Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kushtetuesja “rrit” kompetencat e Presidentit të Republikës, thekson fuqinë në emërimin e ministrave

25/05/2021
Meta kryeministër?! Rama acarohet para Vlahutin: Fajin e kanë mediat
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gjykata Kushtetuese ka marrë të martën vendimin për përplasjen mes kryeministrit dhe presidentit, lidhur me mosdekretimin e Gent Cakajt si ministër i Jashtëm nga ana e Kreut të Shtetit duke nënvizuar kompetencën e Presidentit në dekretimin e ministrave.

Kushtetuesja ka interpretuar nenin 98 të Kushtetutës që flet për dekretimin nga ana e Presidentit të ministrave duke theksuar rëndësinë e Presidentit në këtë proces.

Në vendimin e saj, Kushtetusja ka vendosur të pranojë pjesërisht kërkesën, ndërsa ka pushuar gjykimin për kërkimin mbi zgjedhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës, ndërmjet Kryeministrit dhe Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Gjykata thekson se kompetencat për emërimin dhe shkarkimin e ministrit ndahen mes Kuvendit, Kryeministrit dhe Presidentit.

Vendimi i shkurtës i Gjykatës Kushtetiese:

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, mori në shqyrtim në seancën plenare të datës 18.05.2021, çështjen me kërkues Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, me objekt:

“Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencave ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë dhe Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Interpretimi i nenit 98, pika 1 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë”.

Në përfundim të shqyrtimit, Gjykata Kushtetuese, njëzëri,

VENDOSI:

– Pranimin e pjesshëm të kërkesës.

– Pushimin e gjykimit për kërkimin mbi zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës, ndërmjet Kryeministrit dhe Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

– Interpretimin përfundimtar të nenit 98 të Kushtetutës, për sa vijon:

– Në procedurën e emërimit dhe shkarkimit të ministrit, Kryeministri, Presidenti dhe Kuvendi, udhëhiqen nga parimi i luajalitetit kushtetues dhe atij të ndarjes dhe balancimit të pushteteve.

– Kompetenca për emërimin dhe shkarkimin e ministrit ndahet ndërmjet tre organeve të mësipërme.

– Procesi i emërimit të ministrit duhet të garantoje përmbushjen e kritereve dhe cilësive kushtetuese për këtë funksion.

– Vlerësimi dhe verifikimi i kandidatit për ministër, bëhet nga të tre organet e përfshira në proces, secili sipas rolit dhe kompetencave të tij kushtetuese, brenda afateve kushtetuese, në përputhje me arsyetimin e këtij vendimi.

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Operacion antidrogë në Elbasan, 16 të ndaluar dhe 9 kg kanabis të sekuestruara

Operacion antidrogë në Elbasan, 16 të ndaluar dhe 9 kg kanabis të sekuestruara

02/05/2026
Berisha: Salianji e shiti veten në burg, u birësua nga Pëllumb Gjoka dhe Oltion Bistri

Berisha: Salianji e shiti veten në burg, u birësua nga Pëllumb Gjoka dhe Oltion Bistri

02/05/2026
Ina Zhupa risjell denoncimet për stadiumin Arena Kombëtare: Drejtësia do vihet në vend një ditë!

Ina Zhupa risjell denoncimet për stadiumin Arena Kombëtare: Drejtësia do vihet në vend një ditë!

02/05/2026
Rezoluta e IDU: Integrimi në BE, korrupsioni dhe krimi po bllokojnë Shqipërinë

Rezoluta e IDU: Integrimi në BE, korrupsioni dhe krimi po bllokojnë Shqipërinë

02/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Operacion antidrogë në Elbasan, 16 të ndaluar dhe 9 kg kanabis të sekuestruara

Operacion antidrogë në Elbasan, 16 të ndaluar dhe 9 kg kanabis të sekuestruara

02/05/2026
Berisha: Salianji e shiti veten në burg, u birësua nga Pëllumb Gjoka dhe Oltion Bistri

Berisha: Salianji e shiti veten në burg, u birësua nga Pëllumb Gjoka dhe Oltion Bistri

02/05/2026
Ina Zhupa risjell denoncimet për stadiumin Arena Kombëtare: Drejtësia do vihet në vend një ditë!

Ina Zhupa risjell denoncimet për stadiumin Arena Kombëtare: Drejtësia do vihet në vend një ditë!

02/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.