Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Transparency International”thotë që korrupsioni në Shqipëri është në nivele të frikshme. PD:U konfirmuan akuzat e opozitës

15/12/2020
PD paraprin rreziqet: Arsyet pse ligji i pronësisë është anti-kushtetues, ne do ta rrëzojmë
Share on FacebookShare on Whatsapp
“Transparency International” ka bërë një raport që tregon për nivelet teje të larta të korrupsionit në Shqipëri. Jorida Tabaku, ish-deputetja demokrat deklaron që raporti vetëm sa konfirmoi akuzat e deritanishme të opozitës dhe se në 25 prill do të jetë dita e shkëputjes nga ky model qeverisës.

“Shqipëria është me plot gojën në listën e zezë të korrupsionit, ky është një konstatim jo veç i opozitës por edhe i një raporti të dedikuar të TI, një institucioni të specializuar për korrupsioin. Sot qeverisja bëhet nga grupe kriminale të strukturuara, sot ligjet shkruhen e kalohen nga interesa të ngushta klienteliste dhe sot interesat kriminale vendosin për ndarje tenderash e koncesionesh.

Raporti vlereson se raste si ai i Vangjush Dakos që ka përfshirë grupe kriminale në blerje votash, ai i Tahirit me përfshirjen me trafikun ndërkombëtar të drogës, rasti i ligjit te lojerave te fatit ku qeveria mbështeti qartësisht grupet kriminale dhe favorizoi klientët e saj janë shembuj të qartë të kapjes së shtetit.

Në raport përmenden dhe rasti i rrugës Milot-Balldren të cilën e ka denoncuar dhe opozita. Një rast flagrant ku kostot janë 3 fishuar, ku eshte fituar pa garë, me kosto pothuajse 20 mln euro për km, në një tender që qartësisht mund të ishte zhvilluar dhe fituar një kompani me 1/3 e vlerës.

Korrupsioni ka kapur në çdo qelizë qeverisjes sepse kjo bandë ka bashkëjetuar me korrupsionin, krimin dhe ligjet speciale në favor të oligarkëve. Kjo bandë ka vrarë shpresën, detyron rininë të emigrojë edhe të shfrytëzohet nga grupet kriminale, që sot pengojnë ekonominë e zhvillimit.

Një model kriminal që do të shkëputemi më 25 prill kur Shqiptarët do të votojnë qartazi kundër këtij tarafi kriminal që na qeveris. Shqipëria do të shpëtojë nga dara e korrupsionit një herë e mirë në 25 prill 2021, ku ne së bashku do të ndryshojme faqen e Shqipërisë vendit më të korruptuar në rajon.

Shqiptarët e heshtur dhe punëtorë, qytetarët e ndershëm të këtij vendi, viktima të këtij pushteti do të jenë në radhë për të rrëzuar këtë qeveri përmes votës. Së bashku do t’ia dalim” deklaron Tabaku.

e.h/DRONI.al/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Strategjisti izraelit David Zaikin kritikon Ramën: Gjatë qeverisjes suaj vërshuan paratë e drogës

DITA 24/ Ish-zv/ambasadori i OSBE-së i bashkohet protestës për dorëheqjen e Ramës

23/06/2026
Goditet grupi i strukturuar kriminal për drogë, armë dhe pastrim parash, 11 masa sigurie

Arrestohet në Dubai Jetmir Pepa, në kërkim nga SPAK prej një muaji

23/06/2026
GENC POLLO/ Midis Shilës e Karibdit: dilema moralo-politike kundrejt  “McGonigal-it” si minues i demokracisë

GENC POLLO/ Barazia para ligjit: deputetja e gardiani

23/06/2026
NEOMALSORJA/ Deputetja e PS që braktisi Ramën merr pjesë në protestë

NEOMALSORJA/ Socialistja e parë thyen akullin: Edi Rama jep dorëheqjen sa je në kohë!

23/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Strategjisti izraelit David Zaikin kritikon Ramën: Gjatë qeverisjes suaj vërshuan paratë e drogës

DITA 24/ Ish-zv/ambasadori i OSBE-së i bashkohet protestës për dorëheqjen e Ramës

23/06/2026
Goditet grupi i strukturuar kriminal për drogë, armë dhe pastrim parash, 11 masa sigurie

Arrestohet në Dubai Jetmir Pepa, në kërkim nga SPAK prej një muaji

23/06/2026
GENC POLLO/ Midis Shilës e Karibdit: dilema moralo-politike kundrejt  “McGonigal-it” si minues i demokracisë

GENC POLLO/ Barazia para ligjit: deputetja e gardiani

23/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.