Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/ Agron Shehaj në konferencë për shtyp: Garoj për kryetar pasi me Bashën nuk shkojmë në pushtet

24/05/2021
VIDEO/ Agron Shehaj në konferencë për shtyp: Garoj për kryetar pasi me Bashën nuk shkojmë në pushtet
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kandidati për kryetar i PD, Agron Shehaj doli në një konferencë shtypi ndërsa tha se vendosa të konkuroj pasi me Lulzim Bashën nuk i fitojmë zgjedhjet.

”Vendosa te kandidoj per kryetar te PD sepse u binda qe udheheqja e tanishme nuk mund ta coje dot PD ne fitore. Kandidatura ime nuk eshte perpjekje per te marre nje post, por besoj se kam aftësinë e duhur për ta çiuar PD-në në rrugën e fitores. Edi Rama është një politikan i korruptuar dhe për ta mundur atë duhet një person me cilësitë e ndryshme të tij.

Partia jonë ka nevojë për një reformë të thelllë, për të qenë më meritokratike. Duhet të sanksionohet në statutin e Partisë që kryetari të mund të kandidojë vetëm një herë, dhe nëse humbet zgjedhjet të jap dorëheqjen.

Propozoj zgjedhjen e kandidatëve për deputet me parimin një anëtarë një votë. Vetëm kështu mund të ndodh që ne të hapemi dhe të rikthejmë besimin e qytetarëve”, tha Shehaj.

Shehaj tha se PD me atë në krye nuk do të bënte aleancë me PS ndërsa nuk u deklarua në lidhje me shpalljen nongrata të Berishës nga Departamenti i Shtetit.

Në vijim ai tha se Basha duhej të kishte dhënë dorëheqje, bile nuk duhej të kishte kandiduar fare. m.k

https://www.facebook.com/agronshehaj.al/videos/516654429522837/

Deklarata për shtyp:

Vendosa të kandidoj për kryetar të Partisë Demokratike, sepse u binda që udhëheqja e tanishme nuk mund ta çojë Partinë Demokratike në fitore.

Po kandidoj sepse udhëheqja aktuale po përpiqet ta kalojë humbjen e 25 prillit, si një gjë të zakonshme, si një gjë normale, pa reflektuar dhe pa ndryshuar asgjë.

Kandidimi im nuk është përpjekje për të marrë një post, por fillimi i një projekti ndryshimi të Partisë Demokratike sot, për ta ndryshuar Shqipërinë nesër.

Më 13 qershor anëtarët e Partisë Demokratike nuk do të zgjedhin thjesht kryetarin e ri, por do të vendosin nëse duan të fitojnë apo të humbasin prapë edhe në zgjedhjet e 2025-ës.

Mosndryshimi i udhëheqjes së tanishme të Partisë Demokratike është rruga e sigurtë për të humbur përsëri.

Unë kam ndershmërinë, përvojën dhe aftësinë e duhur për ta çuar Partinë Demokratike në rrugën e fitores.

Edi Rama është politikan i korruptuar dhe antidemokratik. Për ta mundur regjimin e tij, Partia Demokratike dhe Shqipëria ka nevojë për një udhëheqës krejt ndryshe nga ai: të pakorruptuar, të pakorruptueshëm, me kurajë dhe gjithëpërfshirës.

Me këto vlera ne do të rikthejmë besimin e qytetarëve te Partia Demokratike dhe ta çojmë atë drejt fitores.

Partia jonë ka nevojë për reformë të thellë e të menjëhershme, në mënyrë që ajo të jetë moderne, demokratike, meritokratike.

Të qënurit kryetar i Partisë Demokratike nuk duhet të jetë vetëm privilegj, por duhet të jetë edhe përgjegjësi.

Prandaj propozoj se në Statut të sanksionohet se kryetari i Partisë Demokratike duhet të ketë vetëm një mundësi për të ardhur në pushtet dhe të japë dorëheqjen kur humbet zgjedhjet parlamentare duke mos kandiduar më, pa asnjë justifikim, pa asnjë përjashtim.

Partia Demokratike duhet të bëhet partia e konkurrencës dhe e mundësive për të gjithë.

Për këtë propozoj se në Statutin e Partisë Demokratike të sanksionohet parimi i zgjedhjes së kandidatëve për deputetë nga anëtarësia me parimin “një anëtar, një votë”.

Kështu do të fuqizojmë anëtarët dhe do të sjellim në drejtim njerëzit më të zotë.

Vetëm në këtë mënyrë ne do tërheqim më shumë njerëz të zotë dhe të ndershëm, që duan të japin kontributin e tyre në politikë.

Ju Faleminderit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Operacion antidrogë në Elbasan, 16 të ndaluar dhe 9 kg kanabis të sekuestruara

Operacion antidrogë në Elbasan, 16 të ndaluar dhe 9 kg kanabis të sekuestruara

02/05/2026
Berisha: Salianji e shiti veten në burg, u birësua nga Pëllumb Gjoka dhe Oltion Bistri

Berisha: Salianji e shiti veten në burg, u birësua nga Pëllumb Gjoka dhe Oltion Bistri

02/05/2026
Ina Zhupa risjell denoncimet për stadiumin Arena Kombëtare: Drejtësia do vihet në vend një ditë!

Ina Zhupa risjell denoncimet për stadiumin Arena Kombëtare: Drejtësia do vihet në vend një ditë!

02/05/2026
Rezoluta e IDU: Integrimi në BE, korrupsioni dhe krimi po bllokojnë Shqipërinë

Rezoluta e IDU: Integrimi në BE, korrupsioni dhe krimi po bllokojnë Shqipërinë

02/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Operacion antidrogë në Elbasan, 16 të ndaluar dhe 9 kg kanabis të sekuestruara

Operacion antidrogë në Elbasan, 16 të ndaluar dhe 9 kg kanabis të sekuestruara

02/05/2026
Berisha: Salianji e shiti veten në burg, u birësua nga Pëllumb Gjoka dhe Oltion Bistri

Berisha: Salianji e shiti veten në burg, u birësua nga Pëllumb Gjoka dhe Oltion Bistri

02/05/2026
Ina Zhupa risjell denoncimet për stadiumin Arena Kombëtare: Drejtësia do vihet në vend një ditë!

Ina Zhupa risjell denoncimet për stadiumin Arena Kombëtare: Drejtësia do vihet në vend një ditë!

02/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.