Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Hap pas hapi, si u ekzekutua i riu Klodian Rasha nga efektivi i policisë së ‘Shqiponjës’

11/03/2021
Hap pas hapi, si u ekzekutua i riu Klodian Rasha nga efektivi i policisë së ‘Shqiponjës’
Share on FacebookShare on Whatsapp

Janë publikuar  fotografitë e nxjerra nga filmimet e kamerave të sigurisë ku tregohet sekondë pas sekonde nga ekspertët e kriminalistikës se si Klodian Rasha u ndoq nga efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj dhe më pas u qëllua për vdekje. Fotot janë publikuar nga gazetarja  e Top Channel, Anila Hoxha, ndërkohë që tashmë polici Nevaldo Hajdaraj ka përfunduar nën akuzë për vrasje me dashje.

Fotografia e parë tregon efektivin e policisë që vrapon në trotuarin përballë rrugës ku më pas u qëllua Klodian Rasha.

Më tej efektivi sipas materialeve që disponon Anila Hoxha,  kapërcen rrugën dhe bordurën e hekurt për t’i ndërprerë rrugën Klodianit, i cili sipas përshkrimit në fashikull përpiqet të fshihet pas pemëve, teksa polici ngre dorën duke paralajmëruar me një armë në dorë.

Ky detaj ilustrohet nga ekspertët e kriminalistikës duke përshkruar në çdo frame lëvizjen e policit e nga ana tjetër edhe lëvizjet e të riut që është ekspozuar me rreth të verdhë.

Në fotografinë e radhës polici i cili kapërcen gardhin tenton ta ndalojë Klodianin duke e kapur në trup, por më pas rrëzohet.

Dhe fotografitë tregojnë sipas Anila Hoxhës se si sipas ekspertëve Nevaldo Hajdari mbasi është rrëzuar përtokë, pozicionohet në të ndenjura dhe duke mbajtur në dorën e djathtë,  një armë qëllon ndaj të riut.

Fotografia e fundit e tregon Klodianin të gjallë në çastet e fundit të jetës teksa vrapon dhe qëllohet pas shpine për tu rrëzuar në hyrje të banesës , ku dhe shfaqet fillimisht duke vënë dorën në ije dhe pastaj bie në gjunjë i pajetë, sipas Anila Hoxhës. top channel

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Kurti dhe Abdixhiku dakord për Presidentin e ri të Kosovës, propozohet Bekim Sejdiu

Kurti dhe Abdixhiku dakord për Presidentin e ri të Kosovës, propozohet Bekim Sejdiu

31/08/2026
“Çmimet e ushqimeve janë rritur 5.2 herë më shumë se në BE-së. Merrni shembullin e Greqisë”

“Çmimet e ushqimeve janë rritur 5.2 herë më shumë se në BE-së. Merrni shembullin e Greqisë”

31/08/2026
FOTO & EMRI/ Elbasan, kush është biznesmeni i njohur që përplasi policinë me makinë të blinduar

VLORË/ I arrestuar për vjedhje, 32-vjeçari humb jetën në dhomën e izolimit

31/08/2026
Ekzekutohet në Itali 69-vjeçari, ish bos i Camorrës

Ekzekutohet në Itali 69-vjeçari, ish bos i Camorrës

31/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kurti dhe Abdixhiku dakord për Presidentin e ri të Kosovës, propozohet Bekim Sejdiu

Kurti dhe Abdixhiku dakord për Presidentin e ri të Kosovës, propozohet Bekim Sejdiu

31/08/2026
“Çmimet e ushqimeve janë rritur 5.2 herë më shumë se në BE-së. Merrni shembullin e Greqisë”

“Çmimet e ushqimeve janë rritur 5.2 herë më shumë se në BE-së. Merrni shembullin e Greqisë”

31/08/2026
FOTO & EMRI/ Elbasan, kush është biznesmeni i njohur që përplasi policinë me makinë të blinduar

VLORË/ I arrestuar për vjedhje, 32-vjeçari humb jetën në dhomën e izolimit

31/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.