqiptarit e ka zakon dhe pranoni këta njerëz të pafajshëm që aq shumë e duan jetën e luftojnë për të!”.VOA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Policia, ujë me piper ndaj protestuesve, lëndohet një vajzë

Policia, ujë me piper ndaj protestuesve, lëndohet një vajzë

23/07/2026
Berisha nga Kuvendi: Parlamenti të vetëshpërndahet

Berisha nga Kuvendi: Parlamenti të vetëshpërndahet

23/07/2026
Përleshje te Kuvendi mes protestuesve dhe Policisë, disa të lënduar. Policia, lëng që të djeg lëkurën

Përleshje te Kuvendi mes protestuesve dhe Policisë, disa të lënduar. Policia, lëng që të djeg lëkurën

23/07/2026
DITA 53/ Thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe mobilizim nesër para Parlamentit

DITA 53/ Thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe mobilizim nesër para Parlamentit

22/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Policia, ujë me piper ndaj protestuesve, lëndohet një vajzë

Policia, ujë me piper ndaj protestuesve, lëndohet një vajzë

23/07/2026
Berisha nga Kuvendi: Parlamenti të vetëshpërndahet

Berisha nga Kuvendi: Parlamenti të vetëshpërndahet

23/07/2026
Përleshje te Kuvendi mes protestuesve dhe Policisë, disa të lënduar. Policia, lëng që të djeg lëkurën

Përleshje te Kuvendi mes protestuesve dhe Policisë, disa të lënduar. Policia, lëng që të djeg lëkurën

23/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.