Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Manastirliu: Sot kalojmë mbi 100 mijë vaksinime

30/03/2021
Manastirliu: Sot kalojmë mbi 100 mijë vaksinime
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, kanë ndjekur nga afër procesin e vaksinimit masiv për të moshuarit në Laç, Mirditë dhe Lezhë.

Manastirliu ka bërë me dije se ditën e sotme ne vend arrihet në mbi 100 mijë vaksinime të kryera.
“Po vijojmë në të gjithë qytetet dhe në fshatra, në qendra shëndetësore dhe qendrat e vaksinimit të oërqëndruar. Në të gjithë vendin vetëm në dy ditët e para të vaksinimit masiv janë kryer mbi 30 mijë vaksinime. Në total bashkë me dozat e dyta sot shkojmë në mbi 100 mijë vaksinime, nga dita e parë që kemi filluar vaksinimin”, tha  Manastirliu.
Kryeministri Edi Rama deklaroi se objektivi është të arrihen deri ne 30 mijë vaksinime në ditë, me qëllim përmbylljen e vaksinimit për të moshuarit sa më parë.
“Ne në fakt tani që kemi siguruar sasitë, me 20 mijëshin e arritur dje, jemi vetëm në fillim. Edhe mund të shkojmë lirshëm në 30 mijë në ditë. Që do të thotë që në një kohë shumë më të shpejtë se sa dhe kishim parashikuar, ne mund të bëjmë dozën e parë masivisht”, nënvizoi Kryeministri Edi Rama.
Nga Rubiku, duke shprehur vlerësim për punën e ekipeve shëndetësore në qendrat e vaksinimit në të gjithë vendin, Manastirliu ka bërë me dije se ata të moshuar që e kanë të pamundur të shkojnë në qendra, do t’ju kryhet vaksinimi në shtëpi.
“E di shumë mirë që gjithë qendrat shëndetësore kanë bërë një punë voluminoze. Na duhet që të vijojmë tani me të gjithë të moshuarit. Edhe për ata që janë të pamundur për të ardhur në qendrën shëndetësore të shkojmë në shtëpi, t’ua bëjmë”, tha Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë theksoi se në gjithë vendin janë angazhuar 1100 vaksinatore për të arritur sa më parë targetin dhe për ta tejkaluar atë. Procesi i vaksinimit ka vijuar në të gjithë vendin duke u shtrirë në fshatra dhe qytete, me qëllim intensifikim e vaksinimit për të moshuarit mbi 70 vjeç.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Ferit Hoxha telefonatë me homologun izraelit: Shqipëria, solidaritet me Izraelin pas sulmeve nga Irani dhe Hezbollah

Ministri Hoxha ndërhyn në debat për konsullatën serbe në Shkodër dhe konsullatën shqiptare në Luginën e Preshevës

30/07/2026
VIDEO/ Tirana e parë nga lart, pamjet e kryeqytetit nga droni

Bashkitë që do zhduken nga harta administrative, projekti i PS

30/07/2026
Berisha: Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi nuk u shpallën në kërkim ndërkombëtar

Berisha: Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi nuk u shpallën në kërkim ndërkombëtar

30/07/2026
Berisha alibi për shtatzaninë e zv/kryeministres: Qytetari dixhital më informon se në SPAK po ndërtohet një mini-maternitet

Berisha alibi për shtatzaninë e zv/kryeministres: Qytetari dixhital më informon se në SPAK po ndërtohet një mini-maternitet

30/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ferit Hoxha telefonatë me homologun izraelit: Shqipëria, solidaritet me Izraelin pas sulmeve nga Irani dhe Hezbollah

Ministri Hoxha ndërhyn në debat për konsullatën serbe në Shkodër dhe konsullatën shqiptare në Luginën e Preshevës

30/07/2026
VIDEO/ Tirana e parë nga lart, pamjet e kryeqytetit nga droni

Bashkitë që do zhduken nga harta administrative, projekti i PS

30/07/2026
Berisha: Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi nuk u shpallën në kërkim ndërkombëtar

Berisha: Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi nuk u shpallën në kërkim ndërkombëtar

30/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.