Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Nuk ndalet beteja me raketa në Gaza, sot numri më i madh i viktimave

16/05/2021
Nuk ndalet beteja me raketa në Gaza, sot numri më i madh i viktimave
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ministria e Shëndetësisë së Gazës njoftoi se 33 persona humbën jetën të dielën si pasojë e sulmeve ajrore izraelite në këtë qytet. Sulmet me raketa të së dielës shkaktuan numrin më të madh të viktimave që nga shpërthimi i luftimeve mes Izraelit dhe Hamasit.

Po sot (e dielë), Izraeli bombardoi shtëpinë e udhëheqësit kryesor të Hamasit në Gazë, Yehya Al-Sinwar. Nuk ka ende informacione nëse ai ndodhej në shtëpi në momentin e sulmit. Yehya Al-Sinwar udhëheq krahun ushtarak dhe politik të Hamasit në Gazë që nga viti 2017. Sipas asgjencisë së lajmeve “Associated Press” ka të ngjarë që ai të jetë fshehur së bashku me anëtarë të tjerë të lartë të grupit”.

Të shtunën Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se sulmet ajrore dhe me artileri të Izraelit kundër militantëve palestinezë do të “vazhdojnë për aq kohë sa të nevojitet”.

“Nuk mund të fshiheni, as mbi tokë dhe as nën tokë. Askush nuk është imun”, tha ai, duke iu drejtuar udhëheqësve të Hamasit në Gazë ndërsa falënderoi Presidentin Joe Biden dhe udhëheqësit e tjerë ndërkombëtarë për mbështetjen.

Izraeli ka regjistruar deri tani 10 të vrarë ndërsa zyrtarët e shëndetësisë në Gazë kanë raportuar të paktën 148 të vrarë. Luftimet kanë hyrë në ditën e shtatë të tyre pa asnjë shenjë sprapsjeje nga palët.

Një ditë më parë Izraeli shkatërroi një ndërtesë 12-katëshe në qytetin e Gazës, ku ndodheshin zyrat e Associated Press dhe Al Jazeera-s.

Të dielën Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara pritet të diskutojë rreth mënyrave për të rivendosur qetësinë në këtë rajon.

Të shtunën Presidenti amerikan Joe Biden zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin Netanyahu. Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se zoti Biden i dënonte sulmet me raketa nga ana e Hamasit dhe rikonfirmoi mbështetjen e tij për të drejtën që ka Izraeli për t’u mbrojtur nga Hamasi dhe grupe të tjera terroriste. Presidenti Biden shprehu gjithashtu shqetësimin lidhur me sigurinë e gazetarëve dhe nevojën për të garantuar mbrojtjen e tyre.

Presidenti amerikan zhvilloi gjithashtu një bisedë telefonike edhe me Presidentin palestinez Mahmoud Abbas, biseda e tyre e parë që nga momenti që zoti Biden mori deri detyrën.

Zoti Biden informoi zotin Abbas mbi përpjekjet diplomatike amerikane për t’i dhënë fund konfliktit të vazhdueshëm, duke theksuar se Hamasi duhet të ndalë lëshimin e raketave kundër Izraelit. Zoti Biden gjithashtu nënvizoi angazhimin e tij për një “zgjidhje të negociuar me dy shtete si rruga më e mirë për të arritur një zgjidhje të drejtë e të qëndrueshme të konfliktit izraelito-palestinez”. /VOA/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Rama, kryeministër vetëm për socialistët. Ja çfarë postoi në X

Rama, kryeministër vetëm për socialistët. Ja çfarë postoi në X

26/07/2026
Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

25/07/2026
DHËRMI & EMRI/ I qëlluar me armë dhe i zhdukur, nuk dihet fati i 31 vjeçarit nga Tirana

A shoqërohej polici me të kërkuarin e SPAK në Durrës ndërsa dhunuan një person

25/07/2026
Nëntë të rinj shqiptarë rrihen me njëri-tjetrin, disa përfundojnë në urgjencë

Shiste 300 doza kokainë në javë. Si u kap shqiptari në Cuneo, Itali me 15 mijë euro në xhep

25/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama, kryeministër vetëm për socialistët. Ja çfarë postoi në X

Rama, kryeministër vetëm për socialistët. Ja çfarë postoi në X

26/07/2026
Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

25/07/2026
DHËRMI & EMRI/ I qëlluar me armë dhe i zhdukur, nuk dihet fati i 31 vjeçarit nga Tirana

A shoqërohej polici me të kërkuarin e SPAK në Durrës ndërsa dhunuan një person

25/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.