Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Policia bën bilancin e arrestimeve në të gjithë vendin, 17 persona në pranga për zjarret

10/08/2021
Policia bën bilancin e arrestimeve në të gjithë vendin, 17 persona në pranga për zjarret
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga 25 korriku deri sot, 10 gusht policia ka arrestuar 15 persona, më akuza se kanë ndezur zjarret që përpinë shumë male, lugina e kodra në të gjithë vendin.

Në një deklaratë për shtyp, Drejtori i Rendit Publik në Policinë e Shtetit, Ylli Vasili tha se janë proceduar penalisht edhe 6 persona ndërsa janë shpallur në kërkim 2 të tjerë.

Ku u bënë arrestimet:

Nga DVP Vlorë janë arrestuar 7 persona, pasi kanë djegur sipërfaqe të ndryshme toke në fshatin Tragjas, në fshatin Gjorm, në Karaburun, Delisuf, Radhimë dhe në Sarandë, ndërsa 1 shtetas është shpallur në kërkim pasi ka djegur dy sipërfaqe me ullinj në fshatin Gjorm.

Në Himarë janë proceduar penalisht 2 shtetas, pasi kanë djegur sipërfaqe të pyllëzuara në fshatin Pilur dhe në fshatin Fterr.

Nga DVP Fier janë arrestuar 4 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 3 shtetas të tjerë, konkretisht 2 shtetas janë arrestuar për zjarrin e vënë në pyllin e fshatit Gjorgoz dhe në pyllin e fshatit Kreshpan, 1 shtetas është arrestuar një shtetas për zjarrin e shkaktuar në tokat në Fermë Çlirim, 1 shtetas është arrestuar për zjarrin e shkaktuar në pyllin e fshatit Corrush, Mallkastër, 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë për zjarrin e shkaktuar në Mbrostar Ferko dhe 2 shtetas të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë në Lushnjë, për zjarret e shkaktuara në kodrat e fshatit Karbunarë.

Nga DVP Kukës është arrestuar një shtetas për zjarrvënie në Malin e Gjallicës.

Nga DVP Lezhë është arrestuar 1 shtetas në Mirditë, për djegien e pyllit dhe një sipërfaqeje me pemë frutore në fshatin Simon, Mirditë, janë proceduar 2 shtetas në Lezhë, pasi kanë djegur një sipërfaqe me ullinj dhe pyllin e fshatit Mabë, Lezhë, si dhe 1 shtetas tjetër është proceduar në Kurbin, për djegien e një sipërfaqe kullote, ullinjve dhe pyllit në fshatin Zhejë, Kurbin.

Nga DVP Durrës është arrestuar 1 shtetas dhe është proceduar penalisht një tjetër pasi kanë vënë zjarr në sipërfaqe toke, në lagjen nr. 15, Durrës dhe në fshatin Shetaj, Ishëm.

Nga DVP Korçë është proceduar penalisht 1 shtetas për zjarrvënie, pasi ka djegur një sipërfaqe pyjore prej 3 dynymë, në fshatin Baçallëk, Pogradec.

Nga DVP Elbasan është arrestuar 1 shtetas, 1 është proceduar penalisht, si dhe 1 është shpallur në kërkim, konkretisht: është arrestuar 1 shtetas në Belsh, pasi ka djegur një sipërfaqe me ullinj në fshatin Dëshiran, Belsh, 1 është proceduar në gjendje të lirë pasi ka djegur një sipërfaqe me ullinj në fshatin Gradisht, Belsh dhe 1 shtetas tjetër është shpallur në kërkim pasi ka djegur një sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme në fshatin Xhyrë, Librazhd.

Nga DVP Gjirokastër janë proceduar 5 persona për zjarrvënie, 1 shtetas për djegien e një sipërfaqe me vreshta në fshatin Valare, 3 shtetas për djegien e pyjeve në Mashkullorë, Qesorat, Arshi Lengo në Gjirokastër dhe 1 shtetas i proceduar për zjarrin në Dropull (Llovinë).a.b

https://fb.watch/7i7zz6ghmF/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Durrës/ Aksidentoi fëmijën, pranga 62-vjeçarit

VLORË/ 17-vjeçari plagoset nga një skaf

23/07/2026
Lamallari tregon në Kuvend substancat dhe kimikatet që u hodhën mbi protestuesit

Një protestues në gjendje të rëndë

23/07/2026
Projekti i PD për territorin, zbulohet formula, nga 90 në 110 bashki

Projekti i PD për territorin, zbulohet formula, nga 90 në 110 bashki

23/07/2026
11 protestues në spital, 4 tek toksikologjia

11 protestues në spital, 4 tek toksikologjia

23/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Durrës/ Aksidentoi fëmijën, pranga 62-vjeçarit

VLORË/ 17-vjeçari plagoset nga një skaf

23/07/2026
Lamallari tregon në Kuvend substancat dhe kimikatet që u hodhën mbi protestuesit

Një protestues në gjendje të rëndë

23/07/2026
Projekti i PD për territorin, zbulohet formula, nga 90 në 110 bashki

Projekti i PD për territorin, zbulohet formula, nga 90 në 110 bashki

23/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.