Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Nis java e hapur e vaksinimit, Rama-Manastirliu inspektojnë qendrën e re shëndetësore në Dimal dhe apelojnë të gjithë qytetarët: Vaksinim, vaksinim, vaksinim

19/07/2021
“Do të intensifikojmë vaksinimin e të gjitha grupmoshave gjatë verës, sot mbërrijnë mbi 18 mijë vaksina“
Share on FacebookShare on Whatsapp

Dimal, 19 Korrik – Kryeministri Edi Rama me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu kanë inspektuar qendrën e re shëndetësore në Dimal, e rindërtuar në kuadër të programit të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore, ku ka nisur sot, si në të gjithë vendin, java e hapur e vaksinimit masiv për çdo qytetar mbi 18 vjeç.
“Nga sot ne kemi filluar javën e hapur të vaksinimit për grupmoshën +18 vjeç. Aktualisht ka filluar në të gjithë Shqipërinë, në të gjitha qendrat shëndetësore dhe pikat e vaksinimit të përqëndruar”, tha Manastirliu, duke ftuar të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç që të vaksinohen.
Duke theksuar faktin se në Europë po shihet një rritje e rasteve edhe për shkak të variantit Delta, Manastirliu tha se arma më e fuqishme është vaksinimi, ndaj ky proces në Shqipëri do të vazhdojë edhe përmes njësive të lëvizshme.
“Nëpërmjet njësive të lëvizshme kemi mundësuar që të rrisim ritmet e vaksinimit, duke arritur në 1 milion e 67 mijë vaksinime të kryera, ku më shumë se 460 mijë qytetarë janë vaksinuar plotësisht. E ndërkohë që vijojmë me dozat e dyta për rreth 600 mijë të tjerë”, tha Manastirliu.
Kryeministri Edi Rama apeloi qytetarët që të vaksinohen sa më parë.
“Vaksinimi nuk e bën 100% të paprekshëm individin nga virusi, por e bën virusin shumë më të dobët përballë individit dhe e vërteta është që në ato raste kur preket një i vaksinuar, shanset e shkuarjes në spital janë zero dhe simptomat janë të administrueshme përgjithësisht pa dhimbje dhe vuajtje, prandaj është shumë e rëndësishme që për t’u mbrojur dhe nga varianti i ri, të vaksinohemi, të vaksinohemi, të vaksinohemi”, nënvizoi kryeministri Edi Rama.
Prej fillimit të procesit të vaksinimit janë kryer në total 1,069,365 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre 466,905 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCOVID.
Ditën e sotme nis java e vaksinimit të hapur për moshën +18 vjeç. Të gjithë qyetetarët mund të paraqiten me kartën e identitetit në qendrën shëndetësore ose në qendrën më të afërt të vaksinimit, përgjatë gjithë javës, nga mëngjesi deri në 8 të mbrëmjes, për të kryer pa kufizim vaksinën antiCovid.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

24/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.