Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

MEHMET KRAJA/ Për Ali Podrimen në këtë përvjetor trishtimi

22/07/2021
MEHMET KRAJA/ Për Ali Podrimen në këtë përvjetor trishtimi
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Mehmet Kraja

…Edhe kur mos të jetë më, kur mos të dijë gjë për asgjë, Ali Podrimja do të vazhdojë të ecë rrugëve të Prishtinës, do të shfaqet papritur, do të mbijë nga hiçi, shpatullgjerë, truplidhur dhe energjik, tek çapitet me hapa disi të ngatërruar, sikur ngutet mos të arrijë askund.

Kësaj radhe, kur e pashë, ai mbante një kasketë vere dhe syza dielli, ngjante i shpërqendruar, sikur ikte me ngut nga ndonjë ëndërr që e ndiqte pas. Edhe të folurit e kishte disi gungor, me ca zanore të zemëruara, që merrnin në thua herë në një fjalë dhe herë në një tjetër. Bablok, gjithë natën kam folë me të vdekur, për krye t’Lumit, nuk di çka ka me u ba me ne, kanë me e nda Mitrovicën, ke me e pa, a e ke pa çka ka thanë Çomski, jam tue shkru nji poezi, kanë me e pa! Hoqi kasketën verore dhe e rrotulloi nëpër duar, hoqi edhe syzat e zeza. Sytë e vegjël, nën vetullat e ulëta, ishin pa shprehje, disi të shpenzuar, të kurthuar në mes të një memorie të mjegullt.

Pimë kafe në oborrin e Radios, nën ca bredha të mëdhenj, me hije halore, që të cimbisnin nëpër trup. Një kohë nuk folëm, pastaj thamë diçka pa rëndësi, pastaj sërish nuk folëm. Ali Podrimja u ngrit dy herë, i shkoi dikujt te tavolina, foli me të dhe u kthye duke turfulluar. Pastaj u ul përballë meje, shikoi qiellin dhe, i pakënaqur me pamjen e tij, iu kthye dritareve të epërme të godinës së Radios. Një grua hollake u ngrit nga tavolina pranë, u kthye nga ne dhe na buzëqeshi. Për mua ishte buzëqeshja e vetme e shumë ditëve të shkuara. Ali Podrimjes nuk i bëri përshtypje.

Dukej i përqendruar në inatin e vet, të cilin sikur e kishte pikasur diku matanë dhe ia kishte ngulur sytë me një urrejtje të ligështuar. Bablok, mbramë e kam pa andërr Azem Shkrelin, kish lanë mjekër, për kokë t’Lumit, nuk e njohta, m’tha se i kish botue edhe dy përmbledhje me poezi atje, n’botën tjetër, m’u duk mirë, ma i lumtur se kur ka qenë këtu. Ali Podrimja qeshi, por pastaj u duk sikur u pendua për diçka dhe një pjesë të buzëqeshjes e la pezull.

Në aneksin e Radios, andej ku kishte qenë dikur salla e koncerteve, u hap një derë xhami dhe për pak çaste u dëgjua një muzikë e prajshme. Pas pak dera u mbyll, tingujt u shpërbënë dhe ca hije drithëruese e të trazuara u dynden mbi gjelbërimin e nëpërdukshëm, duke kërkuar një peizazh ëndrre ku të preheshin.

(Nga romani “Prishtina”)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Thirrje “Rama, hajdut”. Protestë dhe tensione në Durrës për projektin TID, Rama: “Prishje do të ketë, projekti nuk ndalet”

Rama: Gati propozimi Rama-Balla-Manja për mbrojtjen e ministrave nga SPAK

15/02/2026

SAMI NEZA/ Ligji për pavarësinë e ekzekutivit, ligj për pamundësinë e gjyqësorit

15/02/2026
Riatdhesohet në Eva Dumani, ishte 8 vjeçe kur i ati e mori në Siri

Riatdhesohet në Eva Dumani, ishte 8 vjeçe kur i ati e mori në Siri

14/02/2026
Ikja e Agaçit dhe Bizhgës nga Rama/ Berisha: Minjtë ikin kur mbytet anija

Ikja e Agaçit dhe Bizhgës nga Rama/ Berisha: Minjtë ikin kur mbytet anija

14/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Thirrje “Rama, hajdut”. Protestë dhe tensione në Durrës për projektin TID, Rama: “Prishje do të ketë, projekti nuk ndalet”

Rama: Gati propozimi Rama-Balla-Manja për mbrojtjen e ministrave nga SPAK

15/02/2026

SAMI NEZA/ Ligji për pavarësinë e ekzekutivit, ligj për pamundësinë e gjyqësorit

15/02/2026
Riatdhesohet në Eva Dumani, ishte 8 vjeçe kur i ati e mori në Siri

Riatdhesohet në Eva Dumani, ishte 8 vjeçe kur i ati e mori në Siri

14/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.