Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Bella ciao”, kenga e vjetër partizane italiane që futi në konflikt Hysaj me tifozët ‘fashistë’ të Lacios

20/07/2021
“Bella ciao”, kenga e vjetër partizane italiane që futi në konflikt Hysaj me tifozët ‘fashistë’ të Lacios
Share on FacebookShare on Whatsapp

Çështja e këngës së Elseid Hysajt si rit prezantimi para shokëve të skuadrës po fillon të marrë përmasa gjithnjë e më serioze. Ai që duhej të ishte një moment humori mes miqsh, është kthyer në një përplasje të mirëfilltë me tifozët e skuadrës mbi ideologji politike. Hysaj zgjodhi të këndonte “Bella Ciao”, një këngë e vjetër partizane në Itali, por që ka marrë famë përsëri së fundmi si pasojë e serialit “Casa de Papel”.

Megjithatë, tifozët e Lacios, të cilët janë në një numër të madh mbështetës të ekstremit të djathtë, nuk kanë pëlqyer një këngë të tillë, ndaj kanë vërshuar kritikat në adresë të lojtarit shqiptar, deri në kërcënime. Në këtë situatë, edhe Lacio u detyrua të dalë me një komunikatë, duke mbrojtur futbollistin e duke dalë plotësisht në mbështetje të tij në situatën absurde që u krijua në 24 orët e fundit.

“Është detyra e klubit që të mbrojë një pjesëtar të tij dhe ta largojë nga instrumentalizimet personale dhe politike që qartësisht në këtë çështje nuk kanë të bëjnë aspak me kontekstin informal dhe miqësor në të cilin u zhvillua episodi. Grumbullimi i skuadrës duhet të vazhdojë në përkushtimin maksimal sportiv dhe në klimën e qetësisë që është shfaqur deri më sot”, shkruhej në këtë komunikatë të Lacios, që dilte kundër tifozëve të saj duke insistuar se e kishin instrumentalizuar më kot të gjithë këtë ngjarje, duke vënë në vështirësi mbrojtësin shqiptar.

KONFRONTIM FIZIK

Si të mos mjaftonin ironitë, talljet apo edhe mallkimet në rrjetet sociale, disa prej tifozëve të Lacios kanë kaluar çdo kufi. “Calciomerato” ka bërë me dije se disa prej tifozëve të Lacios kanë shkuar darkuar skuadra. Shumë prej futbollistëve kanë qenë larguar, ndërsa “përballja” është bërë para hotelit ku qëndron Lacio e grumbulluar. Aty pranë është gjendur drejtori sportiv Igli Tare si dhe mbrojtësi i Kombëtares Hysaj. Të pranishëm edhe forca speciale policore, gjithmonë në ruajtje të ekipit kryeqytetas. Pas ofendimeve dhe reagimeve ndaj Muriqit, kjo situatë duket se nuk i ka pëlqyer aspak trajnerit Mauricio Sarri, që raportohet nga mediat italiane se do të reagojë në mbrojtje të futbollistëve të tij.

Banderola e ultrasve fashistë të Lacios: “Hysaj krimb, Lacio është fashiste”

BANDEROLA SKANDALOZE

Ndërkaq, është thelluar akoma më shumë skandali dje në mbrëmje. Disa tifozë të Lacios kanë vendosur një banderolë fyese në urën “Corso Francia” ku shkruhej “Hysaj një krimb, Lacio është fashiste”. Është e paimagjinueshme sjellja e një grupi të tifozëve lacialë kundrejt lojtarit shqiptar vetëm për një këngë. Me sa duket nuk e kanë kuptuar se bëhet fjalë për një të huaj në Itali, që thjesht këndoi një këngë shumë të njohur italiane “Bella Ciao”, pa pasur parasysh të fyente askënd. Skandal është që një pjesë e tifozerisë laciale ende krenohet me fashizmin dhe sulmon një futbollist profesionist që kurrë më parë nuk është përfshirë në akte politike, apo të ketë cenuar ndokënd. panorama.com.al

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SPAK zbardh vrasjen e Gentian Qarrit në Vlorë, lëshohen 7 urdhër-arreste

DETAJET E SPAK/ Si u godit grupi kriminal në Vlorë, funksionet e shefit në policisë

07/03/2026
Rama vizitoi rrugën e shembur në Librazhd, nuk përmend marrjen e inerteve nga lumi. Ura nuk shembet nga shiu

Rama vizitoi rrugën e shembur në Librazhd, nuk përmend marrjen e inerteve nga lumi. Ura nuk shembet nga shiu

07/03/2026
Oficeri i policisë i arrestuar sot ishte vlerësuar më parë për kontributin në Policinë e Shtetit

Oficeri i policisë i arrestuar sot ishte vlerësuar më parë për kontributin në Policinë e Shtetit

07/03/2026
Berisha: Në të gjitha rastet Kosova ka demonstruar se institucionet Kushtetuese i ka funksionale

Berisha: Në të gjitha rastet Kosova ka demonstruar se institucionet Kushtetuese i ka funksionale

07/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SPAK zbardh vrasjen e Gentian Qarrit në Vlorë, lëshohen 7 urdhër-arreste

DETAJET E SPAK/ Si u godit grupi kriminal në Vlorë, funksionet e shefit në policisë

07/03/2026
Rama vizitoi rrugën e shembur në Librazhd, nuk përmend marrjen e inerteve nga lumi. Ura nuk shembet nga shiu

Rama vizitoi rrugën e shembur në Librazhd, nuk përmend marrjen e inerteve nga lumi. Ura nuk shembet nga shiu

07/03/2026
Oficeri i policisë i arrestuar sot ishte vlerësuar më parë për kontributin në Policinë e Shtetit

Oficeri i policisë i arrestuar sot ishte vlerësuar më parë për kontributin në Policinë e Shtetit

07/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.