Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ku janë zjarret më të rrezikshme në vend, Mbrojtja jep detajet ku zjarri po avancon

14/08/2021
Ku janë zjarret më të rrezikshme në vend, Mbrojtja jep detajet ku zjarri po avancon
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në Lezhë dhe Mirditë zjarret po rrezikojnë fshatrat ndërkohë që era po favorizon flakët.

Më poshtë Ministria Mbrojtjes ka dhënë detaje në lidhje me situatën e zjarreve në disa zona të Shqipërisë.

Raporti:
1. Zjarri në malin e Tërbunit, bashkia Pukë është izoluar në masën 70%, pas punës së forcave në terren dhe ndërhyrjes nga ajri të helikopterit holandez. Situata është përmirësuar ndjeshëm, por ka mbetur vetëm një drejtim i vatrës se zjarrit në vendin e quajtur qafa e Kumbullës ku po punohet nga të gjitha forcat në këtë zonë.

2. Vatra e zjarrit në fshatin Flet, njësia administrative Blerimaj, bashkia Fushë – Arrëz vijon të jetë aktive. Pavarësisht punës së bërë nga të gjitha forcat nga toka e ajri, zjarri po përparon drejt majës së Shtrazicës me sipërfaqe pishe, në kufi me fshatin Dardhë, ndërsa në drejtim të fshatit Kryezi deri tani është mbajtur nën kontroll. Era po favorizon përhapjen me shpejtësi të zjarrit dhe deri tani janë përshkuar 30 ha me shkurre dhe pemë të ndryshme. Gjatë natës situata do të monitorohet nga forcat zjarrfikëse për të mos lejuar kalimin në fshatra. Nesër do të rinisë puna në orët e para të mëngjesit nga forcat e pushtetit vendor, të FA dhe nga ajri me helikopterin holandez.

3. Nuk paraqet rrezik për banesat zjarri në fshatin Patalej, njësia administrative Kolsh, bashkia Lezhë. Situata nga era është përkeqësuar dhe ka zgjeruar perimetrin dhe e bën të vështirë izolimin e tij përmes forcave nga toka. Vijon përhapja në verilindje të fshatit dhe në kufi me bashkinë Mirditë (në afërsi të fshatit Katund i Vjetër). Deri më tani është përshkuar 30 ha bimësi e ndryshme. Strukturat janë në ndjekje të situatës.

4. Situata është përkeqësuar në fshatin Thirrë, njësia administrative Fan, bashkia Mirditë, si pasojë e erës. Janë përshkuar deri tani rreth 200 ha. Pavarësisht punës së bërë sot nga 80 forca, ndër to 60 efektivë të FA, nuk është bërë i mundur izolimi i vatrës. Si pasojë e terrenit të vështirë dhe erës puna e forcave ka qenë e rrezikshme, por nuk paraqitet rrezik për banesa. Nesër do të vijojë ndërhyrja nga ajri.

5. Vijon të jetë aktive vatra në majën e Rrunës, Laku i Mollave dhe Laku i Thive, njësia administrative Malzi, bashkia Kukës. Situata është përmirësuar disi, por ka ende vatra të vogla në të gjithë malin. Nuk ka rrezik për banesat. Në këtë zonë afër fshatit Shemëri operon helikopteri çek. Në zonë forcat nga toka e kanë të pamundur ndërhyrjen.

6. Nuk ka probleme për banesat edhe në vatrën e zjarrit në qafë Murrë, njësia administrative Selishte, bashkia Dibër, ku flakët kanë kaluar në një terren shkëmbor dhe me bimësi të pakët.

7. Zjarri në fshatin Kaçni, njësia administrative Selishte bashkia Dibër, po zhvillohet me ritëm të shtuar dhe ka dalë jashtë kontrollit duke u afruar në masivin me pisha në territorin e bashkisë Klos. Forcat operacionale janë në ndjekje të situatës.

8. Zjarri i rënë në një sipërfaqe pylli me pisha, në fshatin Gllavë, njësia administrative Buz, bashkia Memaliaj nuk paraqet rrezik për banesa. Në terren janë forca zjarrfikëse dhe banorë të zonës.

14 gusht 2021, ora 14.00

1. Ka vijuar puna e forcave operacionale për shuarjen e zjarrit në fshatin Patalej, njësia administrative Kolsh, bashkia Lezhë. Situata nuk paraqet rrezik për banesat.

2. Zjarri në fshatin Thirrë, njësia administrative Fan, bashkia Mirditë, ka zgjeruar pak perimetrin. Forcat operacionale po përballen me vështirësi për shkak të tymit të krijuar. Po punohet për izolimin e vatrës së zjarrit.

3. Në përmirësim është situata në majën e Rrunës, Laku i Mollave dhe Laku i Thive, njësia administrative Malzi, bashkia Kukës, ku ka vijuar puna për shuarjen e vatrave të zjarrit. Në zonë  po operon edhe një helikopter dhe nuk paraqitet rrezik për banesat, apo forcat në terren.

4. Ka filluar prej mëngjesit ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në malin e Tërbunit, bashkia Pukë, ku gjithashtu po punojnë mbi 150 efektivë të FA.

5. Jo e mirë paraqitet situata në vatrën e zjarrit në fshatin Flet, njësia administrative Blerimaj, bashkia Fushë – Arrëz, pasi zjarri po përhapet me shpejtësi në drejtim të banesave. Ka filluar ndërhyrja nga ajri me helikopter.

6. Vatra zjarri ka gjithashtu midis fshatrave Kacni dhe qafë Murrë, njësia administrative Selishtë, bashkia Dibër. Zjarri ka përmirësim në qafë Murre, pasi ka kaluar në një terren shkëmbor dhe me bimësi të pakët.

7. Zjarri në fshatin Kacni, njësia administrative Selishtë bashkia Dibër, po zhvillohet me ritëm të shtuar në terren të vështirë, pa rrezik për banesat. Në këtë zonë, zjarri është më i shtuar për shkak të bimësisë dhe drurëve të dendur. Po punohet nga forcat në terren për ta mbajtur larg zonës së banuar (pjesë e bashkisë Klos).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Projekti i PD për territorin, zbulohet formula, nga 90 në 110 bashki

Projekti i PD për territorin, zbulohet formula, nga 90 në 110 bashki

23/07/2026
11 protestues në spital, 4 tek toksikologjia

11 protestues në spital, 4 tek toksikologjia

23/07/2026
Lamallari tregon në Kuvend substancat dhe kimikatet që u hodhën mbi protestuesit

Lamallari tregon në Kuvend substancat dhe kimikatet që u hodhën mbi protestuesit

23/07/2026
Policia, ujë me piper ndaj protestuesve, lëndohet një vajzë

Policia, ujë me piper ndaj protestuesve, lëndohet një vajzë

23/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Projekti i PD për territorin, zbulohet formula, nga 90 në 110 bashki

Projekti i PD për territorin, zbulohet formula, nga 90 në 110 bashki

23/07/2026
11 protestues në spital, 4 tek toksikologjia

11 protestues në spital, 4 tek toksikologjia

23/07/2026
Lamallari tregon në Kuvend substancat dhe kimikatet që u hodhën mbi protestuesit

Lamallari tregon në Kuvend substancat dhe kimikatet që u hodhën mbi protestuesit

23/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.