Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Gjyqtarja që liroi Agim Çermën, historia e saj me korrupsionin dhe ku është sot ajo

21/07/2021
Lezhë, ja si prokuroria stimuloi futjen në kurth të gjyqtares dhe avokatit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Agim Çerma, narkotrafikanti që u kap javën e shkuar në Kolumbi nga DEA amerikane iehte i dënuar me burgim të përjetshëm në Shqipëri për vrasje por në vitin 2012 u lirua me kusht nga një gjyqtare e korruptuar në gjykatën e Lezhës.

Çerma ka qëndruar në burg rreth 14 vite për vrasje dhe plagosje dhe më pas ka vazhduar një jetë të re në Amerikën Latine, duke iu përkushtuar trafikut të kokainës.

Por vetë gjyqtarja Parashqevi Ademi është e dënuat  për korrupsion në një tjetët cështje në 2016.

Policia e Lezhës arrestoi gjyqtaren Ademi në sallën e gjyqit më datë 11 qershor 2015. Bashkë me të u arrestua edhe avokati Gjovalin Prendi, pasi morën 2 milionë lekë të vjetra për një çështje, rast i denoncuar në ‘Fiks Fare’. Gjatë arrestimit, gjyqtares iu gjetën 500 mijë lekë të vjetra në dosjen që kishte në shqyrtim. Avokati, gjithashtu i arrestuar, kishte mbajtur për vete pjesën më të madhe të parave.

Më 26 tetor 2016, Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi gjyqtaren Ademi dhe avokatin me 4 vite burg për secilin. Ata përfituan nga gjykimi i shkurtuar, duke kryer 1/3 e dënimit. Gjyqtarja u lirua në korrik të vitit 2016, por dënimi i kushtoi karrierën në sistemin e drejtësisë.

Lirimi i Çermës:

Çerma akuzohet për vrasjen e shtetasit Gëzim Liçi, ngjarje e ndodhur në Elbasan në vitin 1997. Në atë kohë, mbetën të plagosur edhe dy punonjës policie. Vendimi për dënimin e përjetshëm u mor më 12 maj të vitit 1998, ku Çerma dhe vëllai i tij Gazmendi, shpallen fajtorë për veprat penale të “Vrasjes me paramendim”, “Vrasje për shkak të cilësive të veçanta të viktimës në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Gazmend Çerma u dënua me 11 vite burg. Nëpërmjet avokatit, dy vëllezërit dërguan çështjen e tyre në Gjykatën e Apelit të Durrësit. Më 18 nëntor 1998, kjo Gjykatë refuzoi kërkesën e të pandehurve, duke lënë në fuqi vendimin e marrë nga një shkallë më poshtë. Në ankim, Gazmend Çerma ia kalonte përgjegjësinë vëllait të tij për vrasjen, duke argumentuar se nuk kishte dijeni se kishte armë me vete dhe se do të kryente krimin. Por, beteja e tyre me drejtësinë nuk përfundoi në Apel.

Agim Çerma e çoi çështjen në Gjykatën e Lartë, duke pretenduar për proces të parregullt gjyqësor. Edhe Gjykata e Lartë nuk ndryshoi vendimin e dënimit me burg përjetë. Pas kësaj, Çerma e ka dërguar çështjen në Gjykatën Kushtetuese, e cila ka rikthyer sërish dosjen në Gjykatën e Shkallës së Parë në Elbasan. Kjo e fundit e dërgoi dosjen në Gjykatën e Lezhës, pasi Çerma kryente dënimin në burgun e Shënkollit. Më 16 mars 2012, gjyqtarja Parashqevi Ademi, vendosi që të lironte nga qelitë. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Sarandë, 20 arrestime për narkotikë dhe armë pa leje

Kush ishte Boraqi që u arrestua në Sarandë, eksponentët e tjerë që ranë sot në pranga

06/09/2026
Berisha nga SHBA: Besoj se amerikanët do të na ndihmojnë kundër narkoshtetit

Berisha nga SHBA: Besoj se amerikanët do të na ndihmojnë kundër narkoshtetit

06/09/2026
Berisha, takim masiv në SHBA: Ata që firmosën ndalimin tim, sot janë non-grata në vendin e tyre. Mirënjohje Trump dhe Rubio

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Sarandë, 20 arrestime për narkotikë dhe armë pa leje

Kush ishte Boraqi që u arrestua në Sarandë, eksponentët e tjerë që ranë sot në pranga

06/09/2026
Berisha nga SHBA: Besoj se amerikanët do të na ndihmojnë kundër narkoshtetit

Berisha nga SHBA: Besoj se amerikanët do të na ndihmojnë kundër narkoshtetit

06/09/2026
Berisha, takim masiv në SHBA: Ata që firmosën ndalimin tim, sot janë non-grata në vendin e tyre. Mirënjohje Trump dhe Rubio

Berisha, takim masiv në SHBA: Ata që firmosën ndalimin tim, sot janë non-grata në vendin e tyre. Mirënjohje Trump dhe Rubio

06/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.