Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Celibashi vendos: Kryetari i Bashkisë së Mallakastrës do të vijojë mandatin, pavarësisht dënimit

02/07/2021
Celibashi vendos: Kryetari i Bashkisë së Mallakastrës do të vijojë mandatin, pavarësisht dënimit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Komisioneri i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi vendosi sot që të kryetari i Bashkisë së Mallakastrës të vijonte mandatin e tij. Sipas Celibashit, dënimi i tij në Greqi nuk e pengon atë të vijojë drejtimin  bashkisë për sa kohë nuk është e parashikuar që ai lloj dënimi ta detyrojë KQZ që t’ía ndërpresë mandatin.

KQZ shqyrtoi sot dënimin që kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj ka pasur në Greqi në vitin 2000.

Ai u dënua me 3 vite burg për konflikt, por nuk e deklaroi në formularin e dekriminalizimit para kandidimit.

Përfaqësuesi i PD, Ivi Kaso kërkoi ndërprerjen e mandatit të kryebashkiakut të Mallakastrës pasi ndodhet në kushtet e ndalimit për periudhë 10-vjeçare dhe ai ende s’ka nisur dënimin e 21 viteve më parë.

”Ishte PD që vuri në lëvizje PP për verifikimin e kryebashkiakut të Mallakastrës. Ismailaj ishte në kushtet e pakandidimit në momentin që u zgjodh, pasi ishte dënuar. Ismailaj ndodhet në kushtet e ndalimit të kdndidimit për periudhë 10-vjeçare, nga momenti i nisjes së dënimit dhe në dijeninë tonë ai nuk ka nisur dënimin. Sipas nesh KQZ duhet të konstatojë faktet vendosë largimin e kryebashkiakut të Mallakastrës. Të vendoset ndërprerja e mandatit të kryetarit të Bashkise Mallakastrës”, tha Kaso.

Ndërkohë avokati mbrojtësi,Besnik Strati thotë se Ismailaj nuk rezulton person i ndaluar apo i dëbuar nga Greqia, madje s’ka pasur dijeni për vendimin.

”Shqyrtimi në Gjykatën greke është zhvilluar në mungesë të Qerim Ismailaj dhe ai nuk ka pasur dijeni për vendimin. Qerim Ismailaj nuk figuron si person i ndaluar nga ndonjë autoritet i huaj apo i dëbuar nga ndonjë vend i huaj. Me rëndësi është fakti se Ismailaj nuk ka pasur asnjëherë dijeni për gjykimin. Kërkojmë të vendoset vijimi i ushtrimit të detyrës së Qerim Ismailaj.”- tha Strati. a.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

300 vende të reja në Policinë e Shtetit, Lamallari: Aplikoni për t’i shërbyer sigurisë së vendit

16/08/2026
DITA 78/ Zemërim para Kryeministrisë, protestuesit kërkojnë largimin e Ramës dhe qeverisë

DITA 78/ Zemërim para Kryeministrisë, protestuesit kërkojnë largimin e Ramës dhe qeverisë

16/08/2026
SARANDË/ Rrahja tek Orange, në pranga 6 persona, 2 oficerë policie nën hetim

SARANDË/ Rrahja tek Orange, në pranga 6 persona, 2 oficerë policie nën hetim

16/08/2026
Kompania mëmë e One nën hetim në Hungari, 4 ministra do kontrollojnë

Kompania mëmë e One nën hetim në Hungari, 4 ministra do kontrollojnë

16/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

300 vende të reja në Policinë e Shtetit, Lamallari: Aplikoni për t’i shërbyer sigurisë së vendit

16/08/2026
DITA 78/ Zemërim para Kryeministrisë, protestuesit kërkojnë largimin e Ramës dhe qeverisë

DITA 78/ Zemërim para Kryeministrisë, protestuesit kërkojnë largimin e Ramës dhe qeverisë

16/08/2026
SARANDË/ Rrahja tek Orange, në pranga 6 persona, 2 oficerë policie nën hetim

SARANDË/ Rrahja tek Orange, në pranga 6 persona, 2 oficerë policie nën hetim

16/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.