Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Pas 24 vitesh kapet ne Angli, vrau në Shqipëri ditën e zgjedhjeve

15/03/2021
TROPOJË/ E kapën me pistoletë në portofol dhe kallash në shtëpinë në fshat
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një 50 vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të dyfishtë është arrestuar nga policia britanike, 24 vite pasi kishte kryer krimin.

Artan Muça i dënuar me 25 vite burg për dy vrasje në vitin 1997, është arrestuar në Angli për llogari të Interpol Tirana.

Ai akuzohet për ekzekutimin me kallashnikov të shtetasve Sefedin Gjata dhe Bujar Musai. Krimi u regjistrua më 1 qershor në një bilardo, ndërsa atë ditë zhvilloheshin edhe zgjedhjet.

Si ndodhi ngjarja:

Sipas relacionit të prokurorisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 të datës 01.06.1997 ku shtetasi Artan Muça, banor i fshatit Kusarth, Elbasan me një armë luftarake në dorë është afruar në drejtim të bilardos që ndodhej në këtë fshat në pronësi të shtetasit Sefedin Gjata, raporron Panorama.

Në këtë bilardo, Muça ka debatuar ashpër me shtetasi Bujar Musa, duke i drejtuar armë kallashnikov.

Në këtë moment, ka ndërhyrë pronari i bilardos. Në përpjekje për ti hequr armën Artanit, ky i fundit arrin të shkrepë armën duke e goditur në kokë shtetasin Sefedin Gjata, duke e vrarë atë dhe më pas ka qëlluar ndaj Bujar Musës, duke marrë jetën. Pas krimit, është larguar nga vendi i ngjarjes.

Prokuroria e rrethit gjyqësor Elbasan mbi bazën e kallëzimit të shtetases Fatushe Gjata, bashkëshortja e të ndjerit Sefedin Gjata ka regjistruar procedimin penal Nr.394 date 04.12.2000 ndaj të pandehurit Artan Llazar Muça.

Në përfundim të hetimit çështja është dërguar për gjykim në Gjykatën e rrethit gjyqësor Elbasan, e cila me vendimin Nr.183 data 12.12.2001 ka vendosur ta deklaroje fajtor te pandehurin Artan Muça për vrasjen  e dy burrave, duke e dënuar me 25 vite burg gjithsej pas bashkimit të dy dënimeve. Vendimi ka marrë formë të prerë në datë 24.12.2001 dhe nga Prokurori Neritan Hoxha është nxjerrë urdhri i ekzekutimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Kurti dhe Abdixhiku dakord për Presidentin e ri të Kosovës, propozohet Bekim Sejdiu

Kurti dhe Abdixhiku dakord për Presidentin e ri të Kosovës, propozohet Bekim Sejdiu

31/08/2026
“Çmimet e ushqimeve janë rritur 5.2 herë më shumë se në BE-së. Merrni shembullin e Greqisë”

“Çmimet e ushqimeve janë rritur 5.2 herë më shumë se në BE-së. Merrni shembullin e Greqisë”

31/08/2026
FOTO & EMRI/ Elbasan, kush është biznesmeni i njohur që përplasi policinë me makinë të blinduar

VLORË/ I arrestuar për vjedhje, 32-vjeçari humb jetën në dhomën e izolimit

31/08/2026
Ekzekutohet në Itali 69-vjeçari, ish bos i Camorrës

Ekzekutohet në Itali 69-vjeçari, ish bos i Camorrës

31/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kurti dhe Abdixhiku dakord për Presidentin e ri të Kosovës, propozohet Bekim Sejdiu

Kurti dhe Abdixhiku dakord për Presidentin e ri të Kosovës, propozohet Bekim Sejdiu

31/08/2026
“Çmimet e ushqimeve janë rritur 5.2 herë më shumë se në BE-së. Merrni shembullin e Greqisë”

“Çmimet e ushqimeve janë rritur 5.2 herë më shumë se në BE-së. Merrni shembullin e Greqisë”

31/08/2026
FOTO & EMRI/ Elbasan, kush është biznesmeni i njohur që përplasi policinë me makinë të blinduar

VLORË/ I arrestuar për vjedhje, 32-vjeçari humb jetën në dhomën e izolimit

31/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.