Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Reuters: SHBA, bisedime sekrete edhe me Shqipërinë, Tirana mund të presë afganët e arratisur nga furia talebane

13/08/2021
Sulmohet Universiteti Amerikan në Kabul, studentet thirrje për ndihmë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Shqipëria dhe Kosova janë mes vendeve me të cilat administrata amerikane e Joe Biden ka zhvilluar bisedime të fshehta për strehimin e afganëve të lidhur me SHBA-të, derisa ata të pajisen me viza amerikane, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Agjencia “Reuters” citon si burim të lajmit katër zyrtarë amerikanë sipas të cilëve qëllimi i Uashingtonit është mbrojtja e afganëve që kanë lidhje me SHBA-të nga hakmarrjet e mundshme talebane, ndërkohë që përfundojnë pajisjen e tyre me viza amerikane.

Ndërkohë që talebanët po përparojnë frikshëm drejt marrjes së kontrollit të plotë të Afganistanit, SHBA-të njoftuan sot se do të dërgojnë 1 mijë punonjës në Katar për të përshpejtuar përpunimin e aplikimeve për Vizat Speciale të Imigrimit (SIV).

Bëhet fjalë për afganë të cilët kanë punuar si përkthyes apo në pozicione të tjera në qeverinë amerikane, të cilët kanë të drejtë të aplikojnë për programin SIV.

Deri më tani, rreth 1,200 afganë janë evakuuar në Shtetet e Bashkuara dhe ky numër do të rritet në 3,500 në javët e ardhshme.

Afganë të shumtë që kanë punuar me forcat e huaja i frikësohen një hakmarrje të mundshme të talebanëve.

Kësisoj DASH ka shpallur një program të ri i cili u mundëson mijëra afganëve mundësinë të zhvendosen si refugjatë në SHBA. Mijëra afganë që do të jenë pjesë e këtij programi duhet të zhvendosen në një shtet të tretë, dhe të presin për 12 deri në 14 muaj derisa të analizohet gjithë aplikacioni.

Dy zyrtarë amerikanë, duke folur në kushte anonimiteti, thanë se disa nga vendet janë në mëdyshje për të marrë afganët për shkak të shqetësimeve në lidhje me cilësinë e verifikimit të sigurisë dhe kontrollit shëndetësor për COVID-19 para se të lejoheshin të fluturonin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Sarandë, 20 arrestime për narkotikë dhe armë pa leje

Sarandë, 20 arrestime për narkotikë dhe armë pa leje

06/09/2026
Berisha me përfaqësuesit e diasporës, mban Foltoren në SHBA

Berisha me përfaqësuesit e diasporës, mban Foltoren në SHBA

06/09/2026
FOTO GALERI/ Shqiptarët më të famshëm në botë

10 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës, nëna e të gjithë atyre që kanë nevojë

05/09/2026
DITA 98/ Paralajmërohet protestë masive për 100-ditëshin

DITA 98/ Paralajmërohet protestë masive për 100-ditëshin

05/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Sarandë, 20 arrestime për narkotikë dhe armë pa leje

Sarandë, 20 arrestime për narkotikë dhe armë pa leje

06/09/2026
Berisha me përfaqësuesit e diasporës, mban Foltoren në SHBA

Berisha me përfaqësuesit e diasporës, mban Foltoren në SHBA

06/09/2026
FOTO GALERI/ Shqiptarët më të famshëm në botë

10 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës, nëna e të gjithë atyre që kanë nevojë

05/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.