Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Gjykata e Lartë, vendim surprizë, pezullon ndërtimon e hidrocentraleve në Vabonë, edhe pak e përfundonin

21/07/2021
VIDEO GALERI/ Valbonë, banorët bëjnë rezistencë: Asnjë punëtor nuk shkon në HEC-e
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gjykata e Lartë vendosi të mërkurën pranimin e kërkesës së përbashkët të 27 banorëve të Valbonës, Shoqatës “TOKA” dhe Shoqatës për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Alpeve Shqiptare për pezullimin e kontratës së ndërtimit të 2 HEC-eve në Valbonë nga kompania “Gener 2” dhe “Dragobia Energy SHPK”, si masë e sigurimit të padisë deri në marrjen e një vendimi të prerë në lidhje me çështjen.

Me vendimin e sotëm Gjykata e Lartë vendosi ndryshimin e vendimit nr.17, datë 11.03.2021 të Gjykatës Administrative të Apelit dhe vendimit nr.3342,datë 02.06.2017, të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, Tiranë në këtë mënyrë: “Pranimin e kërkesës së palës paditëse për marrjen e masës së sigurimit të padisë për pezullimin e kontratës së koncesionit dhe shtesave të saj dhe lejeve të përmendura në pikat 3-6 të objektit të kërkesëpadisë, deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes me vendim të formës së prerë”.

Vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë vjen pas një beteje më shumë se 5 vjeçare të banorëve të Valbonës dhe shoqatës së tyre “Toka” të përfaqësuar nga Chatherin Bohne, një amerikane e martuar në Valbonë. Banorë dhe aktivistë mjedisorë kanë protestuar aktivisht vitet e fundit kundër ndërtimit të hidrocentraleve në Valbonë, duke argumentuar se ato dëmtojnë vlerat unike të ekosistemit të luginës dhe potencialin turistik të zones, një nga më të frekuentuarat vitet e fundit në Shqipëri për turizmin malor.

Lejet për ndërtimin e hidrocentraleve në këtë pjesë të Alpeve të Shqipërisë u dhanë nga qeveria Berisha, por ato nuk u anuluan nga qeveria Rama. Në këtë zonë janë dhënë 14 koncensione për ndërtimin e HEC-ve, ku 8 prej tyre janë parashikuar brenda Parkut Kombëtar.

Puna për ndërtimin e dy prej hidrocentaleve në Valbonë ka nisur në vitin 2016 dhe, që nga ajo kohe, punimet kanë avancuar.

Në vitin 2017 banorët e Valbonës i kërkuan gjykatës që të anulojë vendimin e qeverisë për ndërtimin e hidrocentraleve në Luginën e Valbonës, por kërkesa e tyre nuk u pranua nga Gjykata Administrative, e cila vendosi për ndërtimin e hidrocentraleve. Ndërsa në shkurt të këtij viti, Gjykata e Tropojës vendosi të pushojë padinë për ndërtimin e HEC-eve në lumin Valbonë, vendim ky që u cilësua nga banorët dhe shoqata e tyre “Toka” si i padrejtë dhe në kundërshrim me ligjin. Banorët paralajmëruan vazhdimin e betejës e tyre ligjorë për mosndërtimin e hiodrocventarleve në Valbonë duke e dërguar çështjen në Gjykatën Ndërkombëtare të Strazburgut.

Përfaqësuesja e banorëve të Valbonës dhe shoqatës “Toka”, Chatherin Bohne, është shprehur se “Kjo padi, që është padia administrative e tretë, është për faktin se në qershor 2017 ka ndryshuar ligji për zonat e mbrojtura dhe është e shkruar shumë qartë që hidrocentralet nuk lejohen brenda një zone të mbrojtur siç është Valbona. Së dyti , nëse është një kompani në proces ndërtimi, duhet të ndalohet puna dhe Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) ka përgjegjësinë për të informuar dhe për të hequr këtë kompani. AKZM duhet të veprojë brenda 30 ditëve, por nuk e ka bërë, kështu që ne e kemi paditur Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit dhe AKZM-në, të cilët duhet të bëjnë punën e tyre.”

Megjithëse vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë vjen në një kohë kur kanë avancuar punimet për ndërtimin e hidrocentraleve në Luginen e Valbonës, ai vlerësohet nga banorët dhe shoqata e tyre “Toka” si një hap pozitiv për vendosjen e drejtësisë dhe mbrojtjen e mjedisit.

Lugina e Valbonës është shpallur zonë e mbrojtur e kategorisë 2, Park Kombëtar. Prej 5 vitesh aty po zbatohet projekti “Dragobia”, i cili parashikon ndërtimin e dy hidrocentraleve, por edhe të rrugëve dytësore, linjave elektrike, tuneleve dhe është duke u zhvilluar në mes të parkut kombëtar të Valbonës, park ky me një sipërfaqe totale prej 600 hektarësh dhe me një popullsi rreth 1000 banorë.voa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

Ndryshime të reja në Policinë e Shtetit, emërohen drejtues në komisariate dhe kufi

28/04/2026
Shqipëria firmos marrëveshje strategjike për energjinë nga gazi i lëngshëm amerikan

Shqipëria firmos marrëveshje strategjike për energjinë nga gazi i lëngshëm amerikan

28/04/2026
Ndahet nga jeta ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Rustem Gjata

Ndahet nga jeta ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Rustem Gjata

28/04/2026
ELISA SPIROPALI/ Më përjashto!

ELISA SPIROPALI/ Më përjashto!

28/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

Ndryshime të reja në Policinë e Shtetit, emërohen drejtues në komisariate dhe kufi

28/04/2026
Shqipëria firmos marrëveshje strategjike për energjinë nga gazi i lëngshëm amerikan

Shqipëria firmos marrëveshje strategjike për energjinë nga gazi i lëngshëm amerikan

28/04/2026
Ndahet nga jeta ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Rustem Gjata

Ndahet nga jeta ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Rustem Gjata

28/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.