Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“KAS refuzoi të japë drejtësi për zgjedhësit e Korcës, dosja e mbushur me fakte”

31/05/2021
“KAS refuzoi të japë drejtësi për zgjedhësit e Korcës, dosja e mbushur me fakte”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Pas refuzimit të KAS për përsëritjen e zgjedhjeve në Korçë, ka reaguar nënkryetari i PD, Edmond Spaho i cili ka qënë edhe drejtuesi politik i PD për zgjidhjet në këtë qark.

“Transparenca e vjedhjes së zgjedhjeve nuk mund të ndalohet nga regjimi Rama-Doshi”, ka deklaruar Spaho.

Deklarata e Spahos:

Në Korçë qytetarët panë masakrën zgjedhore shumë kohë përpara ditës së zgjedhjeve. Panë sesi çdo institucion shtetëror u vendos në shërbim të Partisë Socialiste. Njerëzit panë sesi u punësuan qindra njerëz gjatë fushatës, u dhanë qindra leje legalizimi, u shpërndanë tendera për të blerë votat, u blenë votat me para në dorë.

Këto fakte janë kallëzuar të gjitha në SPAK, por asnjë nga provat për blerjen e votës nuk u morën parasysh.

Shërbëtorët e Edi Ramës në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve i mbyllën sytë para të vërtetës për të mbrojtur pushtetin e vjedhur të regjimit Rama-Doshi.

Në shkelje të ligjit, KAS refuzoi të marrë zyrtarisht provat për t’u  garantuar shqiptarëve të drejtën për votën e lirë. 3 anëtarët e zgjedhur të Partisë Socialiste në KAS  po u mohojnë shqiptarëve të drejtën për transparencë të zgjedhjeve të blera.

KAS refuzoi të bëjë drejtësi për qytetarët e Korçës, Devollit, Pogradecit, Maliqit dhe Ersekës sepse ata duan të mbrojnë dhe të fshehin vjedhjen e zgjedhjeve nga regjimi Rama-Doshi.

Në qarkun e Korçës rezultati i zgjedhjeve u deformua nga punësimet masive elektorale dhe të paligjshme, nga dhënia e paligjshme e lejeve të legalizimit dhe nga akte të tjera kundra ligjit në këmbim të votave për pushtetin e Edi Ramës.

Dosja e qarkut të Korçës është e mbushur me provat tona që faktojnë vjedhjen e zgjedhjeve, por regjimi Rama-Doshi ka kapur gjithë strukturat shtetërore në vend dhe po e përdor shtetin në shërbim të pushtetit, jo të shqiptarëve.

Megjithëse ka hedhur poshtë pa argument çdo kërkesë të Partisë Demokratike për përsëritjen e zgjedhjeve, KAS nuk iu përgjigj asnjëherë disa pyetjeve të thjeshta: Pse refuzoi të marrë informacion në zyrat e Kadastrës për legalizimet elektorale, në zyrat e Bashkive dhe disa agjencive qeveritarë për punësimet e paligjshme elektorale? Pse refuzoi t’u kërkojë agjencive ligjzbatuese informacion për përfshirjen e krimit në blerjen e votës.

Kur e nisëm këtë betejë e dinim që institucione si KAS nuk e duan të vërtetën dhe nuk do të bëjnë drejtësi, por është detyra jonë të paraqesim të gjitha provat kudo, përfshi edhe në Kolegjin Zgjedhor, siç kemi nisur sot betejën tonë. Ne do të vazhdojmë të luftojmë për të vërtetën dhe për shqiptarët!

Regjimi Rama-Doshi mund ta pengojë për pak, por ai nuk është i fuqishëm ta ndalojë transparencën për masakrën zgjedhore.

Transparenca dhe drejtësia për 25 Prillin do të bëhet e plotë, do apo nuk do Rama dhe veglat e tij në KAS apo kudoqoftë! a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 102/ Protesta drejt formateve të reja të demostrimit. Bllokohen rrugët

DITA 102/ Protesta drejt formateve të reja të demostrimit. Bllokohen rrugët

10/09/2026
Ahmetaj: Ron Yefet ka lidhje me Ramën që në 2008. Takimi i Monacos dhe skema ‘KAYO’ e ngritur në Shqipëri

SPAK nis verifikimet për denoncimet e Ahmetajt tek ‘Çim Peka live’. Apo afrohet tek Rama

09/09/2026
Mësimi në kohë COVIDI/Ministrja nxjerr videon, si do hyjnë e dalin nxënësit nga shkolla

Testi PISA turpëron sërish: 1 në 2 fëmijë nuk kupton atë që lexon. Shqipëria shkeli metodologjinë, fshehu 1/3 e shkollave

09/09/2026
Berisha takon kongresmenin republikan Pete Sessions: Diskutuam për pasojat e narkoshtetit

Berisha takon kongresmenin republikan Pete Sessions: Diskutuam për pasojat e narkoshtetit

09/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 102/ Protesta drejt formateve të reja të demostrimit. Bllokohen rrugët

DITA 102/ Protesta drejt formateve të reja të demostrimit. Bllokohen rrugët

10/09/2026
Ahmetaj: Ron Yefet ka lidhje me Ramën që në 2008. Takimi i Monacos dhe skema ‘KAYO’ e ngritur në Shqipëri

SPAK nis verifikimet për denoncimet e Ahmetajt tek ‘Çim Peka live’. Apo afrohet tek Rama

09/09/2026
Mësimi në kohë COVIDI/Ministrja nxjerr videon, si do hyjnë e dalin nxënësit nga shkolla

Testi PISA turpëron sërish: 1 në 2 fëmijë nuk kupton atë që lexon. Shqipëria shkeli metodologjinë, fshehu 1/3 e shkollave

09/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.