Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SUPERPRONARI I BULQIZËS/ Pse Albchrome nxori dy deklarata për minatorin e vrarë në galeritë e saj

29/05/2021
SUPERPRONARI I BULQIZËS/ Pse Albchrome nxori dy deklarata për minatorin e vrarë në galeritë e saj
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Sami Curri

Një 35-vjeçar humbi jetën, pasi u zu poshtë prej një masivi gurësh në galerinë e kromit të kompanisë Albchrome të minierës së Bulqizës. Sipas Policisë Dibër, ngjarja ka ndodhur reth orës 18:35.

”Në një subjekt minerar në Bulqizë,  dyshohet se gjatë punës  është aksidentuar shtetasi E. A., i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.”

Kompania AlbChrome – pjesë e grupit Balfin, që është koncensionari më i madh në zonën e Bulqizës, në një njotim fillestar fajësoi për pakujdesi minatorin e aksidentuar.

“Një minator me profesion armator ka gjetur vdekjen si pasojë e aksidentit në nivelin e 18-të të minierës. Minatorët e pranishëm tregojnë se aksidenti ka ndodhur si pakujdesi gjatë punimeve për armatimin e galerisë. Nje katror i armatimin e ka zënë posht minatorin me iniciale E. A.  duke i shkaktuar vdekjen.” thuhet në reagimin e Albchrome.

Por në një njoftim të mëvonshëm, kompania deklaroi se analiza e aksidentit do të ndodhte në një moment të dytë dhe ofroi ngushullimet për familjarët e viktimës.

“Në këto momente jemi thellësisht të tronditur nga aksidenti dhe humbja e jetës të kolegut dhe shokut tonë dhe e gjithë vëmendja jonë është përqendruar tek familjarët e viktimës, ndaj të cilëve Albchrome shpreh ngushullimet më të ndjera,” deklaroi kompania minerare.

”Në një moment të dytë do të ketë një analizë të plotë dhe të detajuar mbi shkaqet e ngjarjes,” shtoi Albchrome.

Punëtorët e shumtë që ndodheshin në Spitalin e Bulqizës, i thanë BIRN se minatori i aksidentuar për vdekje quhet Elti Alla.

Vetëm pak muaj më parë në galeritë e kromit në Selishtë të Dibrës humbën jetën 2 minatorë dhe një inxhinier minierash, teksa ishin duke punuar. Ndërsa në shkurt të këtij viti një minator 49-vjeçar humbi jetën teksa punonte në galeritë e zonës krom-mbajtëse D në Bulqizë.

Bilancit tragjik të aksidenteve në miniera iu shtuan pesë të vdekur dhe 28 të plagosur gjatë vitit 2020, por vetëm gjysma e rasteve u inspektuan dhe hetuan nga AKSEM.

Qarku i Dibrës, ku ndodhet miniera e Bulqizës, mban vendin e dytë për numrin e lartë të aksidenteve dhe të fataliteteve në vendin e punës pas Tiranës. Gjatë vitit 2020, Inspektorati Shtetëror i Punës raportoi se 7 persona humbën jetën dhe 27 të tjerë u aksidentin në vendin e punës në këtë qark.Birn

Shënim: Titulli është i droni.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

SHQYRTIMI I KAS/ Të gjitha anketat e PD dhe LSI për qarkun e Vlorës

Marash Logu: Mazhoranca socialiste kreu pesë shkelje kushtetuese në votimin e marrëveshjes sekrete

27/07/2026
Gjyqi për tenderin e Lagunës së Patokut, qeveria mbron deputetin Prenga

Kadastra ka mbivendosur truallin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë në Tiranë

27/07/2026
Marrëveshja me SHBA me procedurë të përshpejtuar, opozita: Marrëveshja po përdoret nga Rama, ishte në Kuvend prej kohësh

Marrëveshja me SHBA me procedurë të përshpejtuar, opozita: Marrëveshja po përdoret nga Rama, ishte në Kuvend prej kohësh

27/07/2026
Protestuesit rrethojnë Parlamentin, një i ri dërgohet në spital, disa të shoqëruar nga policia

Protestuesit rrethojnë Parlamentin, një i ri dërgohet në spital, disa të shoqëruar nga policia

27/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SHQYRTIMI I KAS/ Të gjitha anketat e PD dhe LSI për qarkun e Vlorës

Marash Logu: Mazhoranca socialiste kreu pesë shkelje kushtetuese në votimin e marrëveshjes sekrete

27/07/2026
Gjyqi për tenderin e Lagunës së Patokut, qeveria mbron deputetin Prenga

Kadastra ka mbivendosur truallin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë në Tiranë

27/07/2026
Marrëveshja me SHBA me procedurë të përshpejtuar, opozita: Marrëveshja po përdoret nga Rama, ishte në Kuvend prej kohësh

Marrëveshja me SHBA me procedurë të përshpejtuar, opozita: Marrëveshja po përdoret nga Rama, ishte në Kuvend prej kohësh

27/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.