Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

KLP emëron prokurorin e Tiranës dhe Elbasanit

26/03/2021
KLP emëron prokurorin e Tiranës dhe Elbasanit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Edmond Hoxhaj

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP njoftoi të premten se vendosi në mënyrë unanime caktimin e prokurores Elizabeta Imeraj, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për një mandat 3 vjeçar. Po në mënyrë unanime, u votua edhe caktimi i prokurorit Kreshnik Ajazi për një mandat 3-vjeçar në krye të Prokurorisë së Elbasanit. Gjatë votimit në KLP kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësues ndërkombëtarë të EURALIUS dhe OPDAT.

Procesi i ngritjes në detyrë të prokurorëve Elisabeta Imeraj dhe Kreshnik Ajazi u krye pa një vendim të institucioneve të vetingut. KLP tha se kreu veting “paralel” dhe njoftoi më 13 mars se, verifikimi i pasurisë dhe figurës për Imerajn dhe Ajazin kishte rezultuar pa probleme, duke i lejuar të vazhdojë garën si kandidatë të vetëm për pozicionin e titullarit në prokuroritë që i kanë drejtuar së fundmi me caktime të përkohshme.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ndryshoi me shumicë votash në tetor 2020 rregulloren për rekrutimin dhe karrierën e prokurorëve, duke i dhënë të drejtën vetes që të kryejë verifikimin e pasurisë dhe figurës për kandidatët, pa kaluar më parë testin e institucioneve të vetingut.

Për Kreshnik Ajazin i shortuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në mars të vitit 2019 ende nuk ka një datë seance dëgjimore. Ndërkohë Imeraj iu nënshtrua një seance të tillë më 24 mars, por vendimi që do të shpallej po të premten, disa orë para mbledhjes së KLP, u shty për arsye të paqarta.

Seanca dëgjimore për Imeraj zgjati 8 orë ndërsa prokurorja u përfshi në një përplasje të ashpër me  vëzhguesin ndërkombëtar, Theo Jacobs. Jacobs e akuzoi subjektin e rivlerësimit për një seri veprash penale, përfshirë përgjime të paligjshme dhe shantazhin të anëtarëve të KPK-së. Akuza të cilat Imeraj i kundërshtoi ashpër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Ndahet nga jeta Servet Pëllumbi

Ndahet nga jeta Servet Pëllumbi

05/05/2026
Shoferi që bëri aksidentin në Durrës, nën efektin e alkoolit 10 gjoba për shkelje rrugore

“Luani të qetë mes engjëjsh në parajsë vogëlushë se tokën e kanë pushtuar ‘djajtë’!”

05/05/2026
Kryesia e PD shpjegon me vendim refuzimin e Salianjit, Selës, Mulajt dhe Kokalarit

Kryesia e PD shpjegon me vendim refuzimin e Salianjit, Selës, Mulajt dhe Kokalarit

05/05/2026
PE , sot rezolutë për Shqipërinë, u propozuan rreth 130 amendime

Parlamenti Europian miraton raportin për Shqipërinë 2025, për herë të parë nga 2015, jashtë ndikimit të qeverisë

05/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ndahet nga jeta Servet Pëllumbi

Ndahet nga jeta Servet Pëllumbi

05/05/2026
Shoferi që bëri aksidentin në Durrës, nën efektin e alkoolit 10 gjoba për shkelje rrugore

“Luani të qetë mes engjëjsh në parajsë vogëlushë se tokën e kanë pushtuar ‘djajtë’!”

05/05/2026
Kryesia e PD shpjegon me vendim refuzimin e Salianjit, Selës, Mulajt dhe Kokalarit

Kryesia e PD shpjegon me vendim refuzimin e Salianjit, Selës, Mulajt dhe Kokalarit

05/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.