Deputeti i PD, Belind Këlliçi thotë se Veliaj ka sajuar ftesln nga bashkia e Tokios. Sipas ttij ai ka zënë vendin e trainerit të peshëngritjes.
Postimi i Këlliçit:
Mashtruesi olimpik!
Si e pa punën keq me komentet e shumta nga qytetarët, që me të drejtë pyesnin se ç’punë ka një politikan në ekipin olimpik, Erion Veliaj, ky rekordmen olimpik i mashtrimit publik, e korrigjoi deklaratën e tij, duke nxjerrë nga furra e propagandës një tjetër version: E paska ftuar bashkia e Tokios. Me siguri do t’i marrin mendim për shpejtësinë ultrasonike me të cilën jep qindra leje ndërtimi në Tiranë.
Kryebashkiakun që e kemi parë të marrë atribute presidenciale duke shpërndarë pasaporta shqiptare për të huaj, këtë herë e shohim si trajner motivues në ekipin olimpik. Me sa duket, për t’i bërë vend Erionit, u la jashtë paturpësisht trajneri i peshëngritësit tonë, Calja.
Po Veliaj i ka të shpeshta vizitat në Azi. Fondet e bredhjeve ajrore nuk bëhen të ditura. Transparencë zero për qytetarët.
Duhej Tokyo 2020 që Veliaj të thyente një tjetër rekord olimpik të mashtrimit në stilin e shkëputjes.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/